Connect with Us

Vrasja e biznesmenit/ Si u zhdukën gjurmët e krimit

Kronika

Vrasja e biznesmenit/ Si u zhdukën gjurmët e krimit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Kur kanë kaluar mbi dy javë nga zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha ende nuk janë mbledhur provat e krimit.

Në burg si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit janë dy vëllezërit Rrushi, por organi i akuzës, nuk ka as armën e krimit, as makinën që ka qenë në vendin e ngjarjes.

Pas gjetjes së trupit të biznesmenit u raportua se më anë të një makinë tip ‘Volkswagen’, dyshohet se biznesmeni Rruzhdi Hoxha është çuar në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës.

LEXO EDHE:  Vranë barbarisht biznesmenin Ruzhdi Hoxha/ Lihen në burg dy vëllezërit

Dy vëllezërit dyshohen e kanë çuar biznesmenin në Malin e Dajtit qëllimisht për ta ekzekutuar.

Prokuroria ka ngritur dyshime se makina me të cilën kanë transportuar Hoxhën drejt Dajtit është çmontuar për të mos lënë asnjë gjurmë.

Por ende kjo gjë mbetet aludim, pasi prokuroria nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

I mori para pacientit/ Nën hetim mjekja gjinekologe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një mjeke gjinekologe në spitalin rajonal të Beratit është prioceduar penalisht sepse merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Mbi mjeken rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë nga policia:

“Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja  gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmoi seksualisht të miturën/ Proçedohet penalisht 63 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Fierit ka proceduar penalisht shtetasin më iniciale F. M., 64 vjeç pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

Mësohet se e mitura ka kallëzuar në polici se para një viti 64 vjeçari e ka ngacmuar seksualisht.

Njotimi nga policia:



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policë të droguar/ Nis zbatimi i urdhërit të Gledis Nanos

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, ka nisur bërja e testit të drogës për efeketivës e Policisë.

Janë policët e Shkodrës, ata të cilët u janë nënshtruar fillimit testit të drogës dhe presin që të dalin përgjigjet.

Testi nuk do të bëhet një për një për të gjithë efektivët e policisë, por për ata që dyshohet.

LEXO EDHE:  Dëshmia shokuese e ish-komandos/Mirë ia bëra, se mos është gjallë?!

LEXO EDHE:  Vranë barbarisht biznesmenin Ruzhdi Hoxha/ Lihen në burg dy vëllezërit



Pra, do të përzgjidhen.

Policët që do rezultojnë pozitivë do të pushohen nga puna./CNA.al

LEXO TE PLOTE