Connect with Us

Video-“Socialisti” i zjarrtë viziton “Fish City”/ Luca dhe Kapexhiu mesazh politikanëve

Aktualitet

Video-“Socialisti” i zjarrtë viziton “Fish City”/ Luca dhe Kapexhiu mesazh politikanëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sipërmarrësi e biznesmeni Gjergj Luca dhe regjisori Bujar Kapexhiu i kanë drejtuar mesazhe mjaft të qarta politikanëve shqiptarë.

Së fundi duket se regjisori Kapexhiu ka zhvilluar një vizitë në “Fish City”, ku sikurse dhe shprehen ata në videon më poshtë kanë qarë e qeshur së bashku.

Regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, i njohur si mbështetës i PD-së, thotë se ata qeshin, kur mendojnë për politikën. Ndërsa biznesmeni Luca, duke ironizuar politikanët e quan “socialisti i zjarrtë”, regjisorin.

Duke vijuar ironinë e tyre, Luca dhe Kapexhiu shprehen se politikanët, duhet të dëgjojnë dhe ta shohin që një i PS-së, rri me një të PD-së.

Biseda mes Lucës dhe Kapexhiut:

Luca: Përshëndetje miq. Sot kam pasë nderin të vijë profesori jonë i nderuar të bëjë një vizitë në “Fish City”, edhe me thënë të drejtën kemi pasur shumë debate për situatën, por edhe profesori si gjithmonë, është nga e qeshura dhe nga e qara, me thënë të drejtën. E professor?

Kapexhiu: Ke të drejtë, këto të dyja janë bashkë. Prandaj dhe njeriu duhet ti provojë të dyja.

Luca: Po mirë mo, mirë, në rregull. Me thënë të drejtën, unë si “demokrat” e ti si “socialist” nuk na takon të qeshim e të qajmë, se na shkoi jeta duke qeshur e duke qarë. Do bëjmë ndonjë gjë për këtë?

Kapexhiu: Patjetër duhet të jemi bashkë.

Luca: Si të jemi bashkë? A do bëjmë ndonjë gjë ti bashkojmë që mos e cojmë jetën duke qeshur e duke qarë. Kjo është historia.

LEXO EDHE:  “Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

Kapexhiu: Atëherë duhet bërë diçka

Luca: Po thuaje një fjali siç e thua ti, jo kaq serioz të lutem.

Kapexhiu: Kujt i thua para kameras jam shumë serioz, të lutem.

Kur na vjen e qeshura, na vjen kur mendojmë për politikën.  

Luca: Ta mbyllim me kaq?

Kapexhiu: Unë them se me kaq mjafton që të dëgjojnë dhe ta shohin politikanët, që një i PS-së, rri me një të PD-së.

Luca: Shumë faleminderit prej jush të PS-së.

Kapexhiu: Faleminderit dhe ju të PD-së./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ndryshime në qeveri/ Rama firmos një tjetër emërim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka dalë vendmi i parë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Mësohet se është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe postin etij si Zv/ Ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho.



Braho më herët ka mbajtur postin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor./CNA.al

Albert Nikolla/ Vjollca Braho

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Punonjëset e fasonerisë në protestë: Tre muaj nuk jemi paguar, duam paratë tona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rreth 30 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë dalë ditën e sotme në protestë sepse prej 3 muajsh nuk kanë marrë asnjë pagesë. Ato tregojnë gjithashtu se nuk u janë paguar as sigurimet shoqërore.

Mësohet se pronari i fasonerisë ne shtator ka mbyllur biznesin, duke hapur një të ri por nuk ka bërë asnjë pagesë për punëtoret.



Është depozituar kallëzim në prokurori, por ende nuk ka ardhur një përgjigje.

LEXO EDHE:  “Shpartallohen” aktorët/ “Mashë” në duart e politikës

LEXO EDHE:  “Do të digjemi si minjtë të tërë”/ Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër. Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, është shprehur një prej punonjësve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shortin për anëtarët e rinj të KED-së/ Meta cakton datën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Presidenti i Republikës Ilir Meta  ka njoftuar se me datë 3 Dhjetor do të organizojë procedurën për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Anëtarët e KED-së zgjidhen cdo vit.

NJOFTIM
Presidenti i Republikës, në mbështetje të: nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar; me Vendimin nr.419, datë 24.11.2021, ka vendosur që:

Ditën e premte, datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022.

Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, sipas ligjit, të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

LEXO EDHE:  Zguri, zgjedhja e Ramës dhe Bashës për përplasjet në KQZ

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Metës sulmon SPAK/ Po harron pse u krijua, duhet të godasë politikanët

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.



Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur transmetimi e ndjekja live dhe në kohë reale, në mënyrë që ky proces i hedhjes së shortit të ndiqet drejtpërdrejtë nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Rubrikën – HEDHJA E SHORTIT PËR KED – SHORTI KED 2022, do të gjeni të publikuara:

Vendim nr. 419, datë 24.11.2021 i Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2022”

Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;

Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;

Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin.

 

LEXO TE PLOTE