Connect with Us

VIDEO/ Epike, Zvicra dhurata speciale për Irlandën e Veriut pse ndali Italinë

Sport

VIDEO/ Epike, Zvicra dhurata speciale për Irlandën e Veriut pse ndali Italinë

Publikuar

-

Zvicra siguroi një biletë për në “Katar 2022”, duke i marrë Italisë vendin e parë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.

Kampionët e Europës u ndalën në transfertë nga Irlanda e Veriut dhe te Zvicra kishin premtuar çokollata për irlandezët nëse u bënin nder në atë ndeshje.

Premtimi është mbajtur dhe trajneri Murat Yakin ka firmosur kartolinën për Irlandën e Veriut dhe ka paketuar 9.3 kg çokollate që është dërguar me postë më pas.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-0.

Heroi i zikaltërve ishte Edin Dzeko, i cili realizoi të dy golat e sfidës, fillimisht në minutën e 61 dhe më pas në minutën e 67, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë fitore Interi merr përkohësisht kryesimin në Grupin D me 10 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid, që sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol.

Fitore ka korrur edhe Ajax, që mposhti në transfertë Besiktas, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi, në po kaq ndeshje. Ndonëse turqit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ghezzal në minutën e 22-të, Ajax ia doli të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Haller, në minutat 54 dhe 69.



INTER-SHAKHTAR DONJETCK 2-0
62′ , 67′ Xheko



LEXO TE PLOTE

Sport

Pasuesi i Solskjaer, Manchester United nis bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Prej kohësh drejtuesit e Manchester United janë në kërkim të një trajneri, si pasues të Ole Gunnar Solskjaer.

Preferenca e parë është Mauricio Pochettino, por ky i fundit është nën kontratë me PSG dhe arritja e një marrëveshje në këto momente është shumë e vështirë. Për këtë arsye, te Manchester kanë filluar të mendojnë për një trajner të përkohshëm.



Sipas asaj që raporton “Goal”, drejtuesit e United, kanë nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, për t’ia besuar atij drejtimin e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit. 57-vjeçari është papunë dhe e shikon me interes, një kalim të mundshëm te Manchester United.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe e gjitha si pasojë e mbërritjes së ultrasve të Borussia Dortmund. Ekipi gjerman në mbrëmjen e sotme ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Sporting Lisbonës, teksa tifozët gjermanë si gjithnjë nuk e kanë lënë vetëm skuadrën e tyre.

Por, në një moment të caktuar ata e kanë gjetur veten duke u përplasur me policinë e Lisbonës ndërsa si pasojë e të gjithë situatës së tensionuar, janë plagosur dy policë. Nga ana tjetër, shtatë tifozë gjermanë përfunduan të arrestuar dhe me siguri ndeshjen do ta shohin nga qelia.



LEXO TE PLOTE