Connect with Us

Vetëshpallet “Kryepeshkopi i Rumanisë” dhe jep leksione atdhetarie për shqiptarët

Lajme

Vetëshpallet “Kryepeshkopi i Rumanisë” dhe jep leksione atdhetarie për shqiptarët

Publikuar

-

/

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, ka bërë një deklaratë për ardhjen e një personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si “Kryepeshkopi i Rumanisë” i kalendarit të vjetër për të gjithë vllenjtë në botë me emrin Vasic Moisije.

Personi në fjalë kryen një “ceremoni” fetare të çuditshme në qilarin e shtëpisë së mikpritësit të tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, me flamurin rumun.

Metropolitia ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje që shkel katërçipërisht kanonet dhe rregullat e Kishës Orthodhokse, ndërsa i bën thirrje organeve kompetente që ta shohin me shumë vëmendje këtë incident dhe të ndjekin sipas kompetencave që u jep ligji dhe detyra, që fenomene të tilla të përçarjes me bazë nacionaliste, fetare dhe politike të merren seriozisht në konsideratë dhe të parandalohet përshkallëzimi i tyre.

Deklaratë

Zoti Jisu tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar.” Ungjilli sipas Joanit 10:1.

Këto ditë u informuam përmes mediave televizive lokale dhe rrjeteve sociale për “vizitën” e papritur në qytetin e Elbasanit, të një personazhi sa enigmatik aq edhe qesharak, i prezantuar si “Kryepeshkopi i Rumanisë” i kalendarit të vjetër për të gjithë vllenjtë në botë me emrin Vasic Moisije.

Personi në fjalë kryen një “ceremoni” fetare të çuditshme në qilarin e shtëpisë së mikpritësit të tij Nikolla (Bllazhde) Xhufka, që ky i fundit kërkon ta paraqesë si “kishë katakomb”, e në fund të saj, nën flamurin kombëtar të Rumanisë varur në murin e shtëpisë pretendohet se tashmë Nikolla është dorëzuar “prift” prej tij.

Një skenë e tillë do të ishte e përshtatshme për një komedi satirike, por fatkeqësisht gjithçka kryhet nën emrin e ortodoksisë dhe të simboleve të shenjta që Kisha jonë Ortodokse i ruan me aq fanatizëm dhe i nderon me përkushtim. Gjithçka e paraqitur dhe kryer aty nuk ka asgjë të shenjtë dhe kanonike, përkundrazi, provokojnë vetëm indinjatë dhe zemërim tek besimtarët dhe kleri ortodoks në Shqipëri.

Kleriku në fjalë, prezantuar si “Kryepiskopi i Rumanisë”, i cili bën deklarata në gjuhën serbe, me flamurin e Rumanisë në sfond, si përfaqësues i vllenjve dhe jep leksione atdhetarie për shqiptarët, është jo vetëm një ironi e tepruar, por sinjalizon dhe një rrezik të përfshirjes së çështjeve politike me sfond fetar dhe axhenda të dyshimta në zemër të vendit tonë, në qytetin e Elbasanit.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i materialeve zgjedhore/ Celibashi jep detajet, ja sa kërkesa janë dorëzuar

Shprehim keqardhjen tonë, që në këtë rrugë të gabuar dhe të rrezikshme, është përfshirë i riu Nikolla (Bllazhde) Xhufka, i cili ka qenë për një kohë pranë Kishës sonë, ende pa mbushur moshën e duhur, pa arsimimin fetar, injoron dhe shkel katërçipërisht kanonet dhe rregullat e Kishës Orthodhokse, kërkon të prezantohet si klerik dhe prift ortodoks!

Ju bëjmë me dije; besimtarëve ortodoksë të Mitropolisë tonë të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, autoriteteve dhe institucioneve vendore, komuniteteve të tjera fetare dhe opinionit të gjerë publik se: Nikolla (Bllazhde) Xhufka nuk konsiderohet klerik dhe as prift nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Dorëzimi i tij konsiderohet i pavlefshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kanonet e Kishës Orthodhokse.

Gjithashtu, ju kërkojmë organeve kompetente ligjore dhe administrative, që ta shohin me shumë vëmendje këtë incident dhe të ndjekin sipas kompetencave që u jep ligji dhe detyra, që fenomene të tilla të përçarjes me bazë nacionaliste, fetare dhe politike të merren seriozisht në konsideratë dhe të parandalohet përshkallëzimi i tyre.

Mbarëvajtja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk mund të jetë në dorën e një personi anonim dhe as të një aventurieri djaloshar, të cilët për ambicie e delire personale janë të gatshëm të përfshihen në lojëra dhe axhenda të rrezikshme me pasoja të rënda për Kishën dhe vendin tonë.

Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, drejtohet prej disa vitesh nga Imzot Andoni, një shqiptar i formuar me edukim fetar dhe të përgjithshëm, i cili me devocionin dhe përkushtimin e tij gëzon respektin dhe vlerësimin e besimtarëve dhe të gjithë shoqërisë sonë në Elbasan dhe në mbarë vendin. Përpjekjet për të përçarë Kishën Orthodhokse, edhe në këtë rast, me hirin dhe ndihmën e Zotit, do të dështojnë. Amin.

Elbasan, më 24 nëntor 2021

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mashtruesi Fatmir Cici/ Kush është kleriku i zhveshur, mashtrues dhe përdhunues

Publikuar

-

Nga

Foti Cici, një herë e një kohe klerik orthodhoks në Kanada, tashmë është i zhveshur nga priftëria dhe ka nisur një fushatë sulmesh dhe shpifjesh ndaj klerikëve, teologëve dhe besimtarëve orthodhoks.

Por opinioni publik duhet të dijë se kush është me të vërtetë ky pseudoklerik.

Gjithashtu, po publikojmë për herë të parë dokumente zyrtare që demaskojnë katërçipërisht këtë njeri të mbrapshtë e mashtrues, sipas asaj që raporton Radio Ngjallja.

Kush është Fatmitr Cici?

Fatmir Cici, i lindur në Nivicë-Bubar të Sarandës. Ai e ka ndryshuar emrin nga Fatmir në Fotaq, ndërsa paraqitet me emrin Foti ka mbajtur gjithmonë të fshehtë dhe në heshtje krimin e plagosjes me dashje që ka kryer ndaj bashkëfshatarit të tij dhe për të cilin Gjykata e Rrethit Sarandë e ka shpallur fajtor me vendimin nr. 64, datë 9/09/1988, duke e dënuar me 5 muaj heqje lirie. Nëse Kisha Orthodhokse do të ishte njohur në kohë me këtë fakt qëllimisht të fshehur, karriera e tij kishtare do kishte përfunduar që në hapat e parë të saj. Kjo e vërtetë u zbulua vite më vonë, kur personi në fjalë u ekspozua dendur në hapësirat mediatike.

Ishte fillimi i viteve 1990, kur Foti emigroi drejt Greqisë, ku deklaron se është minoritar me origjinë greke dhe lidhet me Mitropolitin e Konicës, Sebastianos. Edhe deklaratën e tij për origjinën greke, Foti është përpjekur ta mbajë po ashtu të mbuluar, por e vërteta nuk fshihet në mjegull. Kështu, doli në dritë dokumenti, që vërtetonte mohimin e origjinës së tij shqiptare, ndërsa deklaronte atë greke.

Ai gjithashtu ndoqi edhe studimet për teologji në Univeristetin e Athinës, duke u hequr si mbështetës i ideve të Sebastianosit.

Por pasi nuk arriti dot të përfundote në kohë studimet, bursa iu ndërpre. Foti Cici, u anëtarësua më pas në Shoqata anti-othodhokse dhe anti-shqiptare. Pasi u pajis me pasaportë greke, ai filloi një propagandë anti-orthodhokse.

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një personi/ Dyshohet për vdekje natyrale

LEXO EDHE:  Digjen rreth 2 hektarë shkurre në Derven/ Zjarrfikësit shpëtojnë kishën nga flakët

Por loja e tij e ndyrë u kuptua. Ai e pa se nuk kishte më vend në Greqi, të cilin e përzunë.



Sipas raportimit në media, në ShBA, Foti kishte vënë objektiv të shtinte në dorë klerikët vëllezër Arthur dhe Nikon Liolinin dhe, përmes metodave dredharake, të fitonte simpatinë dhe përkrahjen e tyre, duke iu shfaqur si patriot e punëtor i Kishës. S’vonoi gjatë dhe natyra e tij intriguese, përfituese dhe mosmirënjohëse doli në pah. I demaskuar, Foti hidhet publikisht kundra vëllezërve Liolini dhe klerikëve të tjerë orthodhoksë të diasporës shqiptare në ShBA, siç ishin edhe vëllezërit Katre.

 

Cici pasi u përzu edhe nga Amerika, u largua në Kanada. Aty, ende si endacak rrugëve të Kishës, sa në Kishën ukrainase, sa në Kishën e Sirisë, ku priste të merrte ndonjë fond duke i mashtruar si klerik.

Më e rëndë, më e rëndësishmja, është aktiviteti kriminal i Foti Cicit.

Foti Cici është akuzuar për dhunë dhe për përdhunim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë viktima që e ka denoncuar në instancat e drejtësisë. Ja pra kush është prifti Cici nga Nivica, një përdhunues ordiner, i veshur si prift.

Ajo që më habit më tepër, por që të paktën më bëri më shumë të kuptoj se kush është Foti Cici, është fakti se është dënuar për plagosje me dashje ku sipas vendimit të Gjykatës u dënua me 5 muaj burg.

Një dhunes, përdhunues dhe vrasës që nuk ka as të drejtën morale për t’i dhënë mësime patriotike asnjëriu në rrjete sociale, sepse ai përfaqëson llumin e shoqërisë shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pandemia rriti rastet e dhunës tek fëmijët

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë siluetat e vendosura nga Organizata Botërore e Fëmijëve UNICEF në Qendrën Historike të Gjirokastrës mbartnin sejcila nga një mesazh: atë të viktimavë të dhunës ndaj fëmijëve.

Vetëm për vitin 2021, Bashkia e Gjirokastrës ka menaxhuar 31 fëmijë në nevojë për mbrojtje, tre prej të cilëve raste të dhunës dhe 4 raste me fëmijë të larguar nga familja.

Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin nuk kanë munguar këtë vit edhe incidentet e rënda me persona të akuzuar për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore në Bashkinë e Gjiroakstrës, Albana Allushi thotë se në dy raste të kohëve të fundit policia ka arrestuar bashkëjetuesit dhunues të fëmijëve, ndërsa 10 raste të tjera janë ndjekur në qendrën e posaçme kundër dhunës që funksionon në këtë bashki.

“Ka ardhur në rritje numri i denoncimeve dhe ajo që evidentohet është numri i lartë i denoncimeve që vijnë edhe nga zonat rurale. Duke iu referuar përbërjes së rasteve ajo që shihet është se ato evidentohen në familje me nivel të ulët ekonomik dhe arsimor”, thotë ajo.

Ndërsa Diana Haxhiaj, koordinatore e sektorit kundër dhunës në Policinë e Gjirokastrës thotë se në bashkëpunim me njësitë arsimore policia po i ndërgjegjëson si fëmijët edhe shtresat e tjera të popullsisë për denoncimin e rasteve.

“Këto aktivitete janë shtrirë kryesisht në grupmoshat në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Qarkut të Gjirokastrës. Për hir të së vërtetës dhuna ka qenë prezente edhe më përpara por për shkak të ndjeshmërisë, për shkak të turpit që mbartin vetë disa vepra penale, për shkak të frikës, rastet nuk janë denoncuar. Për këtë Policia e Shtetit organizon herë pas here aktivitete ndërgjegjësuese bashkëlidhur gjithë aktorëve të tjerë si arsimi, qeverisja vendore dhe vetë prindërit për t`u njohur me ndryshimet dhe për të parë interesin më të lartë të fëmijës, sepse kjo është pasqyruar dhe tek këto ndryshimet e fundit ligjore”, thotë Diana Haxhiaj.

LEXO EDHE:  71-vjeçari i “ngujuar” prej 4 orësh/ I kërkon policisë që t’i sjellin djalin

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i materialeve zgjedhore/ Celibashi jep detajet, ja sa kërkesa janë dorëzuar

Policia ka tani një qendër të posacme të intervistimit të fëmijëve në rastet e denoncimeve të dhunës ndaj tyre. Herë pas here thotë zonja Haxhiaj kryhen trajnime për specialistët e sektorit nisur edhe nga përmirësimet e fundit ligjore.



“Ka një sektor që fillon në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sic është Sektori Kundër Dhunës dhe Mbrojtjes së të Miturve dhe është e shpërndarë në gjithë drejtoritë vendore. Për shkak të ndryshimeve në legjislacionin shqiptar si Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve apo procedurat standarte për shumë vepra që lidhen me këtë kategori Policia e Shtetit organizon trajnime me specialistët në këtë sector, të dedikuara vetëm për dhunën tek fëmijët”, thotë Diana Haxhiaj.

Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit ndërkohë që në Shqipëri statistikat e kësaj periudhe flasin edhe për rritjen e rasteve të dhunën në familje.

Zonja Allushi thotë se shumica e rasteve të fëmijëve të dhunuar evidentohen pikërisht në këto familje.

“Ajo që evidentohet më shumë është numri i fëmijëve që janë ekspozuar ndaj dhunës si rezultat i konfliketve që lindin mes prindërve në familjet e tyre. Për këtë arsye në një qendër të posaçme të hapur nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prej vitti 2019 ofrohet shërbim psikologjik, shërbim ligjor dhe zhvillohen me fëmijët, viktima të dhunës, edhe aktivitete të ndryshme”, thotë zonja Allushi.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri gjatë vitti 2020 u regjistruan 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Edhe këtë vit shifrat paraprake flasin për ritje të dhunës ndaj të miturve.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve që dhunohen./voa

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

AMA me “dorë të hekurt”/ Brenda tre muajve jep 30 masa ndëshkimore për televizionet

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë në total 30 masa për periudhën shtator-nëntor gjatë procesit të monitorimit të përmbajtjeve audiovizive dhe nga ankesat e mbërritura në institucion, për mosrespektim të detyrimeve të ligjit 97/2013 Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

AMA ka dhënë 14 (katërmbëdhjetë) masa për mosrespektimin e kërkesave ligjore dhe Kodit të Transmetimit.

Për 6 (gjashtë) televizione janë dhënë masa për përdorim fjalori të papërshtatshëm për të miturit në orare që kufizon Kodi i Transmetimit si dhe cënim të të drejtave të fëmijëve në bazë të nenit 32 dhe 33, i ligjit “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe pika 5.34 e Kodit të Transmetimit, sipas të cilit “ OSHMA-të duhet të zgjedhin orarin e transmetimit të programeve që mund të dëmtojnë zhvillimin mendor, fizik apo moral të fëmijëve, ose të marrin ndonjë masë tjetër teknike, që fëmijët të mos i shikojnë ose dëgjojnë të tilla transmetime ( Ora kufi 22:00-06:00)”.

Të tjera masa janë marrë për televizionet të cilat kanë transmetuar reklamë të ndaluar në kundërshtim me rregulloren “Për komunikimet audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”, konkretisht neni 19, pika 10.

LEXO EDHE:  Foto-Video/ Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan

LEXO EDHE:  71-vjeçari i “ngujuar” prej 4 orësh/ I kërkon policisë që t’i sjellin djalin



Ëshë proceduar me masë ndaj një televizioni për diskriminim referuar nenit 32 dhe 33 të Ligjit 97/2013, të ndryshuar, dhe Kodit të Transmetimit, të cilët kërkojnë “të mos cënohet dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut “ dhe “ OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe cdo formë tjetër diskriminimi”.

Gjatë trajtimit të rasteve të evidentuara si shkelje, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bashkëpunuar në dy raste me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit referuar ankesave për reklamim të produkteve që mund të cilësohen të dëmshme për shëndetin dhe në tre raste me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për reklamat e barnave mjekësore që nuk kanë përmbushur kërkesat e Rregullores “Për publicitetin e barnave”.

Autoriteti i mediave Audiovizive krahas vlerësimit për angazhimin dhe kontributin e televizioneve në funksion të informimit dhe edukimit të publikut, përfiton nga rasti të përsërisë apelin për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji nr.97/2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: