Connect with Us

Vasiç Mosije- Sharlatani që zbarkoi në Elbasan

Opinione

Vasiç Mosije- Sharlatani që zbarkoi në Elbasan

Publikuar

-

Nga Kostandin Luçi

Vasic Moisije, një personazh  aq anonim dhe qesharak, duke dhënë intervistë për disa media shqiptare që me të vërtetë e meritojnë të quhen media kazan, thotë dhe flet kundër Kryepiskopit tonë të nderuar dhe të bekuar Anastas, duke thënë që: Anastasi nuk ka vend në Shqipëri.

Vasic Moisije, i cili e quan veten dhe si “Kryepeshkopi I Vllenjve” me kalendarin e vjetër nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak, por vetëm një aventurier, i cili erdhi në Elbasan dhe veshi “prift” një  individ, të cilin asnjë kishë e Botës Orthodokse nuk do ta bënte. Vasic Moisije, me urrejtjen e tij empirike dhe të një niveli para Neandertal, duhet të lexojë dhe mësoje se nuk mund të veshësh klerik çdo njeri sipas qejfit tënd.

Vasic Moisije nuk është as klerik dhe asgjë. Ai nuk përfaqëson asnjë kishë. Vllenjtë nuk kanë nevojë të përfaqësohen nga një faqezi si Vasic, i cili bën thirrje anti Kishës Orthodokse Shqiptare dhe anti Kryepiskopit tonë të nderuar Anastas. Kur, Vasic Moisije vjen dhe qan  hallin e KOASH në fakt ai është duke u përpjekur të hedhi baltë mbi veprën e bekuar të KOASH në Shqipëri dhe më gjerë.

Ajo që Vasic Mosije dhe e tërë gangrena që ndjek atë është fakti që, Kryepiskopi Anastas dhe peshkopet janë një bekim nga Perëndia për mbarë popullin Shqiptar dhe jo vetëm. Nga mënyra sesi flet faqeziu dhe krimineli dhe gënjeshtari  Vasic Mosije dhe  disa individe, më lë të kuptoj se nuk e kanë idenë të Orthodoksizmit dhe këmba juaj s’ka shkelur kurrë në kishë, por ka shkelur vetëm mbi gënjeshtrat e mendjes tuaj mjerane.

Kur një individ anonim vjen dhe sulmon KOASH dhe Kryepiskopin kjo lë për të dëshiruar dhe jo vetëm, pasi kjo është jo vetëm një sjellje por është dhe me prapavijë politike nga qarqe anti të Krishtera Orthodokse në vend. Dhe në vend që të mësoni e ndriçoheni shpirtërisht nga sakrifica e Kryepiskopit Anastas dhe peshkopeve që po bëjne sakrifica që ju vetë nuk i keni bërë për Shqipërinë, ju nuk ju lënë as denglat e kërkoni e ti jepni mend komunitetit Orthodhoks, një ndër ato komunitet që ka mbajtur gjallë gjuhën e bukur shqipe. Por, ju këto s’mund ti kuptoni kurrë sepse ju jeni njerëz të pacipë.

Më poshtë keni dhe linkun për të ndigjuar se çfarë thotë gënjeshtari faqezi dhe sharlatani Vasice Mosije./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Të gjithë armiqtë e Bashës, pa përjashtuar as Lulin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, të cilën e solli në Tiranë kryetari i PD-së Lulzim Basha, nuk ka tre kulme, por është qark i mbyllur. Nuk ka tre personazhe në kënde dhe një të katërt që i vështron, por një prej tyre është në qendër dhe tre të tjerët i vijnë rrotull. Ky është shpjegimi i thjeshtuar për atë që po ndodh në këtë vjeshtë kaotike në Tiranë, ku alkimia e pushtetit dhe pushteti si lojë, i ka shndërruar miqësitë e interesit të çastit në armiqësi të thella dhe armiqësitë e vjetra i ka bërë kasafortë të interesave të pandryshueshme.

Në qendër të këtij rrethi vicioz është Edi Rama: në perimetrin e këtij rrethi, vijnë qark edhe Basha, edhe Berisha, edhe Meta. Në dukje të gjithë kundër të gjithëve. Në thelb, të tre opozitarët bashkohen në bindjen e pandryshueshme: secili nga ta e akuzon tjetrin si peng të kryeministrit. Duke krijuar kështu situatën më absurde të mundshme dhe portretin më të dhembshëm të vetë opozitës në veçanti, por dhe të gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Duke nisur me Bashën. Kryetari legal i PD-së legale është armiqësor edhe me Berishën, edhe me Metën, edhe me Ramën. Berisha është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por hesht për Metën. Meta është armiqësor me Bashën dhe Ramën, por e shmang Berishën. Basha është gjithashtu armik me të gjitha mundësitë fantastike që fati i afroi në vite Lulzimit. Kurse Rama hesht për të tre sepse vetëm ai është përfituesi real i kësaj armiqësie të kryqëzuar. Ky portret i ri i opozitës, kjo sjellje në perimetrin e rrethit me ramën në qendër, e nxjerr qeverisjen e tij nga fokusi si problem thelbësor i një shoqërie normale dhe e bën të ndjekë me duar në gjoks tollovinë opozitare.

Një politikan shpesh vlen sa shumica e armiqve të tij! Nëse një aksiomë e tillë është e verifikuar për kryeministrin, tek Lulzim Basha, kjo aksiomë është përjashtimi që përforcon rregullin. Sepse Basha, duke nisur që nga maja e fuqisë së tij që e arriti në mesnatën e 25 prillit kur u mendua se opozita fitoi zgjedhjet, tani në vjeshtë po tkurret pak nga pak si dunë rëre. Për ta mbyllur këtë cikël në nivelin më të ulët në javët e para të dimrit. Arsyet janë të shumta, por ato kryesisht janë produkt direkt i veprimeve dhe mosveprimeve të tij. I veprimeve të gabuara dhe akteve të kryer në kohën, vendin dhe mënyrën e gabuar. Ato janë rrjedhojë e asaj që minimalisht ka filluar që në pranverën e 2017-ës. Jo thjesht me marrëveshjen e tij me Ramën, por kryesisht nga pavendosmëria e tij për të kuptuar dhe ndarë tek politikani që synon majën, një të vërtetë elementare: ndarjen e plotë të axhendës politike të grupit që përfaqëson me axhendën vetjake ekonomike. Ndryshe nga gjithë të pasurit normalë, që përveç milionit të parë, janë të gatshëm të shpjegojnë qindarkat e çdo milioni tjetër që kanë fituar, Basha ka treguar vetëm milionin e tij të parë dhe ka heshtur për gjithë dhjetra milionët hipotetikë që i numërojnë në xhepa kritikët e tij.



E sotmja në kaos e PD-së është rrjedhojë e dilemës që ka nisur më shumë se katër vjet më parë, kur Basha hezitonte të gjente nëse i leverdiste të ishte kryeministër i Shqipërisë në vend të Ramës apo mik dhe ministër i tij. Në funksion të kësaj pavendosmërie ai shkëmbeu “friendly fire” me Metën dhe mesazhe bashkëpunimi me Ramën, për të këmbyer vendet menjëherë pas zgjedhjeve të humbura. Në mënyrën më të gabuar të mundshme, me Ramën ndau aleancën në fushatë, kurse me Metën u bë aleat në opozitë, ndërsa fotografinë e Berishës e mbante pas çdo veprimi dhe mosveprimi të tij. Kjo mungesë e koherencës, qoftë dhe në raport me tre politikanët e tjerë në vend dhe raportet e mosbesimit të thellë që ai ndërton për çudi me shumicën e bashkëpunëtorëve të tij, janë nga shkaqet thelbësorë të rrugës së tij me zigzage, që cilindo udhëkryeq të ndjekë, si destinacion final mbërrin gjithmonë opozitën. Edhe lobimi fatkeq në SHBA në 2017-ën, ku ai ishte fajtor pa faj, edhe djegia e mandateve, edhe refuzimi i zgjedhjeve lokale, edhe bojkoti i zgjatur i reformës zgjedhore, edhe mungesa e forcës për të imponuar një listë referendare kundër Ramës në zgjedhjet e 2021-shit, janë armiqtë realë të Bashës, shumë më shumë sesa Berisha, Meta dhe Rama të marrë së bashku.

Sot, nën këshillën më të keqe të mundshme dhe natyrisht, në ditën e tij më të errët politike, ai dhe partia e tij kanë nisur një tjetër betejë. Kursi i përplasjet së PD-së legale me Presidentin e Republikës, do të ishte kura e fundit për t’u marrë. Nuk ka pikën e interesit politik që të shtojë edhe një seri të kryqëzuar sulmesh që mund ta kishte kursyer. Nuk ka pikën e rëndësisë se kush ka të drejtë mes tyre, por është thelbësor fakti që armiqësia me të gjithë, nuk tregon forcë si në rastin e Edi Ramës, por marrëzi. Lulzim Basha arriti në tetë vjet të bëja partinë e tij më të vogël, në rastin më të mirë, të ndarë në dy pjesë armiqësore me njëra-tjetrën. Më shumë se kaq, ai ka bërë edhe vetë opozitën më të vogël se secila pjesë e ndarë e partisë së tij. Si rezultat, Edi Rama duket gabimisht shumë më i fortë sesa shuma e armiqve të Bashës, pa përjashtuar as vetë Lulin.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Marrëveshja e plotësuar

Publikuar

-

Nga

Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e ftoi publikisht Lulzim Bashën që të distancohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Atëhere u fol për një konfirmim të tipit gjerman, CSU dhe CDU, pra një qeverisje e përbashkët mes së majtës dhe të djathtës. Në parim duket gjithçka ok, po problemi është se Shqipëria nuk ka asesi një klimë politike si ajo në Gjermani.

Për më tepër as që diskutohet përgjegjësia morale a individuale e ligjëvënësit gjerman me atë shqiptar. Mjafton të kujtoni se si u ndryshua Kushtetuta e vendit me firmën e deputetëve të listës. Kjë ndodhi në janarin e vitit të kaluar thjesht për të përmbushur tekat Edi Ramës për reformën zgjedhore për gjoja listat e hapura dhe dëshmorët e atdheut. Një kuvend me 122 deputetë, kur duhej 140, nga ku 106 votuan pro Edi Ramës. Ky ishte një nga ndëshkimet më të mëdha politike, që asesi nuk mund të krahasohet me përgjegjësinë morale midis ligjëvënësit shqiptar dhe atij gjerman. Ndaj duhet thënë se gjoja kundërshtisë së atëhershme nga Lulzim Basha, po i del boja sot, pas konfliktit me Ilir Metën.

Lulzim Basha nuk po bën asgjë, po na përfundon tabllonë e kërkuar nga Edi Rama menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të këtij viti, atë që Lulzim Basha të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ajo që të bën përshtypje, është marria e shtypistave të krahut të Ramës karshi Ilir Metës. Megjithëse e kanë shkarkuar si moralisht ashtu edhe votë, dhe mezi presin janarin kur Gjykata të vendosi për nismën e tyre, na publikojnë njëmijë e një të zeza për presidentin, por kurrë nuk gjetën një të tillë tek Edi Rama.

Njëmijë e një të zeza për Sali Berishën por kurrë nuk e panë një të tillë tek Edi Rama. Ato për Lulzim Bashën, i paketuan se kushedi kur u duhen rishtas. Luli tani nuk është më gjumash, nuk është më Sali Berisha, por një ”europian” i cili mendon për vedin. E gjitha nuk është asgjë tjetër, por riformatimi i një lufte të ashpër politike me katër emra që sigurisht nuk përbejnë asgjë të re për shqiptarët. Klima ideale do të ishte që të ishin emra komplet të rinj, por është e pamundur të ndodhi. Arsyet janë të shumta. Por mbi të gjitha, ajo përgjegjësia individuale e politikanit shqiptar që kurrë nuk njohu  dorëheqjen. Sot si e majta apo e djathta janë dy bastione të vdekur për shkak të vrasjes së vendimarrjes me votë kolegjiale.



E kanë konsideruar fuqizimin e njëshit si diçka që do krijonte kushte optimale për ekonominë, drejtësinë, liritë dhe të drejtat e njeriut. Mjafton të mos vi iksi në pushtet, le të vrasi e të presi sa të dojë ky që kemi etj. Për rrjedhojë shqiptarët nuk kanë të drejtë të votojnë presidentin, Nuk kanë lista të hapura, nuk votojnë të preferuarit e tyre realë nga zona a qyteti ku jetojnë. Madje nuk ndihen të përfaqësuar aspak për shkak edhe të reformave të dhunshme territoriale. Nuk kanë një qeveri që t’ua ndërtojë shtëpitë jo vetëm kur i shëmb tërmeti, por thjesht edhe në normalitet social. Banesat publike janë një nocion i harruar ose edhe një nocion me përqindje ku shifra faktike ka përpara një batalion me zero etj. Pa përmendur faktin që kanë një përkrahje sociale, lëmoshë, jo ndihmë sociale, por lëmoshë. Pa shkuar tek fakti tjetër se pavarsisht se ku ndodhen, nga emigrimi, nuk kanë të drejtën e votës.

Madje, emigrantët janë një kërcënim nëse ata kontribuojnë për demokracinë në vendin e tyre. Sot Lulzim Basha e vulosi premtimin e karshi Ramës, distancimin politik nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Konfirmimin e një qeverisje të tipit gjerman.

Megjithëse në Gjermani si Merkeli atëhere, si Horst Shefër e arritën kourumin përmes votës kolegjiale, jo vetos personale. Në Shqipëri ndodh tërësisht e kundërta, vendos Rama me Bashën por jo vota kolegjiale, sidomos e të të djathtëve.

Pyetjes se çfarë do të bëje sikur Berisha të mos i bënte ato që po premton, po i përgjigjem thjesht, do i bija kokës sikur edhe i kam rënë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Akil Kraja/ Anti-demokracia si anti-amerikanizëm

Publikuar

-

Nga

Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitueshme nëse ndjek aksionin opozitar në vend. Opozita ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e qeverisjes në vend, dhe kjo do të thotë që ti vendos Shqipërinë para partisë. Për më tepër, angazhimi në një forcë politike i korrespondon një angazhimi ndaj një vizioni. Dhe sa më gjithëpërfshirës të jetë ky vizion, aq më të larta janë shanset që ai të materializohet.

Vetëm kështu mund të arrihet votë-besimi demokratik i shumicës. Aksiomë bazike e një force fituese. Fiton kush garon më i bashkuar, humbet kush rezulton më i përçarë.

Krimi në shoqërinë shqiptare është tanimë i kudondodhur. Në politikë e administratë, por dhe në të përditshmen e qyteteve tona, ashtu si dhe në art, ‘realizmi kriminal’ është kthyer në një model suksesi. Por krimi nuk korrupton njerëzit, por vlerat e tyre. Rritja e konfliktualitetit si një pamundësi për të dialoguar; emigrimi masiv si një refuzim për të marrë përgjegjësi; neglizhimi dhe mungesa e protestave për çështje të interesit publik; pranimi i korrupsionit apo të paligjshmes si diçka normale; kultivimi i një ekonomie të parave të pista… Këto janë shenja të një degradimi shoqëror të thellë.

Konkurrenca dhe meritokracia duket sikur diktohen tanimë nga më i forti korruptues, e jo më nga i afti i drejtë. Boshti i vlerave shqiptare po nivelohet nga poshtë. Shkelësi, hileqari, mashtruesi po mposht garuesin, sipërmarrësin, profesionistin. Kapaciteti ynë për të jetuar si një komunitet vlerash përbashkuese është vënë seriozisht në pikëpyetje nga gangrena e kulturës së të fortit.

Ndërkohe që e majta ramiste është përgjegjëse për këtë tjetërsim moral duke promovuar kriminelë e të korruptuar në çdo nivel të shoqërisë, e jo vetëm në parlament, opozita nuk është pa përgjegjësi.

Gjatë tetë viteve të shkuara, ajo nuk arriti të promovonte mjaftueshëm të drejtën, të aftin, garën e lirë dhe meritokracinë. Dekriminalizimi ishte një betejë e drejtë por që nuk mjaftoi. E për pasojë, duke rënë në grackën e politikës së më të fortit, ajo u largua nga politika e moralit. Kjo mungesë konsistence në risitë e saj, bëri që opozita të sillej në aksionet e saj më së shumti si një forcë e vjetër.

Duke i shërbyer më shumë fshehjes së dobësive sesa artikulimit të inteligjencës së saj, ajo u transformua pak e nga pak në një forcë anti-politike. Është kjo “anti” karakteristikë që e pengoi të kthehej fituese, lartësuese, moralisht e besueshme dhe përbashkuese për 50+1% të shqiptarëve. Masakrat elektorale ndodhën, sepse opozita nuk arriti dot të diferencohej mjaftueshëm në sytë e një elektorati që priste dhe më shumë.

Anti-politike, po. Një cilësim që mund t’i aplikohet lajmit të anti-kuvendit të 18 dhjetorit. Një akt anti-demokratik përderisa përballë kërkesës së bazës, imponohet një vendimmarrje arbitrare nga qendra. Ky është centralizim, jo demokratizim i PD-së. Demokracia është garë, konkurrencë, ballafaqim vlerash me qëllim për të zgjedhur më të mirin.



Si e tillë, një votë demokratike nuk mund të jetë veç pozitive. Ndërkohë, demokratëve i’u propozua një anti-votë nga e cila kërkohej të nxirrej në pah negativja, e keqja dhe ndasia. Gabime të së shkuarës? Dy në tre anëtarë të kryesisë së re (20 nga 34) janë të emëruar pa asnjë konkurrencë. Dhe atëherë kur firmat e votat janë, ato mohohen në bllok si një blof. Dëshmi e një kulture anti-garë? E kotë të thellohemi tek procedurat statutore. Vendimmarrjet anti-procedurale janë tanimë rutinore. Rikujtojmë shkeljet e shumta të rregullores së Komisionit përzgjedhës të kandidatëve për deputet.

Pasqyrë e një kulture anti-meritokratike, hijet e zonjës ‘kaprata’ vazhdojnë ta përndjekin grupin parlamentar të PD-së dhe në këtë legjislaturë. Fundja, në tetë vitet e shkuara, a pati ndonjëherë një skuadër të mirëfilltë? Realiteti anti-ekip i përgjigjet fakti se aktualisht nuk ka asnjë të strukturim zyrtar për çështjet e arsimit, energjisë apo shëndetësisë. Në respekt të plagës që përfaqëson për demokratët, nuk vlen të zgjatemi tek anti-marrëveshja e 17 majit.

Por mund të rikujtojmë qëndrimin anti-reformës territoriale. E panevojshme gjithashtu të thellohemi në vendimet anti-demokratike si djegia e mandateve dhe bojkoti i vendoreve. E gjitha, për t’u ulur në të njëjtën tavolinë anti-negociatash zgjedhore me Damian Gjiknurin… Çfarë fitoreje, apo mos duhet thënë anti-fitore?

Trajta “anti-politike” e opozitës së tetë viteve të shkuara vjen nga frika. Frika, nga dobësia. Dobësia nga mungesa e lidershipit. Që të fitosh besimin e njerëzve kërkohet këmbëngulje, kurajë, konsistence në akte që prodhojnë një vizion përbashkues e një moral të paqortueshëm. Kjo është ajo ç’ka që kërkojnë qindra mijëra shqiptarë që emigrojnë sot drejt Evropës e Amerikës. Ata kërkojnë te jetojnë në një shtet që u del zot vlerave në të cilat ata besojnë, që mbron qytetarin, që shpërblen meritokracinë dhe punën e ndershme, mbron konsumatorin e biznesmenin, po aq sa të drejtin dhe të aftin.

Të bashkuar në diversitet, BE-ja funksionon ekskluzivisht mbi parimin e konsensusit ndërkohë që Shtetet e Bashkuara zbatojnë demokracinë pjesëmarrëse për Prokurorët, Sherifin apo dhe Mjekun ligjor të qarkut të cilët zgjidhet përmes një gare elektorale. Shqiptarët meritojnë po kaq.

Duke marre pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, ambicia e çdo demokrati është t’i shërbejmë ambicieve dhe ëndrrës sonë për një Shqipëri të begatë dhe si e gjithë Europa. Duke kërkuar një demokratizim të dytë dhe një rithemelim të forcës sonë politike, ne i shërbejmë pluralizmit shqiptar.

Kjo pasi vetëm një parti realisht demokratike, mund të jetë dhe një forcë realisht pro-perëndimore, europiane e amerikane. E kundërta është po kaq e vërtetë. Duke refuzuar përballjen me të tashmen dhe duke fshehur dobësitë tona pas forcës morale të partneritetit historik amerikan, lidershipi opozitar veçse përçon dyshim, frikë dhe pasiguri. Ndaj sa më shumë të përdoret termi anti-amerikan, aq më i madh bëhet problemi që kërkohet të fshihet.

Kjo nuk i shërben as Shqipërisë, as rajonit tonë të brishtë dhe aq më pak partnereve tanë euro-atlantik. Ata nuk mund të jenë kurrsesi mburojë për dështimet tona, individuale apo kolektive. Ndaj më 11 dhjetor, unë jam në krah të demokracisë, perëndimit dhe të një kapitulli të ri për forcën politike që përfaqësojmë.

LEXO TE PLOTE