LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Unë do jetoj, ju mos kini merak”/ Si Hueyda El Saied luftoi me sëmundjen deri në momentin e fundit

24 Nëntor 2021, 07:16, Lifestyle CNA
“Unë do jetoj, ju mos kini merak”/ Si Hueyda El Saied luftoi me

Ndarja e papritur nga jeta e artistes shumë dimensionle shqiptare Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin. Të shumta kanë qenë reagimet për këtë tragjedi.

Mësohet se Hueyda vuante nga kanceri i gjirit, sëmundje për të cilën ajo luftoi deri në fund por nuk arriti ta fitonte si bëtëjë.

Emisioni ?Rudina? në Tv Klan, pasditen e djeshme ka ftuar miqtë më të mirë të artistes, për të ndarë dhimbjen, por edhe kujtimet më të bukura që kanë pasur me Hueydën.

Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueydës, tregoi se hera e fundit kur kishte folur me të ishte para 3 ditësh, kur edhe Hueyda vazhdonte të besonte se do të jetonte.

?Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë. Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ?do jetoj, ju mos u bëni merak?. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara. Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s?kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj?, tha Sava./CNA.al

Lajmet e fundit nga