Connect with Us

Unaza e Madhe/ Devijon sërish trafiku

Aktualitet

Unaza e Madhe/ Devijon sërish trafiku

Publikuar

-

/
cna aktualitet

Autoriteti Rrugor ka njoftuar se po fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2, në Unazën e Madhe

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron kreun e ARRSH/ Do japësh llogari

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi/ Informacionet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru.

Sumeru është një nga vullkanet më të larta në ishullin e Java është Semeru (Semeru), është quajtur edhe Muhomeru (Mahameru). Ajo është e vendosur në pjesën jugore të caldera Tanger (kompleksi vullkanik) dhe është gjatë gjithë kohës aktiv.

Pas shpërthimit shumë nga banorët që jetonin në zonat afër u evakuuan në zona më të sigurta.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk ndalet as ditën e Pavarësisë/ Tirana do Unazën e Madhe

LEXO EDHE:  Berisha merr në mbrojtje Haxhinaston?!



Në një deklaratë për “TvOne” Thoriqul Haq, Zyrtari i rajonit Lumajang u shpreh se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri kështu, shumë fshatra u zhytën në errësirë.

Për fat të mirë, nga raportimet e para nuk ka informacion për të lënduar apo persona që kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.



Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka/ Caktohet masa e sigurisë për dy të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ndaj Kristjan Kelmendit dhe Marjan Kolës, dy të arrestuarit si autorë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Ata janë lënë në burg me afat 30 ditë, ndërkohë që do të vijojnë hetimet për mbledhjen e provave në ngarkim të tyre.



Sipas prokurorisë, Kristjan Kelmendi është personi që ekzekutoi ish-deputetin, ndërkohë nga ana tjetër, Marjan Kola cilësohet si bashkëpunëtor i tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE