Connect with Us

Tmerret në burgjet e Koresë së Veriut/ 1 në 4 të dënuar, nuk dalin të gjallë prej andej

Blog

Tmerret në burgjet e Koresë së Veriut/ 1 në 4 të dënuar, nuk dalin të gjallë prej andej

Publikuar

-

cna lajme blog

Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të huajve si dhe të qytetarëve. Organizata “Freedom House” e rendit Korenë e Veriut, si një nga regjimet më represive në botë.

Ndërkohë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, vendi komunist ka 6 lloje objektesh të paraburgimit:kwanliso (kampet e punës ku futen të dënuarit politikë), kyohwaso (qendra e riedukimit), kyoyangso (qendra e reformës së punës), jipkyulso (qendra grumbullimi për kriminelët e nivelit të ulët), rodong danryeondae (qendrat e trajnimit për punë) dhe kuryujang ose kamok (vendet e marrjes në pyetje).

Ky sistem penal me shumë nivele është përshkruar si “gulag” nga revista “Time”, duke iu referuar kampeve gulag të Bashkimit Sovjetik, që vranë midis 1.2 deri në 1.7 milion njerëz gjatë viteve 1918-1956. Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, bëri një paralele të ngjashme në raportin e tij me titull “Gulagu i fshehur”.

Komiteti thotë se sistemi penal i Koresë së Veriut, shkel të paktën 13 nene të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Kushtet në burgjet koreano-veriore janë aq të tmerrshme saqë Instituti Asan për Studime Politike, vlerëson se shkalla e vdekshmërisë atje është mbi 25 për qind.

Sipas raportit në fjalë, të burgosurit janë viktima të “paraburgimit arbitrar”, që përfshin dënime që nuk kanë asnjë lidhje me kushtetutën apo sistemin gjyqësor. Pra dënimi jepet sipas gjykimit personal mbi të burgosurit. Për shembull në vitin 2014, Lim Ok Kyung u arrestua për kontrabandë pajisjesh kineze.

Ajo e përshkroi kështu trajtimin e saj për Human Rights Watch:”Në fillim, ata më thanë të shkruaja gjithçka mbi veten time, gjithçka që nga momenti i lindjes sime e deri më sot. Ndaj u detyrova të shkruaja të gjithë historinë time për orë të tëra”.

Më pas, Kyung u akuzua se kishte gënjyer në deklaratën e saj, ndaj iu nënshtrua rrahjeve të vazhdueshme. “Disa roje që kalonin aty më goditnin me duar ose me shkelma… Për pesë 5 rresht më detyruan të qëndroja në këmbë dhe nuk më lanë të flija”.

Sado i egër që ishte trajtimi ndaj Kyung, përvojat e viktimave të tjera kanë qenë edhe më makabre. “Gulagu i fshehur” raporton se disa të dyshuar janë arrestuar për shkak të “mendimeve të gabuara”, dhe ndonjëherë akuzohen për “njohuri të gabuara”.

Nëse një qytetar akuzohet për këto “krime”, ai dërgohet në një kamp pune pa asnjë proces gjyqësor, qoftë edhe formal. Dënimet për këto “krime” ideologjike të pabaza, janë zakonisht me burgim të përjetshëm. Një shembull i tipik ndodhi në fund të viteve 1980, kur koreano-veriorët që studionin në Evropën Lindore, u thirrën me urgjence në shtëpi gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kur u kthyen, shumë prej tyre u burgosën, për t’i ndaluar që të përhapnin njohuritë e tyre mbi socializmin. Por regjimi komunist ka viktimizuar edhe disa shtetas të huaj. Shembulli më famëkeq është ai i Oto Uormbier, një student 22-vjeçar që vizitoi vendin komunist nëpërmjet një grupi turistësh më 29 dhjetor 2015.

Dy ditë më vonë, më 2 janar 2016, Uormbier u arrestua në aeroportin e Phenianit. Regjimi e njoftoi arrestimin e tij vetëm 20 ditë më vonë, duke deklaruar se i riu amerikan po mbahej nën arrest për “veprimtari kundër republikës”. Më 29 shkurt, Uormbier u detyrua të pranonte se kishte vjedhur një parullë propagandistike nga hoteli i tij, për të cilën u dënua me 15 vjet burg dhe punë të rëndë në kamp.

LEXO EDHE:  Cilat janë burgjet me masat më të larta të sigurisë në botë

Në “rrëfimin” e tij të dyshimtë, Uormbier tha se ai kishte vjedhur parullën për Kishën Metodiste të Miqësisë së Bashkuar, e cila i ofroi atij në këmbim një makinë me vlerë 10.000 dollarë. Në qershorin e vitit 2017, pra rreth 16 muaj më vonë, administrata Trump mësoi se Uormbier ishte pa ndjenja.

Ndaj Uashingtoni dërgoi një mision diplomatik për ta zgjidhur këtë çështje. Më 13 qershor, Uormbier u arrit të evakuohej në Saporo të Japonisë, dhe prej andej në Sinsinati të Ohajos, ku e prisnin në ankth prindërit e tij Fred dhe Sindi. Por në fakt Uormbier kishte rënë në koma prej një viti.

22-vjeçari vdiq 6 ditë më vonë më 19 qershor 2017. Se çfarë torturash përjetoi Uormbier në Korenë e Veriut, kjo mund të mos merret vesh kurrë. Pheniani fajësoi për vdekjen e tij botulizmin, dhe një reagim negativ ndaj një pilule gjumi. Por kjo u hodh poshtë nga autoritetet amerikane.

I ati i Uormbier, Fredi, ishte i bindur se djali i tij ishte torturuar. Ai përmendi faktin se dhëmbët e tij të drejtë ishin shtrembëruar, dhe se në këmbë kishte shenjën e një plage të madhe. Pak kohë më parë BBC raportoi se në burgjet e Koresë së Veriut gjenden aktualisht 80.000-120,000 njerëz.

Një raport i OKB-së i korrikut të këtij viti, përshkruante shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Raporti bazohej në shumë dëshmi. Kështu një grua rrëfeu se ishte goditur me dru të ndezur:”Lëkura e fytyrës m’u hap, mjekra m’u zhvendos dhe humba 4 dhëmbë”.

Një tjetër grua tha:”Disa të burgosurve iu kërkohej të vendosnin kokat e tyre në hekurat e qelisë, dhe rojet do të na rrihnin me shkop…Ne ishim njësoj si thasët e grushtimit në boks…”

Ndëshkimet e tjera janë më pak të “dhunshme”. Për shembull, një qeli me 12 të burgosur u detyrua të bënin 1000 pompa, vetëm njëri prej tyre kishte gërhitur. Të burgosurit më të rinj mundën ta kalonin këtë test mizor, por të moshuarve thuhet se “u ra të fikët në vend”.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kushtet në burgjet e Koresë së Veriut janë “kërcënuese për jetën” për shkak të kushteve të këqija higjienike, kujdesit të kufizuar mjekësor, mbipopullimit të konsiderueshëm dhe ushqimit të pakët.

Një i burgosur në një kampi pune dëshmon:”Ne ushqeheshim vetëm me miell misri, rreth 100 gramë, 3 herë në ditë”. Racioni ushqimor ishte aq i paktë, sa si të burgosurit ashtu edhe gardianët mbështeteshin tek vizitat e anëtarëve të familjes për të plotësuar nevojat e tyre. Raporti “Gulagu i fshehur”, zbuloi se të burgosurit detyrohen të hanë çdo gjë që mund të gjejnë, bar, lëvore pemësh, minjtë, gjarpërinj dhe ushqimet e kafshëve.

Sipas Go Myong-Hyun nga Instituti Asan për Studimet e Politikave “8 në 10 të burgosur koreano-veriorë vuanin nga para vdekjes nga kequshqyerja”. Të burgosurit i nënshtrohen punës së rëndë fizike 12 orë në ditë, 7 ditë në javë. Atyre u lejohet vetëm 1 ditë pushimi në muaj, si dhe në 3 festa kombëtare, të cilat janë dita e Vitit të Ri dhe ditëlindjet e Kim Il-sung dhe Kim Jong-Il.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.grunge.com/660950/heres-why-you-probably-wouldnt-survive-inside-a-north-korean-prison

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Kush janë 10 tradhtarët më famëkeq në histori

Publikuar

-

Nga

(Pjesa e dytë)

Tradhtia është një nga llojet më të këqija të krimeve që mund të kryejë ndonjëherë një njeri. Ajo shkatërron jo vetëm besimin tek ish-aleatët, por vë seriozisht në pikëpyetje karakterin e tradhtarit. Është e sigurt të thuhet se asnjë lloj lavdie, dhe asnjë lloj shpërblimi që mund të fitojë tradhtari, nuk mund të krahasohet me dëmet që i ka sjellë popullit të tij duke e tradhtuar atë. Historia ka plot shembuj të tradhtarëve. Ja cilët janë 10 më famëkeq në histori.

La Malinke

 

Kjo grua vendase, luajti një rol kyç në pushtimin spanjoll të Perandorisë Azteke. Ajo ndihmoi pushtuesin Hernan Kortes, duke u angazhuar si përkthyese, këshilltare dhe ndërmjetëse. Tani në Meksikë, fjala “malinchista” i referohet një bashkatdhetari jo besnik.

Emri origjinal i La Malinke ishte Dona Marina. Ajo lindi në vitin 1500 si vajzë në një

familje fisnike. Pas vdekjes së babait, e ëma e saj u martua me një burrë tjetër që e shiti atë

tek tregtarët e skllevërve. Në vitin 1519, tregtarët e dërguan atë në Tabasko, një qytet i popujve Maja.

Gjatë pushtimit të Perandorisë Azteke nga spanjollët, Marina bashkëpunoi me një prift spanjoll që dinte gjuhën Maja. Ajo i bindi njerëzit nga qytete të shumta Maja që të bashkohen në një aleancë me spanjollët në luftën e tyre kundër Perandorisë Azteke.

Ajo përktheu nëpërmjet priftit në gjuhën azteke, nahuatl, për llogari të Kortes. Më vonë, mësoi spanjisht dhe u bë përkthyesja e drejtpërdrejtë e pushtuesit. Por thuhet se ajo ishte më shumë sesa thjesht një përkthyese. Kortes dhe Marina bënë një jetë bashkëshortore dhe patën një djalë.

Alfred Redl

Pak para Luftës së Parë Botërore, Alfred Redl, kreu i shërbimit sekret në ushtrinë austriake, i shiti Rusisë cariste informacione tepër sekrete mbi Austrinë dhe ushtrinë e saj. Për më tepër, tradhtari u furnizoi popullin e tij me informacione të rreme mbi forcën ushtarake të armikut.

Në vitin 1900, Reld u emërua shef i kundërzbulimit. Dy vjet më vonë, ai filloi të punonte edhe si spiun i Rusisë.

Gjatë11 viteve të ardhshme, Redlu dha rusëve informacione mbi kodet, shifrat, shkronjat, hartat, fotografitë, urdhrat e ushtrisë, planet e mobilizimit, madje edhe gjendjen e rrugëve

dhe hekurudhave austriake. Për të pasur një reputacion të shkëlqyer në punën e tij të kundërzbulimit, ai jepte informacione të rreme për armiqtë dhe demaskonte spiunët rusë

të nivelit më të ulët.



Në vitin 1913 u gjetën dy zarfe me para, që i përkisnin shërbimeve sekret franceze dhe ruse. Dhuratat u vendosën enkas diku, dhe u mbajtën nën vëzhgim, kur Redl shkoi t’i merrte u zbulua edhe tradhtia e tij. Redl rrëfeu të gjitha krimet e tij si tradhtar, ndërsa kreu vetëvrasje pasi i shkroi një letër vëllait të tij.

Efialti

 

I joshur nga pasuritë e ofruara nga persët, Efialti e tradhtoi atdheun e tij, Greqinë. Në vitin 480 Para Erës Sonë gjatë Betejës së Termopileve, ai u tregoi armiqve një shteg të ngushtë për ta goditur pas shpine ushtrisë greke. Pas asaj tradhtie grekët u masakruan në fushën e betejës.

LEXO EDHE:  Një e treta e shqiptarëve të dënuar për drogë/ “Lirohen” vrasësit dhe përdhunuesit

LEXO EDHE:  Amnistia/ Fillojnë lirimet nga burgjet

Edhe pse spartanët ishin zënë në befasi, 300 prej tyre luftuan me guxim deri në fund. Në betejë vdiqën 2 komandantët grekë Kserksi dhe Leonidha. Efialti mund të cilësohet me të drejtësi tradhtari më i madh në historinë greke. Pa ndihmën e tij, do të kishte qenë shumë më e vështirë ose ndoshta e pamundur për persët të fitonin mbi spartanët.

Harold Kol

Konsiderohet si tradhtari më famëkeq i Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte një ushtar britanik, dhe një spiun i nazistëve në të njëjtën kohë. Ai i mashtroi të dyja palët, britanikët dhe gjermanët, dhe u arratis disa herë nga burgu. Kol ishte liruar së fundi nga burgu, duke u rekrutuar në ushtrinë britanike në shtatorin e vitit 1939.

Gjatë shërbimit të tij në Francë, ai u gradua si rreshter, por u kap nga gjermanët gjatë kapitullimit të Francës në verën e vitit 1940. Kol u arratis dhe ndihmoi në funksionimin e linjave të Rezistencën Franceze. Në vitin 1941, Kol u kap sërish nga gjermanët, këtë herë nga Gestapo.

Ata e bindën atë që t’i tradhtonte francezët, ai pranoi dhe denoncoi 150 anëtarë të Rezistencës Franceze, përfshirë disa nga emrat më të rëndësishëm. Të paktën 50 nga 150 francezë u ekzekutuan nga Gestapo. Pas kësaj, Kol u ndoq nga shërbimi sekret britanik M19,deri sa u kap në qershor të vitit 1945. Ai u arratis sërish në nëntor të po tij viti, por një vit më vonë, më 8 janar ai u qëllua për vdekje nga policia franceze.

Andrej Vllasov

Një gjeneral i famshëm sovjetik Vllasov, i tradhtoi sovjetikët duke krijuar Ushtrinë Çlirimtare Ruse. Kjo ishte një trupë prej qindra ushtarësh, që kishin dezertuar nga Ushtria e Kuqe,dhe më vonë luftuan për nazistët kundër popullit të tyre.

Vlasov ishte gjenerali i preferuar i Stalinit, që e shpëtoi Moskën në dimrin e viteve 1941-1942, dhe që mori pjesë edhe në Luftën e Leningradit. Nazistët e kapën gjeneralin dhe e bindën qëtë dezertonte për të kaluar me Rajhun e Tretë.

Në vitin 1944, autoritetet naziste e lejuan Vllasov të krijonte njësinë e tij për ta çliruar popullin rus nga regjimi i Stalinit. Kështu ai krijoi Ushtrinë Çlirimtare Ruse, duke rekrutuar ushtarët rusë që ishin kapur rob nga gjermanët.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kjo Ushtri Çlirimtare prej 50.000 burrash po luftonte kundër Ushtrisë së Kuqe. Shumica e tyre iu dorëzuan trupave amerikane që përparonin në Çekosllovaki, të cilët më pas i dorëzuan tek sovjetikët. Edhe Vllasovi u dorëzua sovjetikëve në majin e vitit 1945 dhe u ekzekutua prej tyre më 1 gusht 1946.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

10 of the Most Notorious Traitors in History

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush janë 10 tradhtarët më famëkeq në histori

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

(Pjesa e parë)

Tradhtia është një nga llojet më të këqija të krimeve, që mund të kryejë ndonjëherë një njeri. Ajo shkatërron jo vetëm besimin tek ish-aleatët, por vë seriozisht në pikëpyetje karakterin e tradhtarit. Është e sigurt të thuhet se asnjë lloj lavdie, dhe asnjë lloj shpërblimi që mund të fitojë tradhtari, nuk mund të krahasohet me dëmet nga tradhtia e popullit të tij. Historia ka plot shembuj të tradhtarëve. Ja cilat janë 10 më famëkeq në histori.

Benedikt Arnold

Gjatë Luftës për Pavarësi, Benedikt Arnold e tradhtoi SHBA-në, duke iu ofruar britanikëve të dorëzonte fortesën Uest Point në Nju Jork, në këmbim të një shume prej 20 mijë paund. Por britanikët nuk arritën që ta merrnin Uest Point. Plani i Arnoldit u zbulua, dhe ai u arratis.

Arnold ishte një udhëheqës i aftë, dhe spikati në shumë beteja të Luftën Revolucionare. Për performancën e tij të jashtëzakonshme, në vitin 1780 iu dha komanda e Uest Point, fortesës së vendosur buzë lumit Hadson. Por Arnold nisi të mbante kontakte të fshehta me kreun e forcave britanike, Sër Henri Klinton.

Ai premtoi dorëzim të plotë të fortesës dhe të njerëzve të tij tek armiqtë, në këmbim të interesave të tij personale. Pas arratisë, ai u transferua në Angli, dhe nuk mori kurrë atë

që i ishte premtuar nga britanikët. Arnold vdiq në Londër më 14 qershor 1781. Ish-heroi është aq i urryer nga amerikanët saqë emri i tij konsiderohet si sinonim i fjalës “tradhtar”.

Mir Xhafar

Ishte njeriu që tradhtoi bashkatdhetarët e tij indianë. Në këmbim të një ryshfeti, ai krijoi mundësinë e fillimit të sundimit më shumë se 200-vjeçar të britanikëve në Indi. Ai i ndihmoi armiqtë që të fitonin mbi sundimtarin e Bengalit në Betejën e Plasej. Ajo ngjarje cilësohet si fillimi i imperializmit britanik në Indi.

Kompania angleze e Indive Lindore, ishte shumë agresive në tregjet indiane në fillim të shekullit XVIII. Anglezët kishin selinë e tyre në qytetin e Kalkutës, dhe mezi prisnin që ta vinin atë plotësisht nën kontrollin e tyre. Siraxh Ud-Daulah, sundimtari i mbretërisë, ishte i vetmi që rezistoi synimeve perandorake të britanikëve.

Nënkoloneli Robert Klajv i shpalli luftë Siraxh në Plasej. Trupat vendase ishin mbi 50.000, ndërsa ato britanike vetëm 3.000. Por mbreti nuk llogariti tradhtinë e njërit prej njerëzve të tij Mir Xhafar. Më 23 qershor 1757, Xhafar i urdhëroi forcat e tij të tërhiqeshin nga beteja e Plasej, duke i lënë armiqve fushë të lirë.

Siraxh u arratis për njëfarë kohe, derisa u kap dhe u ekzekutua.  Klajv e zëvendësoi Siraxh me Xhafar, që mori postin e guvernatorit në Bengal. Lakmia e Xhafar rezultoi fatale 2 vjet më vonë, kur Klajv mësoi për traktatin e fshehtë të Xhafar me holandezët. Ai u zëvendësua nga dhëndri i tij, Mir Kasimi. Xhafar është i urryer në historinë e Indisë dhe të Pakistanit. Aq sa emri i tij është sinonim i fjalës “tradhtar” në gjuhët e tyre përkatëse.

Vidkun Kuisling

Kur nazistët ishin në luftë me shuam vende, diplomati norvegjez, Vidkun Kuisling, nisi

një grusht shteti kundër mbretit të tij, për të fituar mbështetjen e e Hitlerit. Në fakt ai u bë kryeministër nën regjimin Kuisling, i njohur si qeveria kukull e nazisteve në Norvegji.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i drejtorëve të burgjeve / Ja kush do t’i zëvendësojë

LEXO EDHE:  Fshesë në Hipotekë dhe Burgje/ Ministrja e Drejtësisë shpall vendet vakante

Kuislingu kishte qenë gjithmonë në kërkim të mbështetjes nga jashtë, që kur partia e tij Nasjonal Samling humbi në zgjedhjet e viteve 1930. Ai iu drejtua për ndihmë drejt nazistëve, dhe partia e tij e parëndësishme, njihej si dega norvegjeze e Partisë Naziste.

Ai e takoi Hitlerin për herë të parë më 18 dhjetor 1939. Gjatë takimit, ideja e tij për të pushtuar Norvegjinë nga bregu i detit ishte më pak e rëndësishme për Fyhrerin. Të dy ndanë pikëpamjet të përbashkëta mbi idenë e një race dominuese. Hitlerit i bëri vërtet përshtypje propozimi i Kuislingut për të prodhuar një brez qytetarësh idealë.



Plani ishte bashkimi i arianëve nazistë dhe i racës nordike të Kuislingut. Nazistët hynë në Norvegji më 9 prill 1940, dhe Kuisling nuk ngurroi që ta vetë-shpallte veten kryeministër. Kur vendi u çlirua në vitin 1945, ai u shpall fajtor për dërgimin e pothuajse 1000 hebrenjve në kampet e përqendrimit, si dhe për tradhti kombëtare, dhe u ekzekutua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, emri i tij u bë sinonim i fjalës “tradhtar”.

Uang Jinguei

Në Kinën para-komuniste, politikani Uang Jinguei, bashkëpunoi me armiqtë japonezë. Për

të fituar pushtet, ai ra dakord të krijonte një qeveri kukull në Nanxhing, në këmbim të disa lëshimeve të vogla. Jinguei u lirua nga burgu në 1911 pas Revolucionit Vuçang.

Ai u bë një hero kombëtar dhe një figurë e shquar politike e Senatit. Pas vdekjes së liderit kinez Sun Jat-Sen në marsin e vitit 1925, ai rivalizoi Çang Kai Shek për pozicionin e liderit.  Por ky i fundit triumfoi fronin për shkak të fuqisë së tij ushtarake.

Për të fituar mbështetje ushtarake, Jinguei kontaktoi fillimisht me Hitlerin. Pastaj në dhjetor 1938, ai u arratis fshehurazi në Hanoi, për t’u lidhur në aleancë me japonezët. Armiqtë morën kontrollin mbi Nanxhing, dhe Jinguei u emërua si një sundimtar kukull. Jinguei u transferua në Japoni në marsin e vitit 1944, dhe vdiq më 10 nëntor të po atij viti.

Xhulius dhe Etel Rozenberg

Çifti i bashkëshortëve amerikanë, u dënua për shitjen tek sovjetikët të sekreteve të bombës bërthamore. Edhe pse pretenduan se ishin të pafajshëm deri në vdekjen e tyre, ata u bënë shtetasit e parë amerikanë që u dënuan dhe u ekzekutuan për spiunazh në kohë paqeje.

Xhulius, ishte një inxhinier që punonte për ushtrisë amerikane, ndërsa Etel punonte si sekretare.

Ata u njohën kur ishin anëtarë të Lidhjes së Re Komuniste. Më 17 qershor 1950, Xhulius Rozenberg u arrestua nën dyshimin për spiunazh, dhe u akuzua për menaxhimin e një rrjeti spiunazhi. Thuhej se grupi i transmetoi Bashkimit Sovjetik informacione top-sekret lidhur me bombat bërthamore.

Pas disa muajsh u arrestua edhe gruaja e tij, Etel. Ai që demaskoi Rozenbergët, ishte vëllai më i vogël i Etel, Dejvid Gringllas. Ky kishte qenë rreshter në ushtri, dhe më pas punoi si makinist në Los Alamos, laboratorin sekret të bombës atomike amerikane.

Dejvid u rrëfeu autoriteteve tradhtinë e tij, dhe kalimin e sekretet bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ai u dënua me 10 vjet burg. Ndërkohë Çifti Rozenberg u ekzekutua në karrigen elektrike më 19 qershor 1953 në burgun Sing Sing të Nju Jorkut.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

10 of the Most Notorious Traitors in History

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse vendet e Evropës Veriore, kanë qytetarët më të lumtur në botë?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”

Dielli gjatë muajit dhjetor nuk lind kurrë mbi horizontin e veriut Arktik të Finlandës. Edhe në jugun e largët të këtij vendi, ku jeton pjesa më e madhe e finlandezëve, banorët shohin vetëm 6 orë dritë dielli në ditët më të shkurtra të dimrit.

Pavarësisht nga kjo errësirë, Finlanda është zyrtarisht vendi më i lumtur në botë, dhe është renditur e para në këtë listë për 4 vjet me radhë. Kjo edhe sipas Raportit Botëror të Lumturisë të vitit 2021 të Kombeve të Bashkuara , që bazohet tek një pyetje të vetme (edhe pse subjektive).

Pjesëmarrësve anembanë globit, u kërkohet që të vlerësojnë lumturinë e tyre në një shkallë nga 1 deri në 10. Vendet e tjera nordike, duke përfshirë Islandën, Danimarkën dhe Suedinë, mbajnë gjithashtu vendet e para në këtë listë.

I vetmi vend jo-evropian, që renditet në mesin e 10 vendeve më të lumtura në botë është Zelanda e Re. Ndërkohë, shumë vende duke përfshirë Afganistanin, Sudanin e Jugut dhe Zambian, klasifikohen vazhdimisht në fund të listës. Shtetet e Bashkuara, renditen për këtë vit në vendin e 14-të.

Renditjet e tjera tregojnë rezultate të ngjashme. Indeksi i Prosperitetit Legatum, që mat mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendeve, raporton gjithashtu nivele relativisht të larta lumturie brenda vendeve të Evropës Veriore, në krahasim me ato që përjetojnë konflikte intensive.

Dhe ndërsa mungesa e pasurisë, mund ta pozicionojë një vend në fund të tabelës, nga ana tjetër vetëm paratë nuk janë të mjaftueshme për ta renditur një vend në krye të kësaj liste.

Për shembull marrin rastin e Hong Kongut.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, ai është vendi i dhjetë më i pasur në botë, kur është fjala për të ardhurat kombëtare bruto (GNI). Por Hong Kongu pozicionohet në gjysmën e fundit të indeksit të OKB-së, pas vendeve me një GNI më të ulët si Shqipëria, Gana dhe Ekuadori.

Në përgjithësi, studiuesit thonë se një sistem politik i qëndrueshëm, një sistem i mirë i sigurisë sociale, kujdesi shëndetësor falas, dhe nivelet e larta të besimit të publikut në një sistem politik, demokratik janë elementët e duhur për të pasur një popullatë të lumtur.

“Tek e fundit thelbësore nuk është kultura, por janë institucionet e një vendi”- thotë Frenk Martela, studiues i psikologjisë në Universitetin Aalto në Finlandë, që kontribuon në raportin e përvitshëm të Kombeve të Bashkuara.



LEXO EDHE:  Obama vizitë në burg - kërkon reformimin e ligjit penal

LEXO EDHE:  Cilat janë burgjet me masat më të larta të sigurisë në botë

Performanca jo shumë e mirë e Hong Kongut, është sipas një raporti nga Indeksit të Prosperitetit Legatum, pjesë e një tendence rajonale. Ky raport arrin në përfundimin se “progresi u ngadalësua në rajonin e Azi-Paqësorit, kryesisht për shkak të një përkeqësimi të sigurisë dhe sigurisë, lirive personale, cilësisë së ekonomisë dhe sistemit arsimor”.

India shënon një shembull tjetër, në të cilin rritja e pasurisë nuk përkthehet domosdoshmërisht në rritje të lumturisë, thotë Martela. ”Gjatë 10 viteve të fundit, PBB-ja e saj është rritur me shpejtësi, por lumturia e saj po zvogëlohet. Kjo renditje, mund të jetë një manifestim i paqëndrueshmërisë politike në nën-kontinent, dhe tensioneve në rritje midis komuniteteve fetare të Indisë- shton ai.

Por si e ka arritur saktësisht Evropa Veriore këtë gjendje shpirtërore kaq të mirë? “Kur kemi analizuar të gjitha fazat e hulumtimet për këtë pyetje, duket sikur institucionet më të afta, janë ato që parashikojnë lumturinë në nivel kombëtar”- shprehet Martela.

“Vendet nordike ofrojnë shumë gjëra pozitive për qytetarët, si një sistem të gjerë të mirëqenies sociale, kopshte dhe kujdes shëndetësor falas. Këto gjëra janë shumë thelbësore, pasi nënkuptojnë se njerëzit mund t’i besojnë shoqërisë që të kujdeset për ta, në rast se diçka shkon keq në jetën e tyre”- nënvizoi ai.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat “Reporterët pa Kufij”, qytetarët e Evropës Veriore, kanë më pak censurë në media dhe korrupsion se sa kudo tjetër në botë. “Prandaj, cilësia e institucioneve demokratike, është shumë e lartë”- thotë Martela.

Nëse qytetarët kanë besim se sistemi demokratik është duke funksionuar, atëherë ata kanë më shumë gjasa që të ndihen sikur vota e tyre ka vërtet rëndësi. Kjo është një tjetër nxitje për mirëqenien e banorëve.

“Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Që zyrtarët e qeverive, duhet të ri-mendojnë se si e vlerësojnë ndikimin e politikave të tyre. Produkti i Brendshëm Bruto, është përdorur për një kohë të gjatë si një simbol për suksesin e një vendi. Synimi përfundimtar i qeverive, duhet të jetë sigurimi që të jenë të lumtur sa më shumë qytetarë”- thotë Martela.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.discovermagazine.com/planet-earth/are-some-countries-happier-than-others

LEXO TE PLOTE