LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana me mungesa ndaj Skënderbeut

24 Nëntor 2021, 12:16, Sport CNA
Tirana me mungesa ndaj Skënderbeut

Tirana mendon për Skënderbeun, por sytë i ka nga infermieria. Skuadra bardheblu humbi mbrojtësin Zhozenin Behiratçe për arsye dëmtimi. Lojtari nuk u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa Tirana menjëherë dje ka kontrolluar gjendjen e lojtarit.

Do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të parë shkallën e shqetësimit apo mbrojtësi do të jetë i gatshëm për Shehin në fundjavë ndaj Skënderbeut.

Behiratçe i bashkohet Xhixhës së dëmtuar që do të qëndrojë të paktën dy javë pushim.

Gjithsesi, sot pritet që skuadra të dalë në stërvitje dhe aty do të shihet gjendja e gjithë grupit, përfshirë Behiratçen. Kujtojmë që Tirana humbi për herë të parë pas shumë ndeshjesh një përballje kampionati.

Lajmet e fundit nga