LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen përplasjet PD-LSI/ "Djali" i Kryemadhit kërcënon Bashën

24 Nëntor 2021, 12:40, Politikë CNA

Përplasjet mes PD-së, dhe LSI-së, duket se vijojnë të thellohen.

Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari, apo siç është lakuar më herët në media, si ?djali? i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ka kërcënuar publikisht kreun e PD, Lulzim Basha.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,I ftuar në abcnews, Braimllari tha se në rast akuzash në drejtim të partisë së tyre, LSI do të ketë një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe më të ashpër.

?Ne kërkonim të bashkëpunonim kundër keqqeverisjes. LSI e ka treguar që ka përgjegjshmëri në vendimmarrje. Ne kërkuam kohë për të marrë vendimet. E kuptoj stresin e PD. Janë futur në cep të ringut dhe nuk dalin dot. Bardhi artikuloi një mesazh të Lulzim Bashës. Ne i kemi thënë tekstualisht që nëse përmendin LSI do kenë përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe më të ashpër.

Unë kam dorëzuar në KQZ regjistrimin e LSI. PD-së nuk i është kërkuar asgjë më shumë se të përcaktojnë detyrimet si parti që nuk bllokon proceset në vend. Del e deklaron që ne nuk mund të shkonim sepse KQZ nuk u mblodh. Nëse do kishte vullnet pozitiv mund të regjistrohesh. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e tyre dhe tendencën e tyre për të vendosur do institucion në kolaps?, u shpreh Braimllari.

Ai theksoi se në rast se LSI do kishte dalë kundër Bashës në vitin 2017 ai nuk konfirmohej në krye të PD.

Braimllari foli edhe për rolin e Metës në drejtimin e LSI, por nuk bëri një zgjedhje mes tij dhe Kryemadhit.

?Ne kemi përcaktuar qëndrimin tonë në opozitë. Një LSI e vendosur qartazi kundër Lulzim Bashës në vitin 2017, Basha nuk do kishte shanse të konfirmohej në krye të PD. Ai rriti rolin për të mbyllur pazaret e tij me Edi Ramën. Meta është ideatori, themeluesi i LSI. Ai e hapi LSI kundrejt të rinjve. Shumë të rinj dhe të reja u ndjenë më të përfaqësuar.

Unë nuk mund të bëj dallime mes Kryemadhit dhe Metës. LSI ka luajtur rol ekuilibrues në vend. Kryemadhi e mori drejtimin e LSI në opozitë, në kushte shumë herë më të vështira. Roli i Metës në politikë është i patjetërsueshëm?, tha ai.

Lajmet e fundit nga