Connect with Us

SKANDAL/ UEFA bllokon llogaritë e FSHF-së për transferta të jashtëligjshme, përfshihet edhe Tirana

Sport

SKANDAL/ UEFA bllokon llogaritë e FSHF-së për transferta të jashtëligjshme, përfshihet edhe Tirana

Publikuar

-

/

Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare.Është zbuluar së fundmi se institucioni më i lartë i futbollit në vend ka degraduar në pikën që, edhe me paratë që UEFA akordon për futbollin shqiptar, të zhytet në afera të dyshimta, derisa ka hasur vështirësi edhe për të kaluar pagat e punonjësve të vet për muajt e fundit, shkruan “Panorama Sport”.

BLLOKIMI I LLOGARIVE

Dje në zyrat e FSHF-së janë paraqitur dy persona, që pas interesimit të gazetës, rezultuan se ishin përfaqësues të një zyre përmbarimore. Më pas mësuam se javën e shkuar, FSHF-së i janë bllokuar llogaritë bankare, për shkak të disa transaksioneve të dyshimta të parave, duke bërë shkelje të rënda njëra pas tjetrës. E gjitha kjo mund të përfundojë edhe në prokurori, por mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë organet ligjzbatuese gjatë ditëve në vijim.

Shkak për bllokimin e llogarive të FSHF-së është bërë fakti që paratë e së drejtës televizive dhe paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një vit më parë, nuk janë derdhur në llogaritë bankare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, por në llogari të tjera. Në mes është futur përmbarimi dhe më pas skandali ka marrë përmasa të frikshme.

PARATË E UEFA-s

Klubit të Tiranës i takonte të merrte rreth 1 milion euro shpërblim, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës dhe i derdh në llogaritë e federatave përkatëse (në këtë rast FSHF-së), të cilat më pas ua kalojnë klubeve. Ndërkaq, klubit i takonin edhe afro 65 mijë euro nga e drejta televizive.

Po çfarë ka ndodhur? Tirana i ka llogaritë bankare të bllokuara për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Kjo çështje është fituar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe tani e ka marrë në dorë përmbarimi, duke ia bllokuar llogaritë Tiranës prej disa kohësh.

SKANDALI I FSHF-së

Federata është njoftuar nga zyra përmbarimore se klubi Tirana i ka llogaritë të bllokuara dhe për çdo transfertë që do të bëhet në arkat e bardhebluve, do të duhet të njoftojnë përmbarimin, siç e parashikon edhe ligji. Mirëpo, FSHF-ja ka shpërfillur totalisht ligjet e shtetit, duke i kaluar Tiranës paratë e UEFA-s në rrugë të tjera.

LEXO EDHE:  Skandal/ Basha urdhëroi dhe nxorri përgjimet e Kryesisë

Mësohet se pas disa njoftimeve me shkresë në adresë të FSHF-së nga zyra e përmbarimit, “se ku janë paratë që ka akorduar UEFA dhe ato të së drejtës televizive për Tiranën dhe si i kanë kaluar ato klubit bardheblu ndërkohë që llogaritë i ka të bllokuara”, atëherë kanë paralajmëruar se do t’i bllokojnë llogaritë edhe FSHF-së.

Pasi i kanë lënë kohë mjaftueshëm dhe janë kryer të gjitha procedurat, ka ardhur edhe vendimi për t’i bllokuar llogaritë FSHF-së. Skandaloze! Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të sfidojë shtetin dhe të kryejë transaksione parash me kundërvajtje të tilla, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke “bekuar” paligjshmërinë mbi transparencën financiare në futbollin që ajo organizon.

PO SFIDON EDHE UEFA-n

Zyrtarët e FSHF-së mund ta trajtojnë si pronën e tyre federatën dhe mund të shkelin ligjin me paratë që marrin nga sponsorë të ndryshëm apo nga kompleksi i Kombëtares që kanë lëshuar me qira në Kamzë për akademinë e Alban Bushit.

Ndoshta mendojnë se janë të paprekshëm nga ligjet shqiptare. Por, kur bëhet fjalë që paratë e UEFA-s të transferohen në mënyrë të kundërligjshme, atëherë FSHF duhet t’i bëjë mirë hesapet, sepse është nën monitorimin e vazhdueshëm të këtyre institucioneve, por edhe të medias ndërkombëtare. Kështu injoroi federata edhe trukimet e njëpasnjëshme që ndodhnin vite më parë në Shqipëri nën hundën e saj.

Duka dhe zyrtarë të lartë ia hodhën pa lagur dhe pa asnjë hetim për gjendjen ku u zhyt futbolli ynë, por sot që flasim kemi klubin më të dënuar në planet për trukime: Skënderbeun. Edhe atëherë FSHF e sfidoi hapur ligjin dhe për hir të së vërtetës nuk pati asnjë reagim nga instancat shtetërore, por reagoi pikërisht UEFA që dënoi me 10 vite dhe 1 milion euro gjobë një prej klubeve më të suksesshme të epokës “Duka”.

Ky i fundit, që ndërkaq është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, del dhe ankohet se qeveria nuk e ndihmon, por duhet që më parë të japë llogari se si institucioni që drejton shkel ligjin dhe bëhet burim për evazion fiskal. Sepse, t’i transferosh një klubi paratë e UEFA-s nëpërmjet llogarive të dyshimta dhe jo në llogaritë zyrtare, është shkelje e hapur e ligjit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

“Nuk e di si pësohen gola si i pari dhe i treti“, Murinjo lë intervistën para kohe pas humbjes: Nuk dua t’i përgjigjem pyetjeve

Publikuar

-

Nga

Përballja e Interin rezultoi një makth për Murinjon, teksa Roma e tij u mposht thellë 3-0 nga zikaltrit. Në përfundim të ndeshjes, portugezi ka folur shkurt për mikrofonin e “DAZN“-it.

“Special one“ i vë fajin faktorëve të jashtëm si lëndimet, Kovidi apo kartonët e verdhë, si dhe shpreh habinë se si skuadra e tij mund të pësonte një gol si i pari dhe i treti. Në fund Murinjo ka refuzuar të japë përgjigje për pyetjet e panelit në studio, duke u larguar përpara kohe nga intervista.

“Interi është më i fortë se ne në kushte normale, në kushte jonormale është shumë më i fortë se ne. Vitin e kaluar ajo përfundoi 29 pikë mbi ne. Mes Kovidit, lëndimeve dhe skualifikimeve ishim në një situatë të kufizuar.

LEXO EDHE:  Përgjimet e antimafias italiane / PD: Askush nuk e beson më Edi Ramën dhe marionetën e tij në Bashki

LEXO EDHE:  Foto-Testi skandaloz/ Si u tall me maturantët Besa Shahini



Ne kishim zero potencial sulmues dhe duhej të shënonim në ato pak raste. Ne kishim tre, dhe nuk e bëmë. Kur bën një enigmë shumë të vështirë, nuk mund të pësosh gola si i pari dhe si i treti.

Për mendimin tim, arbitri është i mirë, vetëm Kristantes i mungoi një karton i verdhë.

Jemi skuadra më e padisiplinuar në Serinë A, kemi një rekord të jashtëzakonshëm kartonash të verdhë. Ju kërkoj falje juve dhe atyre që na dëgjojnë nga shtëpia por nuk dua t’u përgjigjem pyetjeve të studios”, ka thënë Murinjo.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Bayerni fiton mes polemikash ndaj Dortmundit

Publikuar

-

Nga

Bayerni i Mynihut triumfoi 2-3 ndaj Borussias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ku u zhvillua një përballje me ritëm të jashtëzakonshëm, por edhe e tensionuar, që në fund pa të festonin kampionët në fuqi të Bundesligës. Një penallti e pretenduar nga verdhezinjtë, kur rezultati ishte 2-2, dhe më pas 11-metërshi i akorduar për bavarezët bëri të shpërthente trajneri Marco Rose, që mori dy kartonë të verdhë duke u detyruar të largohej para kohe nga pankina.

Julian Brandt e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të, pas pasimit që mori nga Bellingham, por në të 9-tën ktheu shumë shpejt baraspeshën Lewandowski. Në fund të pjesës së parë Coman shënoi të dytin për Bayernin, që shkoi në avantazh të një goli (1-2) në pushimin mes pjesëve.

LEXO EDHE:  Foto-Testi skandaloz/ Si u tall me maturantët Besa Shahini

LEXO EDHE:  Basha mbulon skandalin e Ramës/ Ish-Presidenti zbardh faktet



Dortmundi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe sapo nisi fraksioni i dytë Erling Haaland e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Manuel Neuer, 2-2.

Në të 53-tën Reus u rrëzua në zonë pas kombinimit me Haaland, por kryesori nuk akordoi 11-metërsh, duke irrituar verdhezinjtë. Në të 76-tën Mats Hummels preku topin me dorë në zonë dhe kryesori pasi u konsultua me sistemin VAR bëri shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Lewnadowski u tregua i saktë përballë portierit vendës, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin, që mori fitoren e 11-të sezonale, me diferencën mes dy ekipeve që shkon në katër pikë (34/30).

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola të tjerë, i zhgënjyer me rezultatin

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është lojtari i momentit te skuadra e Southampton në Premier League.

Në sfidën e ditës së sotme sulmuesi shqiptare e nisi ndeshjen titullarë kundër Brighton, teksa ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gol në minutën e 30 të takimit. Takim që u mbyll me shifrat 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t’i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.



“Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.

Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem”, theksoi 20-vjeçari shqiptar pas ndeshjes me Brighton.

LEXO TE PLOTE