LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbi me “dhimbje koke”, titullari i Dinamos do mungojë disa javë

24 Nëntor 2021, 14:03, Sport CNA
Shkëmbi me “dhimbje koke”, titullari i Dinamos do mungojë

Romeo Harizaj do mungojë edhe afro një muaj për Dinamon.

Gardiani i Bluve pësoi një lëndim në kavilje në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Tiranën, duke qenë prej gati tre javësh jashtë stërvitjes.

Nga testimet e kryera, mësohet se portieri fierak e ka të pamundur që të rikthehet në kohë, duke qenë mungesë e madhe për ekipin.

Veç Harizaj, te Dinamo janë të shqetësuar edhe për Sidibe dhe Haxhiun, që ende nuk janë gati.

Dëmtimet te Blutë janë kthyer në makth, teksa edhe Sofranac apo Maliqi kanë qenë më herët mungesa të mëdha për disa javë.

Lajmet e fundit nga