Connect with Us

SHBA vendosin sanksione të tjera kundër Nord Stream 2 

Bota

SHBA vendosin sanksione të tjera kundër Nord Stream 2 

Publikuar

-

cna lajme bote

SHBA kanë vendosur sanksione të tjera kundër gazsjellësit të kontestueshëm, Nord Stream 2. Ministria e Jashtme amerikane në Uashington, bëri të ditur se sanksionet kanë të bëjnë me ndërmarrjen Transadria dhe anijen e saj “Merlin”. Sanksionet e vendosura deri tani përfshijnë tetë persona ose objekte si dhe 17 anije.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken theksoi se, qeveria amerikane vazhdon të jetë kundër projektit të gazsjellësit.

Megjithatë SHBA është duke punuar me Gjermaninë dhe aleatët e tjerë për të ulur rreziqet që projekti shkakton për Ukrainën dhe vendet e tjera, shtoi ministri Blinken. Sidoqoftë, qeveria amerikane heq dorë nga vendosje dënimesh të ashpra, që do ta çonin projektin drejt dështimit. Sanksionet e reja nuk kanë faktikisht ndonjë ndikim të madh mbi projektin.

Pikat më të rëndësishme në kontradiktat midis Uashingtonit dhe Berlinit

SHBA kanë vendosur në të kaluarën disa sanksione kundër firmave, anijeve dhe personave të veçantë që marrin pjesë në Nord Stream 2. Sanksionet që vendosen tani kanë të bëjnë me një raport të ri që Ministria e Jashtme e SHBA-së, i dërgoi Kongresit amerikan lidhur me gazsjellësin.

Gjatë periudhës së pararendësit të Joe Bidenit, Donald Trumpit, Nord Stream 2 ka qenë një nga pikat më të rëndësishme të kontradiktave midis Uashingtonit dhe Berlinit. Qeveria e Trumpit vendosi në fund të vitit 2019 sanksione, që çuan në ndërprerjen e punimeve të gasjellësit. Aktualisht, Bideni po ashtu si Trump është i mendimit se nëpërmjet gasjellësit Gjermania dhe Europa bien në varësi të madhe ndaj Rusisë për furnizimin me energji. Korrikun e kaluar, SHBA e drejtuar nga Bideni arriti një marrëveshje me Gjermaninë për projektin. 

LEXO EDHE:  Tarifat e reja të importeve/ Kina kërcënon Shtetet  Bashkuara të Amerikës

 Ndërtimet kanë marrë fund, vënia në punë ende e pamundur

Të dy vendet publikuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën u shpreh përkrahje ndaj Ukraninës. Qeveria amerikane pranoi se nuk do të vazhdojë të pengojë gazsjellësin dhe hoqi dorë nga vendosja e sanksioneve të mëdha, si për shembull kundër ndërmarrjes që do të verë në punë gazsjellësin, e cila është regjistruar në Zvicër. Ajo është ndërmarrje satelite e koncernit rus të gazit, Gazprom.

Punimet për ndërtimin e Nord Stream 2 kanë përfunduar në muajin shtator. Ato patën filluar në maj 2018. Me anë të gazsjellësit 1200 kilometra të gjatë, i cili përbëhet tani nga dy tubacione, Gjermania pritet të marrë nga Rusia më shumë gaz se deri tani. Por, është ende e paqartë se kur do të rrjedhë vërtet gaz nëpër tubacione. Javën e kaluar Agjencia Federale e rrjetit, kërkoi paraprakisht një proces certifikimi të domosdoshëm për arsye formale./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Erdogan paralajmëron “luftë ekonomike” pas rënies së lirës turke

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një “luftë për pavarësi ekonomike”.

Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind.

Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës.

“Nuk e meritojmë këtë”: Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

LEXO EDHE:  U vlerësua nga DASH/ Dvorani: Ndihem i vlerësuar, sulmet e Metës nuk më shqetësojnë



Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij.

Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën.

“Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve … dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës,” tha ai.

“Ne do të dalim fitimtarë nga kjo luftë e pavarësisë ekonomike me ndihmën e Zotit dhe popullit tonë.”

Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit dhe norma vjetore e inflacionit ka arritur gati 20 për qind — duke katërfishuar objektivin e qeverisë turke./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca dhe Italia/ Si po e luftojnë ato koronan?

Publikuar

-

Nga

Franca përforcon. 88 për qind e personave mbi 12 vjeç janë tashmë plotësisht të imunizuar dhe presioni nuk ulet as për dozën e tretë. Të moshuarit dhe personat vulnerabël kanë nevojë për atë që quhet “përforcues”, përndryshe humbasin statusin e vaksinimit në kartelën shëndetësore. Pa të, pjesëmarrja në jetën publike, për shembull, vizita në kafene, kinema apo muze, thuajse është e pamundur.

Edhe në ambjentet e jashtme bëhen kontrolle. Ky njoftim i dha një shtysë të re fushatës së vaksinimit: pragu i pesë milionë personave që morën përforcimin e vaksinës kaloi që një javë më parë.

Kjo nuk është kohë për të qenë të dobët, sipas epidemiologut Renaud Piarroux: “Sfida është të përgatitemi për festat e Krishtlindjeve, për të siguruar që transmetimet të jenë nën kontroll”. Edhe në Francë, numri i infeksioneve po rritet sërish me shpejtësi.

Që nga mesi i shtatorit, në Francë vaksinimi ka qenë i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë. Protestat fillestare kundër kësaj mase janë qetësuar në një masë të madhe.

Dhe frika se mjekët dhe stafi infermieror do t’i kthenin shpinën punës nuk është konfirmuar. Në vend të kësaj, normat e vaksinimit në këto profesione janë mbi 90 përqind.

Fushata e vaksinimit ka ecur në Itali

“Ky armik i poshtër troket vazhdimisht në derë. Duhet të ndërtojmë edhe më shumë mbrojtje kundër tij”, paralajmëron pothuajse çdo ditë Francesco Paolo Figliuolo, i cili po bën gjithçka për të fituar këtë betejë. Që kur kryeministri Mario Draghi e emëroi atë Komisionerin e Përgjithshëm të Posaçëm të Covid-it për Italinë, fushata e vaksinimit ka ecur si duhet.

Ata të cilëve u vjen radha të marrin vaksinën përforcuese marrin një lajmërim me aplikacion ose njoftim me SMS. Personeli kujdestar dhe infermieror, mësuesit dhe grupet në rrezik kanë marrë një kujtesë prej javësh të tëra. Personat mbi 40 vjeç e kanë radhën nga dhjetori. Për këtë qëllim do të rihapen qendrat e vaksinimit.

Deri tani janë kryesisht të moshuarit dhe të dobëtit që kanë marrë një përforcues si dhe personeli shëndetësor, për të cilët vaksinimi është i detyrueshëm që nga muaji prill. I vaksinuar, i kuruar, i testuar. 3G është gjithashtu në fuqi në autobusë dhe trena, si dhe në të gjithë vendin në vendin e punës – që nga mesi i tetorit.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Presidenti Trump urdhëron dërgimin e ndihmave në Itali

LEXO EDHE:  U vlerësua nga DASH/ Dvorani: Ndihem i vlerësuar, sulmet e Metës nuk më shqetësojnë



Kompanitë që nuk kontrollojnë “pasaportën e gjelbër” rrezikojnë një gjobë deri në 1500 euro. Punonjësit pa pasaportë rrezikojnë të humbasin pagën e tyre. “Green Pass” është në fuqi që prej muajit gusht në restorante, bare, teatro, pishina dhe hotele, ku duhet vërtetuar se personi është i vaksinuar ose i shëruar ose ka një test negativ për Corona, jo më të vjetër se 48 orë.

“Green Pass” edhe në pista

Edhe në Tirolin e Jugut, pasaporta e gjelbër është e detyrueshme në vendpushimet e skive, për shembull. Për më tepër, testet për koronan janë me pagesë, pasi italianët duhet të vaksinohen.

Edhe në Itali, numri i të infektuarve ka nisur të rritet sërish ditët e fundit, por ka shumë më pak pacientë të sëmurë rëndë në krahasim me një vit më parë. Ndryshe nga viti i kaluar, sistemi shëndetësor nuk është i mbingarkuar. Në të gjitha rajonet, shifrat mbeten nën pragun kritik. Italia madje ishte në gjendje të pranonte pacientë me korona nga Bavaria.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me korona, Italia po diskuton rregulla më të rrepta për personat e pavaksinuar dhe kontrolle kufitare me vendet fqinje. 3G është tashmë në fuqi për njerëzit që hyjnë në vend, përfshirë turistët.

Kërkohen kufizime për kundërshtarët e vaksinimit

Janë kryesisht politikanët rajonalë ata që i kërkojnë qeverisë në Romë të vendosë kufizime ndaj kundërshtarëve të vaksinimit, në mënyrë që të shmangen një mbyllje e madhe gjatë dimrit të ardhshëm. Mund të ketë një lloj “Super Green Pass” i cili do të ishte i vlefshëm vetëm 6 ose 9 muaj pas vaksinimit dhe i cili më pas mund të rinovohet me përforcues. Si provë negative përmenden vetëm testet PCR.

Gjithçka do të varet nga sjelljet dhe shkalla e vaksinimit, sipas Ministrit italian të Shëndetësisë Speranza. Ne duam veçanërisht të ruajmë Krishtlindjet dhe sezonin e dimrit. Për këtë, Italia është e gatshme të pranojë rregulla më të rrepta, ka deklaruar ai./dw

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Sllovakia drejt bllokimit të plotë

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputiva ka bërë thirrje që vendi të futet në një izolim të rreptë pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Presidentja Caputiva ka thënë se bllokimi duhet të ndodh sidomos për shkak se sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit.

Ajo nuk mund të merr vendimin për bllokim nga pozita e presidentes porse zëri i saj ka peshë pasi është politikania më popullore në vend.

Anëtarët e partisë në pushtet u thanë mediave gjithashtu se rregulla më të ashpra mund të priten të mërkurën, më 24 nëntor, por ata refuzuan të japin detaje.

Caputova po kërkon një bllokim të plotë për të gjithë vendin, jo vetëm për ata që ende nuk janë vaksinuar. Presidentja Caputiva ishe emocionale deri foli për këtë çështje pas një vizite në një spital.



LEXO EDHE:  Tarifat e reja të importeve/ Kina kërcënon Shtetet  Bashkuara të Amerikës

LEXO EDHE:  Yuri Kim bën lëvizjen e radhës/ Thirrja e fortë e ambasadores

“Ne jemi aktualisht shteti me situatën më të keqe në botë, kur bëhet fjalë për infeksionet e reja”, tha ajo.

“Spitalet janë në kufijtë e kapaciteteve të tyre dhe duhet të kufizojnë shërbimet që ofrojnë, personeli shëndetësor i rraskapitur po lutet për ndihmë”, deklaroi ajo.

Sllovakia ka pasur disa masa në fuqi kundër përhapjes së infeksionit mirëpo sipas presidentes së këtij vendi ka pasur zbatim tejet të dobët gjë që ka lejuar shtimin e rasteve me COVID-19.

Përveç Sllovakisë, shumica e vendeve evropiane kanë përjetuar një rritje rapide të rasteve të reja të infeksioneve me COVID-19.

OBSH-ja u frikësohet 700,000 vdekjeve të tjera nga koronavirusi në Evropë

OBSH-ja paralajmëroi të mërkurën se në rast se vazhdon trendi i njëjtë i infektimeve, atëherë, gjatë këtij dimri në Evropë nga COVID-19, mund të humbasin jetën rreth 700,000 persona./rel

LEXO TE PLOTE