Rudina Hajdari: Nuk kthehem në PD pa ikur Basha

24 Nëntor 2021, 18:41, Politikë CNA
Rudina Hajdari: Nuk kthehem në PD pa ikur Basha

Ish deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar pasditen e sotme në ?Top Talk?.

Duke iu përgjigjur kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Hajdari tha se nuk do të kthehet pranë Partisë Demokratike nëse në krye të saj do të vijojë të jetë Lulzim Basha.

Por, Hajdari nuk është as pro kthimit të Berishës në krye të Partisë Demokratike.

?Nuk bëhem pjesë e Partisë Demokratike deri në momentin që të bindem që kryetari apo kushdo që të jetë në krye të partisë nuk më inspiron dhe nuk më jep dëshirën që të punoj me të. Deri në atë moment unë nuk mendoj që do të merrem dot.

Janë të njëjtët njerëz që kanë bërë përjashtime, kanë përjashtuar njerëz nga partia dhe janë sjellë në mënyrën si janë sjellë. Të gjithë i dimë këto situata. Nuk kemi nevojë tani të shikojmë pikëpamjen historike.

Në momentin që çdokush ka dalë kundër kryetarit, është përzënë. Tani po ndodh rëndom, por ka ndodhur edhe gjatë kohës kur kryetar ishte Berisha.

Ndaj, si mund të besohet që mund të ketë hapje të Partisë Demokratike nëse janë po të njëjtët kryetarë që kanë bërë po të njëjtën sjellje?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga