Connect with Us

Rindërtohet qendra sociale në Kombinat/ Ahmetaj: Qytetarët gjejnë një strehë të ngrohtë

Politikë

Rindërtohet qendra sociale në Kombinat/ Ahmetaj: Qytetarët gjejnë një strehë të ngrohtë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ka hapur dyert qendra sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Njësinë Administrative nr 6, një tjetër objekt i financuar në kuadër të Programit të Rindërtimit.

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj vizituan sot ambientet e reja të qendrës, e projektuar si qendër multidisiplinare për personat me aftësi ndryshe me një kapacitet prej rreth 250 frekuentues të përditshëm dhe 800 familje në nevojë. Objekti sipas projektit eshte trajtuar si pike atraksioni për komunitetin dhe sidomos për këtë grup specifik, të grupmoshave fëmijë dhe adoleshentë për të mbështetur riintegrimin e tyre në shoqëri.

Në fjalën e tij Zv.Kryeministri Ahmetaj tha se “kjo qendër komunitare nuk është thjesht një ndërtesë, është shprehja më e mirë sesi ne ringrihemi edhe më të fortë, më të maturuar, më të kujdesshëm për njerëzit në nevojë.”

Ahmetaj iu referua gjithashtu mbështetjes që qeveria ka dhënë në vazhdimësi e do të japë për familjet, edhe me buxhetin e vitit 2022.

Buxheti i vitit që vjen, përpos disa reformave shumë të rëndësishme që nga dixhitalizimi apo infrastruktura kritike si investime për ta bërë Shqipërinë më moderne dita pas ditës, ka në themel paketën e mbështetjes për familjen. Është kujdesi për fëmijën, është kujdesi për të rriturit, për të rinjtë dhe për moshën e tretë”.

Duke përmendur disa nga politikat mbëhstetëse të paketës, Ahmetaj tha se “25 mijë familje në nevojë me më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, duke filluar nga viti tjetër do të marrin 2-fishin e ndihmës ekonomike. Sërish pensionet rriten gati 5% vitin që vjen dhe ai bonusi i fundvitit nuk është më një rastësi, por është i përhershëm, është në ligjin e buxhetit. Të rinjtë do të mbështeten për t’u bërë më konkurrues në të gjithë ekonominë globale, së fëmijët e sotëm, nesër do konkurrojnë në një ekonomi shumë më të gjerë, se Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria është një ekonomi e hapur dhe të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen, duhen marrë sot që ta përballojmë nesër.”-tha Ahmetaj.

Fjala e plotë e Zv.Kryeministrit Ahmetaj

Faleminderit të gjithëve, është moment shume emocional jo thjesht për procesin e rindërtimit por për gjithë atë ndjesi të thellë që mishëron kjo mazhorancë dhe kjo qeveri për qytetarët në nevojë por sidomos për të gjithë ato familje që kanë më shumë nevojë për kujdes. Për të gjithë ata njerëz që premtuam që nuk do t’i lëmë vetëm dhe nuk do t’i lëmë mbrapa.

Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019 përpos e përtej një fatkeqësie shumë të madhe që rëndoi në kurriz të shumë e shumë familjeve, pati dhe fatalitete. Na testoi si shoqëri, na testoi si individë, na testoi si zemra, si mendje, na testoi si mazhorancë, si qeveri dhe si ne ia dolëm. Ia dolëm jo me pak vështirësi, post tërmetit patëm edhe pandeminë dhe sërish patëm të njëjtin angazhim, jo si premtim elektoral por, premtim njerëzor i një mazhorance tejet të lidhur, siç e theksova, me qytetarin, me komunitetin.

Kjo qendër komunitare nuk është një ndërtesë, është shprehja më e mirë sesi ne ringrihemi edhe më të fortë, më të maturuar, më të kujdesshëm për njerëzit në nevojë. Dikush i referohet si një ndërtesë moderne, ndërsa unë do t’i referohesha si shpirti i ringritjes dhe vëmendja ndaj gjithë familjeve dhe qytetarëve në nevojë.

Drejtoresha me të drejtë i përmendi të gjitha ato shërbime funksionale që qendra model, siç iu referua Erjoni, jo vetëm ne Tiranë, jo vetëm në Shqipëri por dhe përtej, afron për familjet në nevojë. Janë 800 familje, janë pak, janë shumë, mund të jenë më pak me zhvillimin ekonomik por sado që të jenë ato kanë nevojë për mbështetje, për vëmendje, që nga fëmijët e deri tek nënat e baballarët në moshë të thyer që ne i takuam së fundmi kur po vinim të ndanim me ju emocionin e sotëm, jo të rindërtimit, po të një mazhorance që ka vendosur në themel qytetarin e zakonshëm dhe mbi të gjitha qytetarin në nevojë.

Iu referova buxhetit të vitit që vjen. Shumëkush pyet kur na dëgjon në debatet që bëjmë në parlament kur dikush shan dikë, kur dikush përqesh dikë, dikush duartroket dikë dhe për qytetarët e zakonshëm pyetja normale për të marrë përgjigje është “ Çfarë është buxheti, çfarë bën buxheti ? Dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos disa reformave shumë të rëndësishme që nga dixhitalizimi apo infrastruktura kritike si investime për ta bërë Shqipërinë në infrastrukturë më moderne dita pas ditës, ka në themel paketën e mbështetjes për familjen.

Çfarë është paketa e mbështetjes për familjen? Është kujdesi për fëmijën, është kujdesi për të rriturit, për të rinjtë dhe për moshën e tretë. Nuk do arrija t’i numëroja të gjitha, por disa reflektime për ju dhe për të gjithë qytetarët që na ndjekin do desha t’i afroja. ‘

Dikush na tha, “po çfarë do të thotë që ju ofroni falas vizitën e syve për fëmijët deri 14 vjeç”. I them nuk është vetëm kjo, ka kujdes për fëmijët jetim, ka kujdes për mësues për ata me aftësi ndryshe, ka kujdes për familje në nevojë. Një shembull, janë 25 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç që do marrin 2-fishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo, nuk është shumë sigurisht, se të gjithë lëvizin brenda mundësive që ofron buxheti i shtetit, ama është vëmendje e drejtpërdrejtë.

Po mosha e tretë, pensionistët, e mbani mend debatin sa u rritën pensionet, sa u rritën pensionet. Sërish pensionet rriten gati 5% vitin që vjen dhe ai bonusi i fundvitit nuk është më një rastësi, por është i përhershëm, është në ligjin e buxhetit.

Po për të rinjtë që janë paketat në ndihmë të tyre për t’i bërë më konkurrues në të gjithë ekonominë globale, së fëmijët e sotëm nesër nuk do konkurrojnë thjesht në Tiranë, thjesht në Shqipëri, por do konkurrojnë në një ekonomi shumë më të gjerë, se Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Evropian, Shqipëria është një ekonomi e hapur dhe të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen, duhen marrë sot që ta përballojmë nesër.

I them të gjitha këto për të kujtuar që tërmeti i 2019 na testoi të gjithëve, shumë derdhën lot, shumë u trishtuan, shumë psherëtinë, shumë e humbën edhe besimin, por ne nuk e humbëm besimin dhe kur premtuam që do ta rindërtojmë të gjithën më bukur, më të sigurt, më moderne, nuk e kishim një premtim në erë por e kishim një fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa dhe askënd vetëm. 

Sot, personalisht, por edhe kur diskutojmë me Kryeministrin, të vjen rasti, i qëllimtë, i përditshëm, në qeveri të mundohesh të bësh gjëra të mira për qytetarët, e lufton nga mëngjesi deri në mëngjes nëse doni; sigurisht që jo gjithmonë ia del, por në memorien time individuale qytetare, rindërtimi ka për të mbetur tërë jetën time krenaria ime personale, se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, kur shohim familje që gjejnë strehë të ngrohtë e të dashur në këto institucione, nuk ka kënaqësi më të madhe për një shërbëtor publik siç është Kryeministri, siç jam unë, siç është Erjoni dhe për këtë ia vlen të merresh me politikë.

Faleminderit dhe ta gëzoni!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pritja merr fund, Rey Manaj shënon golin e parë në Serinë A (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një moment të mirë në Itali. Sulmuesi shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Sasuolos.

Pas nisjes me vështirësi të kampionatit, Manaj ka zhvilluar disa paraqitje të mira dhe po fiton besimin e trajnerit, i cili po e aktivizon më shpesh lojtarin.



Për shqiptarin ky ishte goli i parë në Seria A për këtë sezon.

LEXO EDHE:  Manastirliu inspekton punimet në Kombinat/ Qendër shëndetësore 24 orëshe për 90 mijë banorë

LEXO EDHE:  “Tirana baçe me lule”/ Malltezi i përvishet Veliajt “Mirë ligjin por as nga google earth s’kanë frikë”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

LEXO EDHE:  Skema korruptive e koncesionit të inceneratorëve/ Rama shënon “autogol”, deklarata që “fundos” kryeministrin dhe kryebashkiakun

LEXO EDHE:  “Sarajet” nuk mund të shpronësohen/ Historiani zbulon shkeljen e radhës të Veliajt

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE