Connect with Us

Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Bota

Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Publikuar

-

Tri partitë e mëdha gjermane që pritet të formojnë qeverinë e re kanë nënshkruar sot një marrëveshje për koalicion, pjesë e të cilës ishte mbështetja për integrimin në BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën si edhe vazhdimin e negociatave për Malin e Zi dhe Serbinë.

Ne mbështesim integrimin evropian të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë prizëm, nënkuptojmë të gjithë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e Kopenhagënit”, – shkruhet në dokumenti.

LEXO EDHE:  Fillimi i sezonit të ri parlamentar/ BE mesazh të fortë politikës

Sipas marrëveshjes, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe fuqizimit të shoqërisë civile.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE ishte gjithashtu pjesë e programit të cilit qeveria gjermane do t’i ofrojë mbështetje, si edhe përpjekjet për të ruajtur një paqe afatgjatë në Bosnje Hercegovinë të bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe vendosjen e urave lidhëse mes diferencave etnike.

Sot, Social-Demokratët, Liberalët dhe Partia e Gjelbër gjermane prezantuan marrëveshjen për koalicion. Kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë lideri i Social-Demokratëve, Olaf Scholz./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Pandemia e Covid-19/ Në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, çertifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit?

Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).

Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.

Në trena dhe autobusë këtej e tutje lejohet hyrja vetëm me test, çertivikatë shërimi, ose çertifikatë vaksnimi

Në të gjithë Gjermaninë që sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, çertifikatë vaksinimi ose çertifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve është mbi tre, pra, 3 në100.000 dërgohen në spital pas një infektimi me Covid.

Në varësi nga zhvillimi i pandemisë në secilin land, këto masa parashikojnë për shembull, ndalimin e hyrjes në restorant, në ambjente të kohës së lirë, si palestra, stadiume, bare e koncerte për personat e pavaksinuar.

Masa të tilla ndërkohë kanë filluar të merren në shumë lande të Gjermanisë, sidomos në Bavari, Berlin, Baden Württenberg, Saksoni etj, ku incidencat sa vijnë e shtohen.

Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen më me konsekuencë.

Situata sa vjen e keqësohet 



Shifrat e infektimeve me Covid në Gjermani vazhdojnë të rriten. Instituti Robert Koch (RKI) raporton 66 884 teste pozitive brenda 24 orëve të fundit. Janë 14 058 raste më shumë se të mërkurën e kaluar, kur u raportuan 52 826 infektime të reja. Incidenca shtatë-ditore u rrit sërish në një nivel rekord prej 404.5 nga 399.8 një ditë më parë. Ky është numri i të infektuarve me koronavirus në 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Pas Saksonisë dhe Bavarisë, shtetet federale Baden-Württemberg dhe Saksonia e Ulët kanë ashpërsuar masat për aktivitetet sportive për shkak të situatës së rënduar. Qeveria e landit në Stuttgart lëshoi një rregullore të re për koronën, e cila hyn në fuqi nga kjo e mërkurë dhe parashikon që stadiumet dhe ambjentet sportive, mund të përdoren vetëm me 50 për qind të kapaciteteve. Kufiri i sipërm është 25,000 spektatorë.

LEXO EDHE:  Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

LEXO EDHE:  Fillimi i sezonit të ri parlamentar/ BE mesazh të fortë politikës

Lockdown i pashmangshëm?

Për Helge Leonhardt, presidenti i klubit Erzgebirge Aue (Liga e Dytë), kjo nuk mjafton: “Ne kemi nevojë për një lockdown të futbollit deri në fund të dhjetorit. Katër javët e ardhshme janë jashtëzakonisht të vështira”, tha ai në një intervistë për media.

Edhe politikanë dhe ekspertë të tjerë thonë se masat aktuale nuk mjaftojnë për të thyer këtë valë të katërt. Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn është shprehur në një intervistë për Rheinische Post se “në këtë gjendje nuk duhet përjashtuar asgjë, sado e hidhur qoftë.” Spahn do të dëshironte që të veprohet një orë e më parë: “Ne shohim se gjendja në Saksoni, Bavari, Baden-Württemberg dhe Thüringen është shumë serioze”, tha ministri në detyrë.

Ministri gjerman i shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn

Kandidati për kryetar të CDU-së, Friedrich Merz, ka sugjeruar një lockdown për të pavaksinuarit. “Kush nuk është vaksinuar apo shëruar mund të shkojë vetëm në farmaci, supermarket dhe te mjeku”, tha Merz për rrjetin e korresondentëve të Berlinit, Redaktionsnetwerk Deutschland, RND.

Merz madje thotë se edhe në punë duhet të lejohen vetëm te vaksinuar ose të shëruar. “Të mos ketë më asnjë të pavaksinuar në zyrë, asnjë deputet të pavaksinuar në Bundestag, asnjë student të pavaksinuar në leksion dhe asnjë futbollist të pavaksinuar në fushë.”

Kritika ndaj  shpalljes së mbylljes së gjendjes epidemike

Një element kundërthënës i ligjit të miratuar javën e kaluar është se ai e shpall gjendjen epidemike si të përfunduar. Ligji u miratua javën e kaluar me votat e shumicës së re parlamentare,  socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët, të cilët së shpejti pritet të krijojnë qeverinë e re.

Ligji nuk e pengon marrjen e masave të rrepta për ndalimin e pandemisë, por shpallja gjendjes së pandemisë si të përfunduar, ishte një sinjal në momentin e papërshtatshëm, mendojnë shumë kritikë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë kolegë të saj nga partitë e Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial, e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për këtë fakt. Merkel tha javën e kaluar në një konferencë shtypi, se “konstatimi i gjendjes epidemike si të përfunduar ishte i një hap psikologjikisht i gabuar”. Landi i Bavarisë, i  udhëhequr nga kristiansociali Markus Söder, mori vendim dje që ta zgjasë gjendjen epidemike, ndryshe nga ç’parashikon ligji federal. /DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Theu xhamin dhe doli nga dritarja/ I riu rrëfen tmerrin: Autobusi u mbush me tym, dëgjova britma…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën një ditë më parë, për shkak të një aksidenti në Bullgari.

Shkaku i përplasjes nuk është konfirmuar ende megjithatë dyshimet janë se autobusi goditi një trafik-ndarëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët nisën në pjesën e përparme të autobusit, duke u lënë kohë atyre që ishin ulur në sediljet e fundit të gjenin kohë për të shpëtuar.

Mes shtatë personave që i mbijetuan aksidentit është Lulëzimi nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

I riu ka arritur të thyejë xhamin dhe të dalë jashtë bashkë me të fejuarën e tij dhe 5 persona të tjerë. Ai ka deklaruar se shoferi në momentin e aksidentit ka gjasa ta ketë zënë gjumi.

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi u përplas me bordurën dhe më pas plasën gomat. Më pas ai u përfshi nga flakët. I gjithë autobusi ishte mbushur me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra nga autobusi.



LEXO EDHE:  Demokracia liberale dhe armiqtë e saj

LEXO EDHE:  Samiti në Serbi/ Tsipras deklarata kërcënuese për antarësimin e Shqipërisë në BE

 Unë isha katër ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël mes nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi. E fejuara ime i është nënshtruar një operacioni. Pasi ka fraktura”, tha Lulzim Sulejmani, shqiptari nga Presheva e Serbisë i cili bashkë me të fejuarën po udhëtonte nga Kumanova drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy ditë më parë Sulejmani kishte postuar foto në rrjetet sociale bashkë me partneren e tij gjatë pushimeve në Stamboll. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për të identifikuar shumicën e viktimave për shkak të djegies.

Duke folur për mediat, drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Bullgar, Borislav Sarafov, tha se ekziston një bashkëpunim i ngushtë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se nga Shkupi priten të gjitha dokumentet e nevojshme në mënyrë që procesi i identifikimit të vazhdojë.

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA vendosin sanksione të tjera kundër Nord Stream 2 

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

SHBA kanë vendosur sanksione të tjera kundër gazsjellësit të kontestueshëm, Nord Stream 2. Ministria e Jashtme amerikane në Uashington, bëri të ditur se sanksionet kanë të bëjnë me ndërmarrjen Transadria dhe anijen e saj “Merlin”. Sanksionet e vendosura deri tani përfshijnë tetë persona ose objekte si dhe 17 anije.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken theksoi se, qeveria amerikane vazhdon të jetë kundër projektit të gazsjellësit.

Megjithatë SHBA është duke punuar me Gjermaninë dhe aleatët e tjerë për të ulur rreziqet që projekti shkakton për Ukrainën dhe vendet e tjera, shtoi ministri Blinken. Sidoqoftë, qeveria amerikane heq dorë nga vendosje dënimesh të ashpra, që do ta çonin projektin drejt dështimit. Sanksionet e reja nuk kanë faktikisht ndonjë ndikim të madh mbi projektin.

Pikat më të rëndësishme në kontradiktat midis Uashingtonit dhe Berlinit

SHBA kanë vendosur në të kaluarën disa sanksione kundër firmave, anijeve dhe personave të veçantë që marrin pjesë në Nord Stream 2. Sanksionet që vendosen tani kanë të bëjnë me një raport të ri që Ministria e Jashtme e SHBA-së, i dërgoi Kongresit amerikan lidhur me gazsjellësin.



Gjatë periudhës së pararendësit të Joe Bidenit, Donald Trumpit, Nord Stream 2 ka qenë një nga pikat më të rëndësishme të kontradiktave midis Uashingtonit dhe Berlinit. Qeveria e Trumpit vendosi në fund të vitit 2019 sanksione, që çuan në ndërprerjen e punimeve të gasjellësit. Aktualisht, Bideni po ashtu si Trump është i mendimit se nëpërmjet gasjellësit Gjermania dhe Europa bien në varësi të madhe ndaj Rusisë për furnizimin me energji. Korrikun e kaluar, SHBA e drejtuar nga Bideni arriti një marrëveshje me Gjermaninë për projektin. 

LEXO EDHE:  Merkel: Samiti i BE asnjë vendim për aderimin e Turqisë

LEXO EDHE:  Miqësia e re ogurzezë midis Rusisë dhe Kinës

 Ndërtimet kanë marrë fund, vënia në punë ende e pamundur

Të dy vendet publikuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën u shpreh përkrahje ndaj Ukraninës. Qeveria amerikane pranoi se nuk do të vazhdojë të pengojë gazsjellësin dhe hoqi dorë nga vendosja e sanksioneve të mëdha, si për shembull kundër ndërmarrjes që do të verë në punë gazsjellësin, e cila është regjistruar në Zvicër. Ajo është ndërmarrje satelite e koncernit rus të gazit, Gazprom.

Punimet për ndërtimin e Nord Stream 2 kanë përfunduar në muajin shtator. Ato patën filluar në maj 2018. Me anë të gazsjellësit 1200 kilometra të gjatë, i cili përbëhet tani nga dy tubacione, Gjermania pritet të marrë nga Rusia më shumë gaz se deri tani. Por, është ende e paqartë se kur do të rrjedhë vërtet gaz nëpër tubacione. Javën e kaluar Agjencia Federale e rrjetit, kërkoi paraprakisht një proces certifikimi të domosdoshëm për arsye formale./DW

LEXO TE PLOTE