LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pemë pa kokrra, laj gojën kur përmend Berishën”/ Ish deputeti i vezëve “fshihet” si shefi i tij

24 Nëntor 2021, 13:49, Politikë CNA

I hallakatur, i çoroditur, me xhaketë të hapur dhe këmishë të dalë nga pantallonat dhe me kokrra vezësh në duar.

Ky është profili që të vjen menjëherë në mendje kur bëhet fjalë për ish-deputetin Endri Hasa, i cili që nga viti 2018, shoqërohet nga pas me epitetin ?deputeti i vezëve?.

Ish-deputeti i vezëve, Endri Hasa, i cili nuk njihet për ndonjë kontribut të veçantë në politikë apo edhe në PD, është shfaqur në rrjete sociale duke dhënë mend e mesazhe për demokratët.

Endri Hasa, i cili mbahet mend vetëm për vezët me të cilat gjuajti kryeministrin Edi Rama në Dhjetor të vitit 2018, ka dalë duke folur për demokraci, duke ngritur në qiell Bashën.

?Lulzim Basha i ka kërkuar në këto dy muaj më shumë se kushdo tjetër Sali Berishës vetëpërmbajte! Jo për veten. Por për demokratët.

Demokratët i kanë dhënë Berishës gjithçka dhe nuk i kanë asnjë borxh.

Lëndimi i tij nuk mund të kthehet në urrejtje për këdo që mendon ndryshe nga ai. Dje të gjithë ne dhe ata që Berisha i anatemon sot në “Foltoret” e tij si të paligjshëm dhe të pamoralshëm, ishim të duhurit, ishin në të njëjtën krah, në të njëjtën betejë dhe me të njëjtin kundërshtar?, shkruan Hasa në rrjete sociale.

Të menjëhershme kanë qene reagimet e demokratëve, ndaj deklaratave të Hasës.

Demokratët e kanë “mbërthyer” me argumenta ish-deputetin e vezëve, duke i treguar me gisht se kush i ka çuar në humbje dhe dështim dhe se kush i ka prerë në besë dhe i ka lënë në mes të rrugës.

?Nga humbja në humbje na ke çuar ti dhe Luli po të paktën rrini urtë?..

Hasa, demokratët e vërtetë janë të besës dhe e mbajnë fjalën, delegatët kanë firmosor me deshirë formularet e Kuvendit të Partisë Demokratike të datës 11 Dhjetor 2021?.

Në Partinë Demokratike nuk ka pasur kurrë dy data për Kuvend për një qëllim kështu se më vjen shumë keq që e mbeshtesni anti-kuvendin e ish-kryetarit Basha. Ju duhet t?i mbroni dhe t?i mbeshtesni ata demokratë që ju votuan ndër vite pa u lëkundur kurrë, votuan Partinë Demokratike, gjithmonë??

Por, ju po na zhgënjeni shumë për anti-Kuvendin??

Përçarësi është humbësi serial zotni??.

11 Dhjetori i bashkon demokratët. Respektoni shumicën e demokratëve, ndryshe vetëm vula ju ngelet në xhep?..

O pemë pa kokra, Sali Berisha ka marrë gjithçka nga demokratët, por dhe u ka dhënë gjithçka atyre. Kurse Lulzim Basha vetem ka marrë nga demokratët dhe të vetmen gjë që u ka dhënë është zhgënjimi?..

Jo zotëri, demokratët dhe të djathtët nuk urrejnë njeri-tjetrin, por një k. partie si humbës në seri duhet të hap krah, se demokratët dhe të djathtët nuk e meritojnë të rrinë në Opozitë gjithmonë?…

O ti çun PD-ja është aset i madh kombëtar nuk është e asnjë individi, aq më tepër e skuthëve dhe besprerëve?.

Ore kok tul kujdes me llafet për Demokratët?..

?Ti me lale je trash shumë  dhe nuk sheh nga sytë me 11 fillon dobësimi edhe dieta, prandaj zgjohu sa nuk është vonë?..

T?i laj gojën kur përmend Sali Berishën, ok, kush je ti që përmend demokratët apo nga që ti sufllaqet i ke qejf. Aty rri te sufllaqet.?

Janë këto disa nga komentet e shumta që kanë vërshuar pas deklaratës së Hasës.

Komentet e demokratëve tregojnë se Lulzim Basha tashmë është i shkarkuar bashkë me klanin e tij.

11 Dhjetori është vetëm dita kur merr rrugë, sipas tyre rindërtimi i PD-së.

Për asnjë nga komentet , ish-deputeti i vezëve nuk ka reaguar. Por ashtu si kryetari i tij i ka ikur përballjes me demokratët, ashtu në heshtje, i fshehur./CNA.al

Lajmet e fundit nga