LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisma “Open Balkan”/ Meta i shpall “luftë” Ramës?

24 Nëntor 2021, 13:46, Politikë CNA
Nisma “Open Balkan”/ Meta i shpall “luftë”

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një bashkëbisedim të zhvilluar me pedagogë e studentë në Prishtinë, me temën ?Shqiptarët, faktor stabiliteti në Ballkan?.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta i ka drejtuar mesazhe të forta edhe kryeministrit Edi Rama.

Duke u ndalur edhe tek nisma për ?Open Balkan?, Meta theksoi se aksionet e caktuara politike si edhe frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane.

?Deklaratat dhe aksionet e caktuara politike, frymëzimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat europiane. Arkitektura e paqes dhe sigurisë që NATO dhe BE kanë projektuar është garancia më e mirë. Shqipëria duhet të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s, Kosova duhet të punojë pa u lodhur për anëtarësimin në NATO dhe rrugën drejt BE-së. Po konstatojmë halucinacione të padobishme si në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën dhe BE e kam fjalën për të ashtu-quajturin ?Open Balkan?. Është me rëndësi që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjata.  Si mund ti besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviçit?, tha Meta./CNA.al

?Kosova, gjaku që nuk falet kurrë?/ Meta me mesazhe të forta në Prishtinë

Lajmet e fundit nga