LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja e Ramës më në fund gjen kohë/ Ngushëllon familjarët e 8 vjeçarit në Fier

24 Nëntor 2021, 16:29, Aktualitet CNA
Ministrja e Ramës më në fund gjen kohë/ Ngushëllon

Kur kanë kaluar më shumë se një javë pas vrasjes së 8 vjeçarit Mateo në Fier ka reaguar ministrja për Fëmijët Bora Muzhaqi.

Ministrja e Ramës nga Korça e pyetur lidhur me rastin e Mateos, duket se e ka gjetur kohë tanimë për të dhënë një shpjegim për rastin.

Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së të miturit.

?Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet ti shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur,kjo s?do te thotë se spo merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri?, tha Muzhaqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga