Connect with Us

Memelli: Skënderbeut i janë bërë padrejtësi nga gjyqtarët, tifozët në Korçë janë gati të futen në fushë

Sport

Memelli: Skënderbeut i janë bërë padrejtësi nga gjyqtarët, tifozët në Korçë janë gati të futen në fushë

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka treguar padrejtësitë që i janë bërë skuadrës së tij nga arbitrimi këtë sezon. Në Skaner me Gerti Çarçanin, korçari ka treguar të gjitha rastet që nuk janë dhënë në favor të bardhekuqve. Memelli shkon më tej kur thotë se tifozët në Korçë janë gati të hyjnë në fushë, duke e lidhur këtë me indinjatën e tyre.

“Ndeshja e parë me Tiranën, Zguro ndëshkohet me të kuq për faull të paqenë më parë. Penallti në ndeshjen e dytë me Partizanin. Shkojmë në Krujë nuk punon VAR, me Dinamon Skuka e merr topin me dorë dhe nuk ka VAR. Prap në Laç nuk punon VAR. Sot ndaj Teutës, punoi VAR, por jo arbitri. Unë qorr jam, por jo kaq gabime në 9 javë.

E prek Daja me dorë dhe nuk jepet penallti. E thotë edhe neni këtë. Pas kësaj, kishte penallti të dytë, por jepet offside. Penalltia ishte para pozicionit jashtë loje. Ndëshkohemi në 9 javë. Këta futen në tymnajë që vetë po e gatuajnë. Më thoni pse në disa ndeshje, disa gjyqtarë ia lënë VAR-it çdo gjë, ndërsa në disa të tjera nuk e lënë.

Kam 120 mesazhe. Është bërë populli në Korçë gati të futet në fushë për padrejtësitë që po na bëhen. Pse na bëjnë këtë?! I presim të gjithë mirë. Ofrojmë çdo lloj komoditeti gjyqtarëve dhe shikoni çfarë ndodh.

Është një akumulim i punës së madhe të futbollistëve dhe ne si staf, që kalojmë vështirësi të mëdha. Nëse na merrni si kalamaj dhe na merrni me shpulla po ju them stop, nuk i bëjnë dëm Skënderbeut, por futbollit shqiptar. Populli është shumë i irrituar. VAR nuk na ka punuar në 4 ndeshje. As pozicioni jashtë loje nuk ishte te rasti i dytë për penallti”, tha Memelli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Shkëmbi me “dhimbje koke”, titullari i Dinamos do mungojë disa javë

Publikuar

-

Nga

Romeo Harizaj do mungojë edhe afro një muaj për Dinamon.

Gardiani i Bluve pësoi një lëndim në kavilje në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me Tiranën, duke qenë prej gati tre javësh jashtë stërvitjes.

Nga testimet e kryera, mësohet se portieri fierak e ka të pamundur që të rikthehet në kohë, duke qenë mungesë e madhe për ekipin.



Veç Harizaj, te Dinamo janë të shqetësuar edhe për Sidibe dhe Haxhiun, që ende nuk janë gati.

Dëmtimet te Blutë janë kthyer në makth, teksa edhe Sofranac apo Maliqi kanë qenë më herët mungesa të mëdha për disa javë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ky ishte goli më i bukur i javës në Kategorinë Superiore

Publikuar

-

Nga

Faza e parë u mbyll me 15 gola, ku tri nga pesë ndeshjet përfunduan në barazim. Nisur nga mënyra e ekzekutimit dhe aksionit, i bie që goli i shënuar nga sulmuesi i Kukësit, Edi Basha, të jetë më i bukuri i javës së nëntë në Kategorinë Superiore.

Goli nis që nga veprimi i Peposhit në të djathtë, lëvizja e bukur e Bashës që shmangu dy lojtarë të Tiranës dhe më pas goditja perfekte nga jashtë zonës duke i shkaktuar Tiranës edhe humbjen e parë në kampionat.



LEXO TE PLOTE

Sport

Jo vetëm Enea Jorgji, Takaj tregon emrin e arbitrit tjetër që po dëmton Skënderbeun: Është më maskara!

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu po penalizohet nga arbitrat në këto javët e fundit të kampionatit dhe në Korçë kanë filluar të ngrenë zërin. Presidenti i klubit, Ardjan Takaj, ka folur së fundmi duke sulmuar arbitrin, Enea Jorgji. Sipas Takajt, ai po dëmton qëllimisht Skënderbeun. Ndërkaq, Takaj ka nxjerrë edhe një emër tjetër që në Korçë e shohin si tendecioz me vendimet e tij.

“Cilin arbitër  të pranosh dhe të mos pranosh këtu?! Pas Jorgjit është Hamiti edhe më maskara. I bën gjërat haptazi fare. E patë penalltinë që i dhanë Laçit kundër nesh?! Po me Dinamon që ishte Andi Koçi, ndërsa para syve të tij u prek topi me dorë dhe vazhdoi aksionin…!



Çfarë të thuash në këtë situatë. Problemi më i madh është se kemi ekip me çuna të rinj, që duam t’u japim një dorë. Jemi i vetmi klub profesionist në themel në Shqipëri, me standarde europiane. Vazhduam me të njëjtin grup lojtarësh për t’i ngritur.

Tani këta të mësojnë futbollin apo boksin?! Pas ndeshjes me Teutën, futbollistët ishin duke qarë. Nuk ke dhe çfarë t’u kërkosh… As unë s’kam çfarë t’u them në këtë situatë, vetëm t’u thuash të marrin çantat dhe të ikin në shtëpitë e tyre”, tha Takaj.

LEXO TE PLOTE