LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largohet nga posti drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil/ Ja kush e zëvendëson

24 Nëntor 2021, 18:18, Politikë CNA
Largohet nga posti drejtoresha e Autoritetit të Aviacionit Civil/ Ja kush e

Maksim Et?hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ndërsa do të zëvendësoje Edlira Krajën.

Kujtojmë se po sot qeveria emëroi Vjollca Brahon si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Emërimin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, ?Për Autoritetin e Aviacionit Civil?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Maksim Et?hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ?Fletoren zyrtare?./CNA.al

Lajmet e fundit nga