Connect with Us

Ky ishte goli më i bukur i javës në Kategorinë Superiore

Sport

Ky ishte goli më i bukur i javës në Kategorinë Superiore

Publikuar

-

/

Faza e parë u mbyll me 15 gola, ku tri nga pesë ndeshjet përfunduan në barazim. Nisur nga mënyra e ekzekutimit dhe aksionit, i bie që goli i shënuar nga sulmuesi i Kukësit, Edi Basha, të jetë më i bukuri i javës së nëntë në Kategorinë Superiore.

Goli nis që nga veprimi i Peposhit në të djathtë, lëvizja e bukur e Bashës që shmangu dy lojtarë të Tiranës dhe më pas goditja perfekte nga jashtë zonës duke i shkaktuar Tiranës edhe humbjen e parë në kampionat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Spektakël në “Signal Iduna Park”, Bayerni fiton mes polemikash ndaj Dortmundit

Publikuar

-

Nga

Bayerni i Mynihut triumfoi 2-3 ndaj Borussias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ku u zhvillua një përballje me ritëm të jashtëzakonshëm, por edhe e tensionuar, që në fund pa të festonin kampionët në fuqi të Bundesligës. Një penallti e pretenduar nga verdhezinjtë, kur rezultati ishte 2-2, dhe më pas 11-metërshi i akorduar për bavarezët bëri të shpërthente trajneri Marco Rose, që mori dy kartonë të verdhë duke u detyruar të largohej para kohe nga pankina.

Julian Brandt e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të, pas pasimit që mori nga Bellingham, por në të 9-tën ktheu shumë shpejt baraspeshën Lewandowski. Në fund të pjesës së parë Coman shënoi të dytin për Bayernin, që shkoi në avantazh të një goli (1-2) në pushimin mes pjesëve.



Dortmundi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe sapo nisi fraksioni i dytë Erling Haaland e dërgoi topin atje ku nuk mund ta arrinte Manuel Neuer, 2-2.

Në të 53-tën Reus u rrëzua në zonë pas kombinimit me Haaland, por kryesori nuk akordoi 11-metërsh, duke irrituar verdhezinjtë. Në të 76-tën Mats Hummels preku topin me dorë në zonë dhe kryesori pasi u konsultua me sistemin VAR bëri shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Lewnadowski u tregua i saktë përballë portierit vendës, duke shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin, që mori fitoren e 11-të sezonale, me diferencën mes dy ekipeve që shkon në katër pikë (34/30).

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola të tjerë, i zhgënjyer me rezultatin

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është lojtari i momentit te skuadra e Southampton në Premier League.

Në sfidën e ditës së sotme sulmuesi shqiptare e nisi ndeshjen titullarë kundër Brighton, teksa ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gol në minutën e 30 të takimit. Takim që u mbyll me shifrat 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t’i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.



“Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.

Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem”, theksoi 20-vjeçari shqiptar pas ndeshjes me Brighton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi i frikshëm, shkatërron Romën e Jose Mourinhos në “Olimpico”

Publikuar

-

Nga

Në supersfidën Roma-Inter, kanë triumfuar zikaltrit. Ekipi i Inzaghit është shumë i fuqishëm për Romën që e ka mposhtur kështu me rezultatin 3-0. Interi e siguroi fitoren që në pjesën e parë, ndërkohë që zhvilloi një ndeshje fantastike gjatë gjithë takimit.

Festën e nisi Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën 15 direkt nga goditja e këndit. Turku pa mungesën e lojtarit të Romës në shtyllën e parë dhe me një goditje mjaft të bukur e çoi rezultatin në 1-0. Golin e dytë e shënoi ishi i Romës, Edin Dzeko. Ai u gjend i vetëm në zonë pas pasimit të Calhanoglu dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Ndërkoohë rezultatin e vulosi Denzel Dumfries që shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të parin personal me fanellën e Interit. Ai shënoi me kokë pas një krosimi mjaft të mirë të Bastonit.



Kështu, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Milanit dhe qëndrojnë në pritje të supersfidës tjetër Napoli-Atalanta. Për sa i përket Romës, kjo është humbja e dytë radhazi dhe e katërta në gjashtë takime. Ekipi i Mourinhos ndodhet në vendin e pestë me 25 pikë.

LEXO TE PLOTE