Connect with Us

Kryeministrja e parë femër e Suedisë jep dorëheqjen disa orë pas emërimit

Bota

Kryeministrja e parë femër e Suedisë jep dorëheqjen disa orë pas emërimit

Publikuar

-

Magdalena Andersson dha dorëheqje vetëm disa orë pasi u zgjodh nga Parlamenti si kryeministre e Suedisë.

Këtë vendim ajo e mori pasi buxheti i saj dështoi të kalojë dhe Partia e të Gjelbërve e la koalicionin qeveritar.

Ajo tha se nuk dëshiron të udhëheq “një qeveri, legjitimiteti i të cilës do të vihet në pikëpyetje”.

“Është një praktikë kushtetuese që një qeveri me koalicion duhet të japë dorëheqje kur njëra parti heq dorë”, tha Andersson.

Andersson tha se shpreson që do të zgjidhet në këtë pozitë sërish së shpejti si udhëheqëse një qeverie të pakicës me në krye Social Demokratët

LEXO EDHE:  Eksperti suedez: Karantimi ishte i kotë, thjesht vonoi të pashmangshmen

Andersson u bë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e kryeministres në Suedi pasi arriti një marrëveshje në minutin e fundit për të rritur pensionet në këmbim të mbështetjes në votimin e së mërkurës.

Por Partia e vogël e Qendrës më vonë tërhoqi mbështetjen e saj për buxhetin e Andersson, për shkak të konsesioneve të bëra në të majtë, duke lënë buxhetin e saj me vota të pamjaftueshme në Parlament.

Kryetari i Parlamentit, Andreas Norlen tha se ka pranuar dorëheqjen e Andersonit dhe do të kontaktojë udhëheqësit e partive para se të vendosin të enjten se si do të vazhdojnë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Do zëvendësojë Angela Merkel/ Kush është Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Olaf Scholz, 63 vjeç, një socialdemokrat i thekur në Osnabrück u rrit në Hamburg. Scholz për një periudhë të gjatë ka shërbyer si kryebashkiak i Hamburgut dhe deri më tani mbante postin e ministrit të Financave, në kabinetin e drejtuar nga Merkel. Shpeshherë është konsideruar si robot, për mënyrën e tij sesi dhe flet dhe reagon, jo rrallëherë pa emocion…

Për shumë vite Scholzin, e ndoqi nofka “Scholzomat”, një lojë fjalësh e përbërë nga “Scholz” dhe “Automat”. Gazeta e përjavshme “Die Zeit” e krijoi termin në 2003, sepse Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i SPD, Olaf Scholz, gjithmonë dukej si një makinë, kur shfaqej në publik. Kur e pyesnin Scholzin, ai përgjigjej vetëm me formula teknokratike, të cilat i përsëriste vazhdimisht.

Gjatë pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi Scholtz për masat që mori pasi hartoi një buxhet të balancuar për të mbrojtur ekonominë gjermane dhe ndihmoi në krijimin e Fondit të Rimëkëmbjes së BE, pavarësisht kundërshtimit fillestar të Merkel.

Ai po ashtu bashkëpunoi me Francën për të promovuar përpjekjet për të vendosur një taksë minimale ndaj korporatave, si dhe rregulla të reja mbi taksimin e gjigantëve të teknologjisë. Ai ka akuzuar CDU/CSU, si një fraksion politik shumë të afërt me grupet e biznesit, si ato të pasurive të patundshme dhe pak para zgjedhjeve shumë miliarderë gjermanë të frikësuar nga ardhja e Scholtz, dërguan asetetet e tyre në bankat zvicerane, për t’i shpëtuar rritjes së taksave.

LEXO EDHE:  Mafia nordike/ Pse po lulëzon krimi i organizuar në Suedi

LEXO EDHE:  Eksperti suedez: Karantimi ishte i kotë, thjesht vonoi të pashmangshmen



Karriera politike e Scholtz, është karakterizuar nga skandale të shumta. Si kryebashkiak i Hamburgut, ai u kritikua për qasjen e tij në Samitin e G20 në 2017, pasi ngjarja rezultoi në dhunë mes protestuesve dhe policisë. Ligjvënësit e opozitës e akuzuan atë për mungesë të mbikëqyrjes në fillim të këtij viti pasi në kohën kur ai ishte si ministër financash doli në pah skandali më i madh i pasluftës , në lidhje me kompaninë ‘fake’ të pagesave Wirecard.

As SPD nuk e pati kurrë të lehtë të zgjidhte pragmatistin introvert nga Hamburgu, i cili gjithmonë flet vetëm aq sa është absolutisht e nevojshme për kandidat. Kur kandidonte për postet partiake, Scholz zakonisht merrte rezultatet më të këqija por arriti të ngjitet në shkallët e karrierës politike,  pa zhurmë dhe me efektivitet.

Por mes anëtarësimit në SPD si nxënës në 1975 dhe zgjedhjes  së tij në Bundestag në 1998, Scholz mësoi shumë për mënyrën sesi funksionon biznesi dhe sipërmarrja e pavarur, duke punuar si avokat i specializuar për ligjin e punës në firmën e tij në Hamburg. Kjo e formësoi atë, ndërsa sot ai është zgjedhur kancelari i ri gjerman.

LEXO TE PLOTE

Bota

Arrihet marrëveshja për qeverinë e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje.

Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se tre parti kishin arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të Gjermanisë. Kjo qeveri do t’i japë fund epokës së kancelares Angela Merkel.

Scholz, i cili do të zëvendësojë Merkelin, tha se qeveria e re nuk do të kërkojë “sa më pak të jetë e mundur”. Kjo qeveri nuk do të kërkojë “emëruesin më të vogël të përbashkët, por politikën e ndikimeve të mëdha”. Ai tha se pret që anëtarët e partive të japin mbështetje për marrëveshjen e koalicionit në 10 ditët e ardhshme.

Gjermania pioniere në mbrojtjen e klimës

SPD, të Gjelbrit dhe FDP paraqitën pikat e forta të marrëveshjes së tyre të koalicionit. Kandidati për kancelar i socialdemokratëve Scholz tha se aleanca trepalëshe dëshiron ta bëjë Gjermaninë pioniere në mbrojtjen e klimës. Sipas marrëveshjes së koalicionit, Gjermania synon marrë 80 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

Fillimisht, Scholz mbajti një deklaratë për gjendjen e pandemisë së Coronas në Gjermani. Scholzi u shpreh në favor të një vaksinimi të detyrueshëm kundër koronas në disa institucione që strehojnë grupe me rrezik të lartë. “Vaksinimi është zgjidhja për të dalë nga kjo pandemi”, tha ai në Berlin. “Në institucionet ku ka veçanërisht grupe vulnerabël, duhet ta bëjmë të detyrueshëm vaksinimin”.

Qeveria e ardhshme, e cila do të drejtohet nga SPD, me partnerë Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, do të formojnë një organ këshillues ekspertësh, i cili do të informojë çdo ditë administratën për pandeminë, u tha Scholz-i gazetarëve.

Punonjësit e shëndetësisë dhe personeli kujdestar do të marrë gjithashtu një ngritje të posaçme page. Për këtë partitë e koalicionit të ri kanë rezervuar një miliard euro.

Politika e jashtme në marrëveshjen e koalicionit

Politika e jashtme në tërësi zuri pak vend në konferencën e shtypit. Por ajo trajtohet në marrëveshjen e qeverisë së re të Gjermanisë.

Koalicioni i ri qeveritar do ta vendosë mbrojtjen e një “Evrope sovrane” në qendër të politikës së tij të jashtme, tha kancelari i ardhshëm Olaf Scholz.

“Evropa sovrane është çelësi dhe është një detyrë për politikën tonë të jashtme”, deklaroi socialdemokrati Olaf Scholz. Ai dëshiron “të bëjë të mundur këtë Evropë sovrane, ta nxisë dhe ta bëjë të përparojë”.

Në deklaratën qeveritare Olaf Scholz tha se politikën e jashtme Gjermania do ta zhvillojë në miqësi me Francën dhe në partneritet me SHBA.

Zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor e mbështesin edhe partitë e koalicionit. Veçanërisht  Të Gjelbrit dhe socialdemokratët e patën këtë edhe pjesë të programit të tyre elektoral.

Ballkani në vëmendje

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë. “Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”. Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e ardhshëm të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”.

LEXO EDHE:  Mafia nordike/ Pse po lulëzon krimi i organizuar në Suedi

LEXO EDHE:  Mjeku shqiptar në vijën e parë të “luftës” në Suedi/ Si po trajtohet Covid-19



“Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane.

Pyetjes së DW, pse politika e jashtme është pas faqes 100 në marrëveshje, Scholz-i tha se është i ndërgjegjshëm për vendin e Gjermanisë në politikën botërore. Ai tha se Gjermania nuk do të jetë në pozicionin e atyre që vetëm japin komente.

Veçanërisht bashkëpunimit me SHBA i kushtojmë rëndësi të madhe, në botën që është bërë multipolare tha kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Më shumë fuqi punëtore e kualifikuar

Marrëveshja për qeverinë përcakton më tej nevojën që të hiqet kufizimi kohor për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar nga Ballkani Perëndimor. Blue-Card do të zgjerohet edhe për profesionet jo akademike.

“Përveç legjislacionit aktual të imigracionit, ne do të krijojmë një shtyllë të dytë me futjen e një harte mundësish të bazuar në një sistem pikësh, në mënyrë që t’u mundësojmë punonjësve që kërkojnë një punë të hyjnë në një mënyrë të kontrolluar në tregun gjerman të punës”.

“Në të njëjtën kohë, do të ulim pengesat për njohjen e kualifikimeve arsimore dhe profesionale nga jashtë vendit dhe do të përshpejtojmë procedurat”.

Bisedime me pak informacione publike

Partitë respektuan afatin që kishin shpallur, përkatësisht formimin e koalicionit të parë federal me ngjyrat e semaforit deri në Krishtlindje. Qëllimi i përbashkët është zgjedhja e Ministrit aktual të Financave Olaf Scholz (SPD) si Kancelar Federal.

Negociatat e koalicionit filluan më 21 tetor. Ato u zhvilluan rreth një tryeze kryesore të rrumbullakët të përbërë nga shtatë përfaqësues të nivelit të lartë nga secila parti dhe 22 grupe pune. Në këtë të fundit, ekspertë partiakë negociuan detajet e marrëveshjes së koalicionit.

Kandidati për kancelar i SPD, Olaf Scholz, vlerësoi atmosferën e negociatave.

Por të Gjelbërit, në veçanti, kanë shprehur ditët e fundit kritika. “Ndonjëherë ishim vërtet të ngopur, sepse patëm ndjesinë se vetëm të Gjelbrit ishin përgjegjës për mbrojtjen e klimës”, u shpreh para disa ditësh Annalena Baerbock, bashkëkryetare e të Gjelbërve.

Neutraliteti klimatik duhet të jetë udhërrëfyesi për çdo fushë politike – jo vetëm për një ministri mjedisi, por edhe për bujqësinë, transportin dhe mbi të gjitha për ekonominë dhe industrinë, u shpreh Baerbock-u.

Scholz nuk e sheh koalicionin si një aleancë të thjeshtë për një periudhë zgjedhore, njësoj si kreu i FDP-së, Christian Lindner. Po të shikoni platformat zgjedhore si një pikënisje, koalicioni tripartiak padyshim filloi si një aleancë për një synim të caktuar, por mund të rezultojë më shumë në të ardhmen, është shprehur Lindneri. “Një koalicion duhet të fillojë punën me synimin për t’u rizgjedhur së bashku”./dw

LEXO TE PLOTE

Bota

Qeveria e re gjermane mbështetet integrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Tri partitë e mëdha gjermane që pritet të formojnë qeverinë e re kanë nënshkruar sot një marrëveshje për koalicion, pjesë e të cilës ishte mbështetja për integrimin në BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja propozon hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave me Kosovën si edhe vazhdimin e negociatave për Malin e Zi dhe Serbinë.

Ne mbështesim integrimin evropian të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë prizëm, nënkuptojmë të gjithë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e Kopenhagënit”, – shkruhet në dokumenti.

LEXO EDHE:  Eksperti suedez: Karantimi ishte i kotë, thjesht vonoi të pashmangshmen

LEXO EDHE:  Mafia nordike/ Pse po lulëzon krimi i organizuar në Suedi



Sipas marrëveshjes, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe fuqizimit të shoqërisë civile.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE ishte gjithashtu pjesë e programit të cilit qeveria gjermane do t’i ofrojë mbështetje, si edhe përpjekjet për të ruajtur një paqe afatgjatë në Bosnje Hercegovinë të bazuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe vendosjen e urave lidhëse mes diferencave etnike.

Sot, Social-Demokratët, Liberalët dhe Partia e Gjelbër gjermane prezantuan marrëveshjen për koalicion. Kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë lideri i Social-Demokratëve, Olaf Scholz./euronews

LEXO TE PLOTE