Kriza në PD/ Dervishi: Meta të mos ndërhyjë

24 Nëntor 2021, 20:01, Politikë CNA
Kriza në PD/ Dervishi: Meta të mos ndërhyjë

Analisti Lutfi Dervishi, theksoi se Ilir Meta nuk duhet të ndërhyjë në betejën e brendshme të opozitës. Në ?Debat? me Alba Alishani, në A2 CNN,  duke iu referuar përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, ai theksoi se ka edhe një histori bashkëpunimi PD-LSI.

?Kreu i Shtetit nuk duhet të ndërhyjë në betejën e brendshme të partisë më të madhe të opozitës. Ka një histori bashkëpunimi LSI-PD. Votat e LSI-së në 2005 bënë të mundur ardhjen në pushtet të PD-së, më pas edhe historia e Bashkisë Tiranë, por nuk lë shije të mirë që Presidenti të ndërhyjë në këtë betejë. Por, tani marrëdhëniet LSI-PD janë të ngrira që pas 25 prillit?, u shpreh Dervishi.

Më tej, Dervishi theksoi se PD-ja nuk ka njerëz që të bashkojë të dyja palët.

?PD-së i mungojnë tashmë si strukturat, edhe figurat, që mund të shikonin një mundësi të fundit për të qenë bashkë. Në krah të Foltores janë jo vetëm mbështetësit e Berishës, por edhe të pakënaqurit nga Basha. Në gjendjen e tanishme, nuk është më alternativë ndaj PS-së dhe prandaj po shikojmë një kryeministër që merret me afganët dhe ngrohjen globale?, tha Lutfi Dervishi./CNA.al

Lajmet e fundit nga