Connect with Us

Kërkoi vettingun e politikanëve/ Kraja i ‘pret krahët’ Bashës: Nuk mund të kryhet nga SPAK

Aktualitet

Kërkoi vettingun e politikanëve/ Kraja i ‘pret krahët’ Bashës: Nuk mund të kryhet nga SPAK

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në Këshillin e Legjislacionit po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga PD.

Kreu i SPAK Arben Kraja mësohet se ka deklaruar se e vlerëson si të papërshtatshme përfshirjen e SPAK për të kryer këtë proces.

“Jemi pro çdo iniciative që lufton kurrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi.

Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë. Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do ti shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë t punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje.’- tha Kraja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD peng i dy personave”/ Rudina Hajdari del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Mos më jep mend mua”/ Rudina Hajdari përplaset me Baton Haxhiun

Ish deputetja Rudina Hajdari, në një intervistë për Top Talk, ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

E pyetur nëse ‘lufta’ Berisha-Basha po bëhet për parime apo pushtet, Hajdari tha se po bëhet për interesa personale.

“Cdo shqiptar i thjesht mendoj se duke e parë mënyrën se si është përgatitur, pra kemi ardhur deri në këtë moment, me sherre e kupton që është për interesa personale.

Konflikti midis dy kryetarëve nisi në një moment që nuk kishte të bëntë me situatën në parti.

U nis nga një vendim personal që ishte iniciuar nga dëshira për të rimëkëmbur në thellësi PD. Në mënyrën si është bërë qasja, ka ardhur nga një moment personal.



LEXO EDHE:  Basha nuk i ndal gënjeshtrat/ Me pushime në Holandë, por shpërndan takime nga Patosi

LEXO EDHE:  Basha nuk heq dorë nga zgjedhjet/ Zbulohen detajet e aksionit opozitar

A ka nevojë të ndryshojë PD! Patjetër. Ka nevojë të ketë një lloj rotacioni”, tha ajo.

Lidhur me premtimet e Berishës së PD do të vijë në pushtet kur drejtimin e partisë të marri ai, Hajdari tha se është e vështirë për tu realizuar.

“Është një premtim që është vështirë për tu zbatuar. Berisha ka qenë në krye të asaj partie për një kohë të gjatë. PD nuk duhet të ngelet peng nga dy persona.

Demokratët duhet të shkojnë përtej interesave të dy kryetarëve”, theksoi Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kategoria e Parë/ Erzeni drejt Superiores, Maliqi prek fundin

Publikuar

-

Nga

Java e 10-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me rezultate surprizë duke prishur disi ekuilibrat e vendosur në javët e para.

Shkumbini i ka shkaktuar Bylisin humbjen e parë për këtë sezon në kampionat duke e mundur në Peqin me rezultatin 2-0. Vendimtar për peqinasit ishin kapiteni Magani dhe braziliani Barbosa që i dhanë Shkumbinit një fitore mjaft të rëndësishme në aspektin moral.

Në takimin tjetër, Erzeni ka mposhtur minimalisht 1-0 Burrelin falë golit të Raboshtës. Skuadra e Nevil Dedes zyrtarizohet si ndër pretendentët kryesorë për këtë sezon duke fituar terren ndaj Bylisit kryesues.

Besëlidhja ka mposhtur mes spektaklit 3-2 rivalët e Maliqit në sfidën e luajtur në Bilisht. Lezhjanët iu falën golave të vëllezërve Danaj që këtë sezon janë të papërmbajtshëm.

LEXO EDHE:  Basha takon elektoratin me vjehrrin dhe kunatin

LEXO EDHE:  Basha banorëve të Unazës/ PD nuk ofron dot një zgjidhje, por …

Tërbuni ka mposhtur 1-0 Besën falë golit të Hysës të shënuar në minutën e 33-të. Vora ka mposhtur pastë 3-0 Pogradecin, Apolonia ka likuiduar 2-0 Turbinën ndërsa Tomori-Butrinti dhe Lushnja-Korabi kanë përfunduar në barazim pa gola 0-0.

REZULTATET

Apolonia-Turbina 2-0

66′ Sota, 73′ Maksuti

Shkumbini-Bylis 2-0

36′ Magani, 58′ Barbosa

Maliqi-Besëlidhja 2-3



56′ Kame, 75′ Demollari/ 39′ Ruben Danaj, 48′ , 90+2′ Redon Danaj

Tërbuni-Besa 1-0

33′ Hysa

Tomori-Butrinti 0-0

Lushnja-Korabi 0-0

Vora-Pogradeci 3-0

5′ , 71′ Mashi, 62′ Kovaçi

Erzeni-Burreli 1-0

Raboshta 90+2′

Renditja:

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konfliktohen me sende të forta dy adoleshentë/ Njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme, ku në mesditë rreth orës 14:30 në zonën e Laprakës janë konfliktuar dy adoleshentë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Një tjetër demokrat braktis Bashën/ I bashkohet Foltores së Berishës

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Basha: Nuk ka formulë që e shpëton këtë bandë



Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE