LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Erzeni drejt Superiores, Maliqi prek fundin

24 Nëntor 2021, 14:51, Politikë CNA

Java e 10-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me rezultate surprizë duke prishur disi ekuilibrat e vendosur në javët e para.

Shkumbini i ka shkaktuar Bylisin humbjen e parë për këtë sezon në kampionat duke e mundur në Peqin me rezultatin 2-0. Vendimtar për peqinasit ishin kapiteni Magani dhe braziliani Barbosa që i dhanë Shkumbinit një fitore mjaft të rëndësishme në aspektin moral.

Në takimin tjetër, Erzeni ka mposhtur minimalisht 1-0 Burrelin falë golit të Raboshtës. Skuadra e Nevil Dedes zyrtarizohet si ndër pretendentët kryesorë për këtë sezon duke fituar terren ndaj Bylisit kryesues.

Besëlidhja ka mposhtur mes spektaklit 3-2 rivalët e Maliqit në sfidën e luajtur në Bilisht. Lezhjanët iu falën golave të vëllezërve Danaj që këtë sezon janë të papërmbajtshëm.

Tërbuni ka mposhtur 1-0 Besën falë golit të Hysës të shënuar në minutën e 33-të. Vora ka mposhtur pastë 3-0 Pogradecin, Apolonia ka likuiduar 2-0 Turbinën ndërsa Tomori-Butrinti dhe Lushnja-Korabi kanë përfunduar në barazim pa gola 0-0.

REZULTATET

Apolonia-Turbina 2-0

66? Sota, 73? Maksuti

Shkumbini-Bylis 2-0

36? Magani, 58? Barbosa

Maliqi-Besëlidhja 2-3

56? Kame, 75? Demollari/ 39? Ruben Danaj, 48? , 90+2? Redon Danaj

Tërbuni-Besa 1-0

33? Hysa

Tomori-Butrinti 0-0

Lushnja-Korabi 0-0

Vora-Pogradeci 3-0

5? , 71? Mashi, 62? Kovaçi

Erzeni-Burreli 1-0

Raboshta 90+2?

Renditja:

Lajmet e fundit nga