Connect with Us

Ka ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson/ Modelja: Dua të jetoj jetën time

Showbizz

Ka ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson/ Modelja: Dua të jetoj jetën time

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një modele 24 vjeçare dhe  përdoruese e aplikacionit “TikTok” ka një ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson. Megjithatë, vajza me origjinë nga Rusia ka treguar se nuk është e lumtur për pamjen e saj.

24-vjeçarja Ekaterina Shumskaya tha gjatë një interviste për “Caters Neës” se dëshiron të jetojë jetën e saj, por fakti që është sozia e aktores së famshme, e kufizon shumë.

“Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo. Ne thjesht dukemi njësoj.”,- tha Ekaterina.Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës në “TikTok” dhe herë pas here, disa prej tyre mashtrohen dhe mendojnë se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.

“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Ëidoë’. Ndjekësit e mi gjithmonë më pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di që unë ekzistoj”,- tha Ekaterina.

LEXO EDHE:  Bukuroshja australiane me pozat provokuese/ Tia Christofi, një nga modelet më të nxehta të Instagramit

Image

Tani, për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti. Ajo zbuloi se kishte një ngjashmëri të madhe me aktoren kur ishte në shkollë, në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë nisën ta komentonin për këtë gjë.

“Unë u befasova vërtet. E di prej disa kohësh që i ngjaj asaj, por nuk mendoja asgjë për këtë“- tha ajo.

Ajo pohoi se jeta e saj tashmë nuk është aq e lehtë sa duket. Ekaterina gjithashtu mban barrën e disa reagimeve jo të mira me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj.

Shumskaya është përballur me gjuhën e urrejtjes apo edhe me kërcënime se “do ta vrisnin”, duke u “dënuar” kështu nga njerëz që nuk e pëlqejnë Scarlett./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

FOTO-Antonela harron praninë e kamerave/ Ekspozon pjesët intime

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Antonela, ish konkurentja e “Përputhen” dhe një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother Vip” si duket ka harruar praninë e kamerave.

Në rrjet kanë qarkulluar disa foto ku duket Antonela, ndërkohë që bëhej gati për spektaklin e mbrëmshëm, ka ekspozuar para kamerës të brëndshmet pa treguar aspak kujdes.



Në fakt, kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që në shtëpi kanë ndodhur momente të tilla të sikletshme nga ana e banorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

E papritur/ Donaldi-Beatrixës: Nuk dua ta humbas Borën…

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Trekëndëshi Donaldi-Bora dhe Beatrix është kthyer në çështjen më të përfolur të momentit.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother Vip”,  kjo temë u diskutua shumë gjatë dhe dyshaj Donaldi-Beatrix kanë nisur ta shohin me një sy tjetër lidhjen e tyre.

Ata janë parë shpesh herë bashkë duke biseduar, madje në një moment dëgjohen duke diskutuar edhe lidhjen e Donaldit me Borën.

LEXO EDHE:  Rusja tërbon rrjeti/ Tifozja e flaktë e futbollit pozon pa asnjë rrobë në trup

LEXO EDHE:  Provokon Trejsi Sejdini/ Eksploron shpellat e bregetit me shapka...

Ajo që ra më së shumti në sy ishte momenti kur Donaldi u shpreh se nuk dëshiron ta humbasë duke ju referuar kështu Borës.

Pjesë nga biseda:



Beatrix: Është normale ka qenë një histori e bukur. As nuk bëhet fjalë.

Donaldi. Po ka qenë shumë e bukur, realisht.

Beatrix: E kuptoj.

Donaldi: Dhe nuk dua ta humbas./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Gjuha e urrjetjes në rrjetet sociale/ Olta Boka: Televizioni nuk pyet kë përdor për të arritur qëllimet e veta

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Olta Boka ka reaguar pas komenteve negative dhe gjuhës së urrjejes që po përdoret në rrjetet sociale ndaj Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja jep mesazhin e fortë për publikun, i cili përfshihet më shumë në ngjarje se vetë protagonistët.

Sipas Bokës televizioni nuk pyet se kë përdor për të arritur qëllimet e veta dhe se të vërtetën e dinë vetëm protagonistët, ndaj nuk duhet të gjykojmë.

Reflektim për publikun, i cili përfshihet në ngjarje më shumë se vetë protagonistët. E njoh ekranin që në vegjëli dhe më mjaftojnë aq eksperienca për të thënë që media e çon rrjedhën e ujit aty ku i leverdis! Nuk ka mëshirë, as për protagonistët e as për publikun. Madje për këtë të fundit sa më shumë drama, telenovela të krijojë aq më mirë.



Televizioni nuk pyet se kë përdor për të arritur qëllimet e veta( shikueshmëria), përsa kohë individi i cili përdoret ka pranuar të bëhet pjesë e skemës. Skemë të cilën protagonistët e kuptojnë shumë vonë.

Televizioni të ngre, të ul, një ditë mbret, një ditë legen. Ajo që dua t’i kujtoni vetes , është të numëroni arsyet pse keni mbështetur dikë, të cilin sot e hodhët poshtë për shkak të një veprimi që mund të jetë ampolifikuar me qëllim për të arritur në këtë përfundim. Edhe nëse keni të drejtë mos veproni dhe ju njësoj si ai që po gjykoni! Ju po tradhtoni zgjedhjen tuaj të cilën në fillim e mbështetët në baza të forta arsyetimi.

Jepini më shumë besim zgjedhjes tuaj se ndryshe ktheheni në objekt manipulimi dhe humbni vetëdijen gjatë procesit. E gjithë diferenca është tek vëmendja që keni ndaj detajeve. Detaje që kur lidhen me njëra-tjetrin japin përgjigje logjike, por jo të sigurtën, sepse në fund të fundit të vërtetën e dinë vetëm protagonistët!”, ka shkrur ajo në status./ CNA.al

LEXO TE PLOTE