LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I lidhur njëkohësisht me gjermanen dhe modelen shqiptare?/ Kledi Hysa zbulon të vërtetën

24 Nëntor 2021, 10:06, Lifestyle CNA
I lidhur njëkohësisht me gjermanen dhe modelen shqiptare?/ Kledi Hysa

I ftuar ditën e djeshme në emisionin ?Live From Tirana?, Kledi Hysa zbuloi nëse i ruan ende kontaktet me Haulën, pasi deklaroi se ka një pëlqim fizik ndaj këngëtares Ramosaj.

Ish konkurenti është shprehur se komunikimi mes tij dhe Halulës ka qenë shumë pozitiv.

?Komunikimi me Haulën ka qenë shumë pozitiv, sepse ajo e dinte që i kam thënë që unë futem në një lojë psikologjike dhe që aty mund të ndodhin shumë gjëra që edhe kanë ndodh. Që çdo gjë që ndodh në atë shtëpi, ngel në atë shtëpi. Megjithëse ajo është ndjerë në disa situata jo mirë, që është normale. Këto do diskutohen me detaje kur unë të kthehem në Austri. Çdo gjë do sqarohet kur të shkoj atje?,- u shpreh modeli.

Ai është ndalur gjithashtu edhe tek marrëdhënia që ka me modelen shqiptare Kristina Baki. I pyetur se çfarë ka ndodhur realisht mes tij dhe Kristinës, Kledi tha:

?Unë s?kam pas asnjë lidhje me modele shqiptare. Do ishte mirë, por s?ka qenë. Kjo është histori, se ka mbi dhjetë vite. Ajo ka qenë shoqe e ngushtë e Adrolës, e cila ka qenë e martuar me çunin e dajës tim. Kam pasur bashkëpunime me agjensi të huaja dhe gjithmonë jam munduar të ndihmoj shqiptarët. Kam punuar me Kristinën në Bazel.

Kemi pasur një sfilatë dhe disa foto shooting bashkë. Kam qenë shumë krenar se njerëzit atje thonin ?Uau?, si ka mundësi që janë kaq të bukura (shqiptaret)?. Kemi pasur vetëm bashkëpunim dhe si njeri atë e kam vlerësuar gjithmonë dhe e them dhe sot që Kristina është njeri i mrekullueshëm, si nga ana e punës, si nga karakteri dhe nga sjellja”, tregoi Kledi./CNA.al

Lajmet e fundit nga