Connect with Us

Gjyqi për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij/ Shtyhet vendimi, ja kur do shpallet

Kronika

Gjyqi për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij/ Shtyhet vendimi, ja kur do shpallet

Publikuar

-

Në mbledhjen e sotme u vendos që për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, vendimi në Apelin e GJKKO-s  do të jepet në 3 dhjetor.

Procesi gjyqësor ndaj Shullazit zgjati për disa orë, pa të pandehurit dhe avokatët.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00″, thuhet në vendim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Fier/ Gjendet një person i pajetë, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme është gjetur një person i pajetë në Fier. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për një 68 vjeçar, i cili dyshohet se vuante nga një sëmundje tumorale dhe është gjetur i pajetë nga vëllai i tij.

Fier/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm.



Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Konfliktohen me sende të forta dy adoleshentë/ Njëri përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme, ku në mesditë rreth orës 14:30 në zonën e Laprakës janë konfliktuar dy adoleshentë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Legisi” ku dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e biznesmenit/ Si u zhdukën gjurmët e krimit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Kur kanë kaluar mbi dy javë nga zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha ende nuk janë mbledhur provat e krimit.

Në burg si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit janë dy vëllezërit Rrushi, por organi i akuzës, nuk ka as armën e krimit, as makinën që ka qenë në vendin e ngjarjes.

Pas gjetjes së trupit të biznesmenit u raportua se më anë të një makinë tip ‘Volkswagen’, dyshohet se biznesmeni Rruzhdi Hoxha është çuar në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës.



Dy vëllezërit dyshohen e kanë çuar biznesmenin në Malin e Dajtit qëllimisht për ta ekzekutuar.

Prokuroria ka ngritur dyshime se makina me të cilën kanë transportuar Hoxhën drejt Dajtit është çmontuar për të mos lënë asnjë gjurmë.

Por ende kjo gjë mbetet aludim, pasi prokuroria nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE