Connect with Us

Gjykata fal Bezemanë, 1 vit burg me kusht: Nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij

La Liga

Gjykata fal Bezemanë, 1 vit burg me kusht: Nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij

Publikuar

-

/

Jepet vendimi për Karim Benzemanë, i akuzuar për shantazh ndaj ish-shokut të tij në përfaqësuesen e Francës.

Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madridit për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuenan, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.

Gjykata arsyetoi se Benzema nuk e kuptoi natyrën kriminale të veprimeve të tij, ndaj nuk do të shkojë pas hekurave.

Vendimi i Gjykatës së Versajës vjen pak orë përpara se lojtari të zbresë në fushë kundër Tiraspolit (Moldavi) në Champions dhe pesë ditë para ceremonisë gala të Topit të Artë, çmim për të cilin Benzema është në garë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

VIDEO/ Real Madrid i pandalshëm, dëmtimi i Karim Benzema i prish festën

Publikuar

-

Nga

Real Madrid ka fituar një tjetër betejë të vështirë, ndaj Real Sociedad në transfertë. Madrilenët e kanë ccuar në tetë pikë diferencën me Sevilla të vendit të dytë, pasi sot ndaj baskëve fituan me rezultati 2-0.

Festa u prish disi në minutën e 17-të, pasi Karim Benzema ka ndjerë një shqetësim në këmbë dhe la fushën e blertë. Mediat në Spanjë raportojnë se francezi rrezikon të mungojë kundër Interit dhe Atletico Madrid.

Sonte Reali fitoi edhe pa të në fushë dhe si zakonisht shënoi ylli brazilian, Vinicius Junior. Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, kurse llogaritë i mbylli serbi Luka Jovic.



Ai u aktivizua në vend të Karim Benzema dhe dha një sinjal të mirë për trajnern Carlo Ancelotti, i cili mund ta llogarisë atë për duelin e mesjavës në Champions League nga kampionëve të Italisë.

LALIGA – JAVA 16
Real Sociedad-Real Madrid 0-2
Shënues: 
Vinicius Jr. 47’, Jovic 57’

LEXO TE PLOTE

La Liga

U trullos në fushë, talenti i Barcelonës dërgohet direkt në spital

Publikuar

-

Nga

Barcelona u mposht nga Real Betis në “Camp Nou” ditën e sotme, ndërkohë që një tjetër shqetësim është gjendje e mesfushorit të talentuar Gavi.

I riu pati probleme në pjesën e parë dhe në minutën e 36-të la fushën e blertë dhe u zëvendësua nga Riqui Puig.



Klubi katalanas, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Gavi është dërguar në spital pasi u trullos në duelin kundër Real Betis.

Ai do të kryejë vizita të specializuara mjekësore për të parë nëse do ndonjë problem serioz shëndetësor.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Bie Barcelona, Xavi pëson humbjen e parë në stolin katalanas

Publikuar

-

Nga

Xavi ka pësuar humbjen e parë si trajneri i Barcelonës pasi është mposhtur me rezultatin minimal në shtëpi 1-0 nga Betis. Katalanasit patën disa raste të mira për shënim, si dhe u përpoqën të kishin shumicën e ndeshjes në kontroll, por në fund nuk rezultoi ashtu si pritej.

Ata u ndëshkuan në minutën 79 nga Juanmi që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Cristian Tello. Ndërkohë, Barcelona shpërdoroi disa raste të mira goli me anë të Coutinho, Dembele dhe talentin Ezzalzouli.



Kështu, Betis ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Barcelona qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë. Kjo është humbja e parë e Xavit në stolin e Barcelonës, pas dy fitoreve në ndeshjet e para.

LEXO TE PLOTE