
“Në 11 dhjetor Luli do largohet me turp”/ Aleati e nxjerr zbuluar: Ja kush e mori në telefon Ramën dhe Bashën në 17 maj
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka qenë i ftuar në një lidhje dire...
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj i ka shkruajtur një letër ministrit të Brendshëm Blendi Çuçit dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shqetësuar se në Lezhë, qarkun ku është zgjedhur deputet, po vidhen pulat dhe lopët.
Gjekmarkaj shton se në Lezhë uniformat blu janë emëruar në emër të partisë dhe se janë të paaftë për të luftuar vjedhjet dhe masakrat që po bëhen.
Deputetishton më tej se i kërkon Çuçit dhe Nanos që të shkojnë një ditë në Lezhë dhe të merren seriozisht me vartësit e tyre në këtë qark.
Letra e plotë e Gjekmarkajt:
Zotni ministër, zotni kryepolic,
Do thoni me vete nuk jemi çobanër pulash, por mezja e yndyra e vendit! Jeni, more, jeni, posi! Madje, një si gaz do t?ju rrëshqasë mbi mjekër! Pula është pronë! Të ruash pulat e fshatarëve nuk do të ishit ministër dhe kryepolic fort të këqij. Po t?u ruash lopët edhe më të mirë.
Papaqët e kazanët e rakisë, këpucët pas dere ende më. Të ndalonit drogën e krimin ku e ku. Pulat kakarisin ditën se ato këndojnë për sukseset e Kryeministrit, të qeverisë, të tuajat personalisht, për reformat ekonomike, për rrogat e Policisë, por janë të trembura se hajdutët u janë lëshuar me tërbim dhe në vrap e sipër po lënë puplat gardhiqeve. Nuk po dëshmoheni mirënjohës për zërin e tyre.
Në fshatrat e Lezhës, megjithëse nuk kanë frekuentuar asnjë akademi, bracat e hajdutët janë mjaft të zotë. Nata është mbretëria e tyre. Policia nuk përballet me ta. Në Shënkoll, Tale, Rrile, Ishull Shëngjin, Zadrimë e tjerë po bëjnë kërdinë.
Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t?u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura, është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembsur t?u japin një dorë për ta shtyrë.
Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë se helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.
Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.
Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjithaq. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t?u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t?ia kuptojnë vlerën.
Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.
Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!/CNA.al
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka qenë i ftuar në një lidhje dire...
Deputeti i PD Luan Baçi u shpreh se Kuvendi Kombëtar i 11 dh...
Pas Petrit Vasilit, të cilin të gjithë në LSI, madje edhe ve...
Deputeti i PD Edi Paloka ka reaguar ashpër sa i takon emërim...
Skandalet në PD nuk kanë të mbaruara. Në një kohë kur Lulzim...
Ish deputetja Rudina Hajdari, në një intervistë për Top Talk...
Java e 10-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me rezultate...
“Është koha që grupet parlamentare të moderojnë sjelljen dhe...
Gjatë takimin online, për “Open Balkan”, i dërguari i SHBA-s...
I hallakatur, i çoroditur, me xhaketë të hapur dhe këmishë t...
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një bashkëbisedim ...
Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në një bashkëbisedim ...
Ka hapur dyert qendra sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Nj...
Përplasjet mes PD-së, dhe LSI-së, duket se vijojnë të thello...
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, D...
Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ministrja e Bujqësisë, F...
Komisioni Hetimor për 25 Prillin ka dështuar që të miratojë...
Ka dalë vendmi i parë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave...
Situata në Partinë Demokratike duket të jetë ndoshta ndër më...
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ishte në përurimin e qendrës ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, p...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....