LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazmend Bardhi vazhdon të gënjejë publikisht/ E vërteta me formularin e Kuvendit të datës 18

24 Nëntor 2021, 15:25, Politikë CNA
Gazmend Bardhi vazhdon të gënjejë publikisht/ E vërteta me

Skandalet në PD nuk kanë të mbaruara. Në një kohë kur Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kërkojnë që të mbajnë Kuvendin e tyre personal dhe jo atë të delegatëve në datën 18 dhjetor, ky i fundit del dhe gënjen publikisht.

Në një reagim ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka mohuar që të ketë shpërndarë një formular për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më datë 18 dhjetor. Një ditë pasi në media qarkulloi një formular që duhej plotësuar nga demokratët për thirrjen e Kuvendit, gjë e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha, Bardhi mohoi të kishin autorizuar diçka të tillë.

?Secila degë zgjedh formën e vet të mënyrës së njoftimit, nëse do ta bëjë atë me telefon, me SMS, me shkrim, me takim dhe mbajtje të procesverbalit për takimin ballë për ballë. Pra, është një mënyrë që secila degë e zgjedh vet për njoftimin e anëtarëve të Kuvendit. Nuk ka një formular të shpërndarë po themi zyrtarisht apo të miratuar nga Partia Demokratike, apo nga Sekretari i Përgjithshëm. Sigurisht që ka dhe do të ketë gjithmonë forma të njoftimit që ndjek secila degë në mënyrën dhe formën e vet. E kam parë këtë që ju thoni në media, ose në rrjetet sociale. Dua të konfirmojë që secili prej anëtarëve të Kuvendit Kombëtar ka të drejtën sipas statutit dhe rregullave të mbledhjes së Kuvendit, që të marrë me shkrim materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar?, tha Bardhi.

Por ky është skandal, që në një parti, ku e thërret kryetari dhe Kryesia Kuvendin për në datën që kanë vendosur, 18 dhjetor, dhe ju shpërndajnë njerëzve formularë, nga sekretari mohohet, ndërsa nga ata që quhen delegatë firmoset.

Dhe për këtë ka fakte.  Namir Lapardhajanjë nga klounat e oborrit të Lulzim Bashës një nga njerëzit e sponsorizuar nga Mero Baze në PD ka deklaruar se ka firmosur formularin për në datën 18. Tani o gënjen Gaz Bardhi ose gënjen ky. Kush gënjen sepse formulari ka dalë, fakti është fakt. Ata po e firmosin do ketë 50 apo 500 kjo ka pak rëndësi, sepse që në datën 18 nuk do të ketë Kuvend këtë e di dhe Lulzim Basha. Por fakti është që Gaz Bardhi ka gënjyer sepse ka thënë që ne nuk kemi nxjerrë formular, formulari ka dalë dhe e ka bërë publik vetë klouni i oborrit të PD-së.

?E firmosa, sepse dua që Partia Demokratike të jetë edhe politike, edhe institucionale, edhe vetëkritike, edhe mbrojtëse e vlerave që i tejkalojnë interesat personale dhe që vënë Shqipërinë të parën.

E firmosa, sepse kjo datë i ofron një mundësi zgjidhje reale krizës dhe i jep mundësinë edhe atyre që janë tek ?Foltorja? për të ardhur, për të debatuar, për të marrë vendime, nëse janë shumicë, në rrugë institucionale, pa revolucion dhe brenda parimeve të së djathtës dhe të ligjit?, shkruan Lapardhaja./CNA.al

Lajmet e fundit nga