Connect with Us

FSHF hedh poshtë akuzat për transfertat e dyshimta: Artikull shantazhues! Tentativave për gjobëvënie…

Sport

FSHF hedh poshtë akuzat për transfertat e dyshimta: Artikull shantazhues! Tentativave për gjobëvënie…

Publikuar

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka reaguar në lidhje me akuzat e publikuara në media, se është përfshirë në transferta të dyshimta parash, që i kanë kushtuar bllokimin e llogarive bankare.

Institucioni drejtues i futbollit në vend e quan artikullin shantazhues e përbaltës, teksa thekson se llogaritë bankare nuk janë bllokuar asnjëherë dhe se do të përballet ligjërisht me akuzuesit.

Reagimi i plotë i FSHF-së:
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe mediat në lidhje me një trillim të fabrikuar ditën e sotme në gazetën “Panorama Sport”. Në këtë artikull, ku predominon shantazhi dhe që përbaltja shitet si profesionalizëm, thuhet se FSHF-ja gjendet në kolaps financiar, me rrogat që kalojnë me vështirësi prej muajsh, se llogaritë bankare të institucionit të futbollit në Shqipëri janë të bllokuara apo paratë që vijnë nga UEFA për klubet kalojnë në llogari të dyshimta. Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t’i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie.

Federata Shqiptare e Futbollit informon se në artikullin e publikuar ditën e sotme nuk ka asnjë të vërtetë të vetme! Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo.

Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se në marrëdhëniet e Federatës së Futbollit me anëtarët e saj, në asnjë rast të vetëm, nuk ka pasur transfertë bankare në llogari private apo të dyshimtë, siç pretendon kjo media. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Institucioni i futbollit në vend është ndër të paktat institucione që të gjithë veprimtarinë financiare e kryen nëpërmjet sistemit bankar, duke qenë transparent dhe duke paguar çdo detyrim ndaj autoriteteve shtetërore. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore në Republikën e Shqipërisë dhe aq më pak të ketë ndonjë kolaps financiar siç pretendohet në fletërrufenë e sotme.

Më e pakta që fletushka “Panorama Sport” do duhej të bënte, ishte të kontaktonte Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në FSHF për një reagim në lidhje me këto akuza të pretenduara. Në asnjë moment nuk ka mbërritur një kërkesë për informacion. Ky do duhej të ishte minimumi në respekt të gazetarisë.

Federata Shqiptare e Futbollit është e përkushtuar për të vijuar misionin e saj për përmirësimin dhe rritjen e mëtejshme të futbollit shqiptar, duke përmirësuar infrastrukturën, duke punuar për futbollin e fëmijëve dhe femrave, për rritjen e kapaciteteve njerëzore në tregun e futbollit. Ne nuk kemi kohë për të humbur me shpifje dhe tentativa gjobëvënëse nga individë apo media që kanë interesa okulte.

Federata Shqiptare e Futbollit është e detyruar t’u drejtohet organeve të drejtësisë për t’i dhënë fund këtyre praktikave përlbaltëse ku nuk mbahet përgjegjësi për dëmin që i shkaktohet institucionit dhe futbollit shqiptar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

LIVE CHAMPIONS/ Fillojnë ndeshjet, Mançester Siti- PSG luftë për kreun e Grupit A. Ja rezultatet

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja në Champions rezervon ndeshje mjaft interesante, ku akoma nuk janë vendosur se cilat skuadra do të kalojnë në raundin tjetër.

Në grupin A kemi një super ndeshje midis Mançester Sitit dhe PSG-së. Skuadrat i ndan vetëm një pikë me njëra tjetrën dhe kjo ndeshje vendos për kreun. Gjithashtu luajnë dhe Klub Bryzh me Lajpcigun. Në Grupin D Reali kërkon medoemos fitoren  në transfertë ndaj Sherif Tiraspolit. Vendasit kanë treguar që nuk janë një skuadër për tu nënvleftësuar pasi i kanë mundur madrilenët 1-2 në ndeshjen e parë.

Grupi C dhuron një sfidë direkte për vendin e dytë. Sporting Lisbona dhe Dortmund janë në kuotë të barabartë pikësh, me nga 6 secila dhe kjo është një dneshje direkte.

LIVE NDESHJET

GRUPI A

MANÇESTER SITI- PSG 0-0

KLUB BRYZH- LAJPCIG 0-3

GRUPI C



SPORTING LISBONË- DORTMUND 1-0

GRUPI D

SHERIF TIRASPOL- REAL MADRID 0-1

GRUPI B

LIVERPUL-PORTO 0-0

ATLETIKO MADRID-MILAN 0-0

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-0.

Heroi i zikaltërve ishte Edin Dzeko, i cili realizoi të dy golat e sfidës, fillimisht në minutën e 61 dhe më pas në minutën e 67, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë fitore Interi merr përkohësisht kryesimin në Grupin D me 10 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid, që sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol.

Fitore ka korrur edhe Ajax, që mposhti në transfertë Besiktas, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi, në po kaq ndeshje. Ndonëse turqit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ghezzal në minutën e 22-të, Ajax ia doli të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Haller, në minutat 54 dhe 69.



INTER-SHAKHTAR DONJETCK 2-0
62′ , 67′ Xheko



LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Epike, Zvicra dhurata speciale për Irlandën e Veriut pse ndali Italinë

Publikuar

-

Nga

Zvicra siguroi një biletë për në “Katar 2022”, duke i marrë Italisë vendin e parë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.

Kampionët e Europës u ndalën në transfertë nga Irlanda e Veriut dhe te Zvicra kishin premtuar çokollata për irlandezët nëse u bënin nder në atë ndeshje.

Premtimi është mbajtur dhe trajneri Murat Yakin ka firmosur kartolinën për Irlandën e Veriut dhe ka paketuar 9.3 kg çokollate që është dërguar me postë më pas.

LEXO TE PLOTE