LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu 50 mijë euro/ Nisin hetimet për prokurorin

24 Nëntor 2021, 10:25, Aktualitet CNA
Fshehu 50 mijë euro/ Nisin hetimet për prokurorin

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të regjistrojë një procedim penal për një nga prokurorët e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për prokurorin Emëror Kasaj, ndaj të cilit është nisur një procedim penal për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit në ILDKPI të një shume financuare prej 50 mijë euro.

Hetimet janë regjistruar edhe për akuzën e Falsifikimit të formularëve nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre. Hetimi është nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një qytetar dhe bërjes publik të shkeljeve në media.

Flitet për një shumë prej 50 mijë euro që Emëror Kasaj i ka marë borxh dhe ja ka dhënë Maurizio Lombit. Shuma rezulton të mos jetë deklaruar nga Kasaj në asnjë nga deklaratat e pasurisë.

Ndërkohë në 3 nëntor 2021, Kasaj ka depozituar një padi civile në gjykatën e Tiranës ku kërkon nga shtetasi L.Sh kthimin e shumës prej 50 mijë euro, shifër kjo e padeklaruar prej tij në ILDKPI qoftë si huamarje dhe qoftë si huadhënie./CNA.al

Lajmet e fundit nga