Connect with Us

Fatbardh Kadilli në dy kohë/ Si e kapërceu “ylberin” ish-servili i Lulzim Bashës

Politikë

Fatbardh Kadilli në dy kohë/ Si e kapërceu “ylberin” ish-servili i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Situata në Partinë Demokratike duket të jetë ndoshta ndër më kaotiket, në këto 30 vite demokraci.

Pas tre humbjeve radhazi, dështime e braktisje të kauzave të demokratëve, tashmë në “terren” ka zbritur vetë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka ndërmarrë një aksion në kuadër të “Foltores” me demokratët. Ndërsa në 11 dhjetor pritet të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Por, tashmë që duket se “era” nuk po fryn në favor të Lulzim Bashës, kanë filluar të nxjerrin kokën, edhe “strucët” që dikur i mbanin ison kreut në detyrë Lulzim Basha.

Një ndër ta është edhe Fatbardh Kadilli, i cili del e bërtet nëpër studio televizive, kundër Lulzim Bashës, kur në fakt dikur ka qënë as më pas e as më shumë sesa një “ushtar” i tij i bindur.

Fatbardh Kadilli është një nga njerëzit që ishte deputet i Partisë Demokratike, i futur në listë nga Berisha. Ishte këshilltar i këtij të fundit, me grupimin e njerëzve që ai mori në vitin 2005.

Në 2013 bashkohet me Lulzim Bashën në garën kundër Sokol Olldashit. Bëhet pjesë e strukturës manipulative dhe vjedhjes së votave brenda PD-së.

Pra, në qoftë se ka një njeri që ka vjedhur e manipuluar një rezultat zyrtar në, i pari është Fatbardh Kadilli, i cili e ka filluar në 2013, duke i shërbyer në mënyrë të turpshme Berishës dhe Bashës.

Më pas Lulzim Basha e bën Sekretar të Burimeve Njerëzore, e ngre në nivel shumë të lartë. Por, Kadilli shkon nga dështimi në dështim.

Shkatërron degën e Lushnjës, shkatërron degën e Beratit, Pogradecit e kështu me radhë. Kudo që ai shkon ka konflikt, ka përplasje dhe përçarje. Nuk arrin dot të bëjë asgjë, kudo ku shkel vëtëm konflikte dhe përplasje.

LEXO EDHE:  Basha përjashton sekretarët besnikë nga lista e PD

Është njeriu më i fortë në krah të Bashës, duke goditur çdo njeri tjetër që flet kundër tij. E në rast se ka një “luftë” të ashpër brenda demokratëve, ajo është 2013-2017 dhe gjithçka ndodhi pas çadrës.

Fatbardh Kadilli është një nga njerëzit që ka mbështetur call centerat që të shanin e të sulmonin ish-drejtues dhe njerëz me kontribute historike në PD. Thjeshtë dhe vetëm me një qëllim: “Të ikin ata, të vimë ne”.

Por, tani Kadilli po thotë se ai paska qënë kundër Bashës.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “A shoë”, me Adi Krastën, Kadilli ka thënë se tani “doli fjala e tij”.

Nga shumica e atyre që 5 muaj më parë ishin kundër meje dhe mbronin me jerm kryetarin humbës, mbronin në jerm kryetarin autokrat sa përjashtoi dhe zotin Berisha pa proces politik etj.

Unë në burrninë time jam në rregull se fjala ime doli. Sot Berisha i ka bërë pjesë të foltores së tij, si kufizimi i mandatit, primaret dhe një parti që duhet të jetë e re”, tha Kadilli.

Pra, lideri që i duhet politikës qenka ish-servili i Lulzim Bashës, që nxori kokën nga “rëra”, ku e kishte future si struci, kur nuk mori nga Luli, “shpërblimin” që pretendonte./CNA.al

IDE-ja e dështuar e Kadillit dhe kusarët demokratikas

Fatbardh Kadilli i veshur si SS dhe nderon si nazist

“Fjala ime doli”/ Kadilli: Dikur mbronin kryetarin autokrat, sot kërkojnë largimin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në themel njeriu në nevojë”/ Ahmetaj: Rriten me 5% pensionet, ndihma ekonomike do të dyfishohet  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ishte në përurimin e qendrës së re sociale në Kombinat, e cila është rindërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 2019.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj, tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje njerëzve në nevojë dhe në buxhetin e ri të vitit 2021, ka financa të dedikuara për to.

Ai nënvizoi se do të rriten pensionet, si dhe do të dyfishohet ndihma ekonomike për jetimët dhe familjet në vështirësi.



Kjo është shpirti i ringirtjes dhe vëmendja ndaj qytetarëve në nevojë. Ne ndamë me ju sot emocionet jo të rindërtimit, por të një mazhorance që ka vendosur në themel njeriun në nevojë. Shumëkush pyet se çfarë është buxheti.

Unë dua të ndaj me ju që buxheti i vitit që vjen, përpos reformave të rëndësishme, kanë në themel paketën e mbështetjes për familjen. Kjo është kujdesi për fëmijën, për të rriturin, për moshën e tretë. Ka kujdes për fëmijët jetimë, ka kujdes për familje në nevojë. janë 15 mijë familje në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë nën moshën 18 vjeç që do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Ama kjo është vëmendje e drejtpërdrejt. Mosha e tretë, pensionistët. E mbani mend sa janë rritur, ata do të rriten 5 % vitin që vjen dhe bonusi i fundivitit nuk është një rastësi, por në ligjin e buxhetit.

Për të rinjtë janë paketa për t’i bërë më konkurrues. Fëmijët e sotëm, nesër do të konkurrojnë drejt një ekonomie më të gjerë. Të gjitha ato cilësi apo aftësi që kërkohen duhet marrë për t’i përballuar nesër. I them këto për të kujtuar se tërmeti na testoi të gjithëve. Disa derdhën lot, e shumë humbën besimin. Ne nuk e humbëm kur treguam që do e rindërtojmë më të fortë, më moderne. E kishim këtë fjalë nga shpirti për të mos lënë askënd mbrapa. Rindërtimi do të mbetet për gjithë jetën krenaria ime personale, sepse kur shohim familje të reja që hynë në shtëpi, nuk ka kënaqësi më të madhe për një punonjës publik, e për këtë ia vlen të merresh me politikë”, tha Ahmetaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Masakra zgjedhore”/ PD prezanton planin e hetimit, zyrtarët që do thirren për të dëshmuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedhjet e 25 prillit, te cilat opozita i cileson si “masaker zgjedhore”.

Gjithashtu PD njofton se brenda një muaji do të thirren dëshmitarë drejtues më të lartë të qeverisë, të SPAK dhe Bashkisë së Tiranës.



Kujtojmë se këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, gjithashtu njoftoi Erion Veliaj dhe Dritan Leli, do të paditen për shpërdorim detyre, pasi kanë refuzuar të informacionin për punësimet dhe shpërblimin e tërmetit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Injoruan Komisionin Hetimor/ Paditet për shpërdorim detyre Erion Veliaj dhe Dritan Leli

Publikuar

-

Nga

Sot është zhvilluar Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ndërsa bëri me dije objektivat e mbledhjes,  njoftoi se për bashkinë Tiranë dhe Vlorë do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.

“Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentat e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë Ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për termetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë e tyre.”-tha Alibeaj.

Ndërsa Toni Gogu, tha se “Duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurtë se informacioni është duke mbërritur.”.

Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi theksoi se “Shpërfillja e treguar na detyron që të vendosim përpara forcës shtrënguese të ligjit bashkitë që nuk e kanë respektuar atë. Në këtë fazë askush nuk mund të mendojë se mund të nëpërkëmbë parlamentin, që ka investuar pushtetin e tij tek ky komision. Duhet të tregojmë forcën e ligjit dhe të operojmë pa vonesë.”

LEXO EDHE:  “Ka turpëruar popullin shqiptar ndërkombëtarisht”/ Rama: Meta është dënuar në mënyrë spektakolare

LEXO EDHE:  Faktet-Ligji për Arsimin e Lartë/ Mashtrimi dhe hipokrizia e Bashës ndaj studentëve



Më tej, Toni Gogu deklaroi se institucionet po zbatojnë afatet.

“Të dyja pretendimet që ngrenë kolegëet hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka ardhur. Të kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.”-tha Toni Gogu.

Por, pas tij reagoi Alibeaj, i cili tha se miratimi i planit të hetimit, që është pika tjetër, do të ishte i plotë, kur ne të kishim të gjithë informacionin e plotë të kërkuar.

“Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, nga 12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon. Shkresat janë dërguar prej më shumë se 3 javë përpara. Detyrimi për përgjigje është sipas afateve që vendos komisioni. Ne duhet të reagojmë, pasi sa herë vërehet një indiferencë, në rastin më të mirë, nuk ka më justifikon ligjor. Është detyrim ligjor që të reagojmë ligjërisht ndaj ketij qendrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.”-tha Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE