Connect with Us

Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Sport

Champions League/ Dzeko i jep kryesimin Interit, Ajax fiton me përmbysje (VIDEO)

Publikuar

-

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-0.

Heroi i zikaltërve ishte Edin Dzeko, i cili realizoi të dy golat e sfidës, fillimisht në minutën e 61 dhe më pas në minutën e 67, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Me këtë fitore Interi merr përkohësisht kryesimin në Grupin D me 10 pikë, 1 pikë më shumë se Real Madrid, që sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol.

Fitore ka korrur edhe Ajax, që mposhti në transfertë Besiktas, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi, në po kaq ndeshje. Ndonëse turqit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ghezzal në minutën e 22-të, Ajax ia doli të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Haller, në minutat 54 dhe 69.

INTER-SHAKHTAR DONJETCK 2-0
62′ , 67′ Xheko



Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Pasuesi i Solskjaer, Manchester United nis bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Prej kohësh drejtuesit e Manchester United janë në kërkim të një trajneri, si pasues të Ole Gunnar Solskjaer.

Preferenca e parë është Mauricio Pochettino, por ky i fundit është nën kontratë me PSG dhe arritja e një marrëveshje në këto momente është shumë e vështirë. Për këtë arsye, te Manchester kanë filluar të mendojnë për një trajner të përkohshëm.



Sipas asaj që raporton “Goal”, drejtuesit e United, kanë nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, për t’ia besuar atij drejtimin e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit. 57-vjeçari është papunë dhe e shikon me interes, një kalim të mundshëm te Manchester United.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ultrasit e Dortmund shkaktojnë trazira në Lisbonë, 7 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe e gjitha si pasojë e mbërritjes së ultrasve të Borussia Dortmund. Ekipi gjerman në mbrëmjen e sotme ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Sporting Lisbonës, teksa tifozët gjermanë si gjithnjë nuk e kanë lënë vetëm skuadrën e tyre.

Por, në një moment të caktuar ata e kanë gjetur veten duke u përplasur me policinë e Lisbonës ndërsa si pasojë e të gjithë situatës së tensionuar, janë plagosur dy policë. Nga ana tjetër, shtatë tifozë gjermanë përfunduan të arrestuar dhe me siguri ndeshjen do ta shohin nga qelia.



LEXO TE PLOTE

Sport

Inter-Shakhtar, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve nisin sot me duele interesante, që mund të jenë përcaktuese për fatin e mëtejshëm në grupet kualifikuese të skuadrave.

Padyshim sfida më interesante është ajo e Grupit D mes Interit dhe Shakhtar Donjetck. Zikaltërit kanë një pikë avantazh në renditje ndaj ukrainasve dhe në rast fitoreje, kualifikimi bëhet automatik.



Ndaj trajneri Inzagi nuk ka kursyer asnjë nga lojtarët, duke hedhur nga minuat e parë në fushë dyshen Martinez-Xheko.

Sa i përket sfidës tjetër, përballë vihen Beshiktashi dhe Ajaksi, me këtë të fundit që ka siguruar kualifikimin në turin me eliminim direkt të turneut, ndërsa turqit vazhdojnë të shpresojnë në një mrekulli, të paktën për të siguruar Ligën e Europës.

LEXO TE PLOTE