LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti për vitin 2022/ LSI depoziton në Kuvend amendamentet

24 Nëntor 2021, 17:23, Politikë CNA
Buxheti për vitin 2022/ LSI depoziton në Kuvend amendamentet

Sekretarja Organizative Eriona Bixha ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së ka folur për buxhetin e vitit 2022 ,që pritet të diskutohet nen për nen ditën e nesërme në Parlament.

Eriona Bixha deklaroi se LSI ka dorëzuar në Kuvend amandamente që përfshijnë, disa pika kryesore që janë:

-rritjen e buxhetit për arsimin me 5 miliardë lekë;

-rritjen e mbështetjes financiare për rimbursimin e barnave të qytetarëve të infektuar me Covid-19;

-të shtohet shuma prej 4.9 miliard lekë për fermerët.

Sipas saj, të gjitha këto amendamente janë depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë me qëllimin e vetëm që jeta parlamentare të vendoset në funksion të zgjidhjeve të prekshme për jetët e qytetarëve tanë dhe i bëj thirrje maxhorancës të reflektojë mbi miratimin e këtyre amendamenteve për të mirën e përbashkët të shoqërisë sonë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga