Connect with Us

Burg dhe gjobë, tronditet Karim Benzema

La Liga

Burg dhe gjobë, tronditet Karim Benzema

Publikuar

-

/

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë për skandalin seksual me ish-shokun e skuadrës Mathiu Valbuena në vitin 2015.

Vendimi i një gjykate në Versajë që e shpalli Benzemën fajtor në rolin e “bashkëpunëtorit” në këtë aferë i jep fund një sage ligjore që daton që nga viti 2015, ku Benzema u përjashtua nga ekipi kombëtar i Francës për gati gjashtë vjet.

Ylli madrilen nuk mori pjesë në gjyqin treditor muajin e kaluar, teksa avokati i tij përmendi disa arsye profesionale si ajo e stërvitjes prag ndeshjes me Barelonën.

Benzema u kthye në ekipin kombëtar të Francës në fillim të këtij viti, duke luajtur në Euro 2020 dhe duke luajtur rol në triumin e ‘’gjelave’’ në Ligën e Kombveve. Aktualisht Benzema kryeson listën e golashënuesve me 10 gola dhe është ndër pretendentët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021 që jepet javën e ardhshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

U trullos në fushë, talenti i Barcelonës dërgohet direkt në spital

Publikuar

-

Nga

Barcelona u mposht nga Real Betis në “Camp Nou” ditën e sotme, ndërkohë që një tjetër shqetësim është gjendje e mesfushorit të talentuar Gavi.

I riu pati probleme në pjesën e parë dhe në minutën e 36-të la fushën e blertë dhe u zëvendësua nga Riqui Puig.



Klubi katalanas, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Gavi është dërguar në spital pasi u trullos në duelin kundër Real Betis.

Ai do të kryejë vizita të specializuara mjekësore për të parë nëse do ndonjë problem serioz shëndetësor.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Bie Barcelona, Xavi pëson humbjen e parë në stolin katalanas

Publikuar

-

Nga

Xavi ka pësuar humbjen e parë si trajneri i Barcelonës pasi është mposhtur me rezultatin minimal në shtëpi 1-0 nga Betis. Katalanasit patën disa raste të mira për shënim, si dhe u përpoqën të kishin shumicën e ndeshjes në kontroll, por në fund nuk rezultoi ashtu si pritej.

Ata u ndëshkuan në minutën 79 nga Juanmi që shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Cristian Tello. Ndërkohë, Barcelona shpërdoroi disa raste të mira goli me anë të Coutinho, Dembele dhe talentin Ezzalzouli.



Kështu, Betis ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Barcelona qëndron në vendin e shtatë me 23 pikë. Kjo është humbja e parë e Xavit në stolin e Barcelonës, pas dy fitoreve në ndeshjet e para.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Buzëqesh Xavi, Barcelonës i ndizet drita jeshile për merkaton

Publikuar

-

Nga

Zhvillime pozitive në Barcelonë sa i përket kapërcimit të krizës ekonomike. Pas fjalëve të dy javëve më parë të Mateu Alemany-t, drejtorit të Futbollit, se “momentalisht nuk mund të përballojmë blerjet në janar”, vjen qëndrimi ndryshe i drejtorit të përgjithshëm të klubit “blaugrana”, Ferran Reverter, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e referendumit për miratimin e financimit të “Espai Barça”:

“Natyrisht që Barcelona do të mund të bëjë blerje në janar. Në janar dhe në verë. Sigurisht që do të duhet të jemi të kujdesshëm se si do ta bëjmë këtë.”

Muzikë e ëmbël në veshët e trajnerit të ri Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar përforcime që kur mori detyrën për të ngritur nivelin teknik të skuadrës.



Sipas “Sport.es”, Xavi ka dhënë indikacione të qarta se si do të ndërhyjë në merkato. Synimi është të forcohen disa pozicione kyçe për skemën që ai preferon, sidomos në krahët e mbrojtjes. Në këtë kuptim optikë, një opsion interesant është spanjoll i Chelsea-t, César Azpilicueta.

Barcelona po kërkon të arrijë marrëveshje ekonomike me klubet që kanë në pronësi Ferran Torresin (Manchester City) dhe Dani Olmon (Leipzig). E njëjta gjë vlen edhe për Timo Werner dhe Ziyech, marrëdhënia e të cilëve me Chelsean zgjat deri në qershor 2025.

Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barçës është Karim Adeyemi, sulmues i Salzburgut, që do të mbushë 20 vjeç në janar.

LEXO TE PLOTE