Connect with Us

Beniada e këshillon t’i kushtojë më shumë vëmendje/ Einxhel e pranon: Arbri më pëlqen por…

Showbizz

Beniada e këshillon t’i kushtojë më shumë vëmendje/ Einxhel e pranon: Arbri më pëlqen por…

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother Vip” ka qenë shumë e tensionuar.

Pas të gjithë atmosferës së krijuar dhe pas spektaklit të së martës mbrëma, Beniada dhe Einxhel kanë gjetur pak kohë të diskutojnë me njëra-tjetrën.

Beniada e ka këshilluar Einxhel që të afrohet më tepër me Arbrin dhe mos t’i refuzojë momentet kur ai kërkon shoqërinë e saj.

‘’Mos e refuzo kur ai kërkon të afrohet, kushtoi pak më shumë vëmendje’’,- tha ajo.

Pas kësaj këshillë ishte Einxhel ajo e cila deklaroi se pëlqimi nda Arbrit është  por sipas saj nuk është as koha dhe vendi për të krijuar diçka më shumë mes njëri-tjetrit.

‘’Mbase më pëlqen vërtetë por nuk është as koha as momenti”, është shprehur Einxhel./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

I ra të fikët gjatë spektaklit/ Ndjekësit: Fifi jashtë, të mbaroi loja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Fifi është kthyer në një objekt debati pasi këngëtares i ra të fikët pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku!

Balina tha se Fifi po kërkonte vëmendje me reagimin e saj për puthjen e Sarës dhe Pajtimit dhe i kërkoi të mos ndërhynte!

Fifi nuk i priti aspak mirë këto fjalë dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në moment i ra të fikët! Ajo më pas u qetësua dhe pas një bisede me Arbanën në dhomën e rrëfimit vendosi të qëndronte!

Por nuk kanë pasur të njëjtin mendim ndjekësit e Big Brother Vip, një pjesë e madhe e të cilëve ka kërkuar që Fifi të largohet.



MBRAPA??? PASI AKUZOVE E BERE SAREN ME QAJT?? PASI BERE BALINEN PER UJ TE FTOHT??? PASI PRISHE SPEKTAKLIN E SU REALIZUA SURPRIZA E DONALDIT??? PASI IA PRISHE NATEN PM E SARES??? PASI NUK MENDOVE AS PER FAMILJEN TENDE KUR U HODHE SI NEPERK??? IKKKKKKK OJ FIFIIII QËROHU JASHT”!

“Balina nuk te tha asnje gje po ty Fifi te erdhi inati nga videot qe e pave veten super xheloze pa diskutim !! Se ti Fifi kur ja ki bo Granitit kshtu si e ka ndi veten banoret tjer ! Mundesh me shty edhe pak po ti pe tregon veten se nuk mundesh me bashkjetu me njerzit se dashurojn“.

“Të mbaroi loja Fifi jasht”

Nxireni sot kte nga psikologet ose do e nxjerim ne te premten , nese psikologet e mbajn brenda keni deshtuar si produksion“, janë disa prej komenteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Bëri Sarën për të qarë/ Pendohet Fifi: Çdo kush dashuron ndryshe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka pasur shumë tensione se fundmi për shkak të përplasjes së Sarës dhe Fifit.

Kjo e fundit reagoi shumë keq pas puthjen mes blogeres dhe dj Pajtimit dhe akuzoi Sarën se e gjitha kjo është një lojë prej saj.

Pas të gjithë kësaj zhurme duket se Fifi ka reflektuar dhe është penduar.

Gjatë një bisede ditën e sotme me Dj PM, Fifi është shporehur se çdo kush ka të drejtë të dashurojë në mënyrën e vet./CNA.al



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ka ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson/ Modelja: Dua të jetoj jetën time

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një modele 24 vjeçare dhe  përdoruese e aplikacionit “TikTok” ka një ngjashmëri të frikshme me aktoren Scarlett Johansson. Megjithatë, vajza me origjinë nga Rusia ka treguar se nuk është e lumtur për pamjen e saj.

24-vjeçarja Ekaterina Shumskaya tha gjatë një interviste për “Caters Neës” se dëshiron të jetojë jetën e saj, por fakti që është sozia e aktores së famshme, e kufizon shumë.

“Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett, por unë nuk pretendoj të jem ajo. Ne thjesht dukemi njësoj.”,- tha Ekaterina.Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës në “TikTok” dhe herë pas here, disa prej tyre mashtrohen dhe mendojnë se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.

“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Ëidoë’. Ndjekësit e mi gjithmonë më pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di që unë ekzistoj”,- tha Ekaterina.



Tani, për shkak të pamjes së saj, Ekaterina ka mundur të bëjë një karrierë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti. Ajo zbuloi se kishte një ngjashmëri të madhe me aktoren kur ishte në shkollë, në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë nisën ta komentonin për këtë gjë.

“Unë u befasova vërtet. E di prej disa kohësh që i ngjaj asaj, por nuk mendoja asgjë për këtë“- tha ajo.

Ajo pohoi se jeta e saj tashmë nuk është aq e lehtë sa duket. Ekaterina gjithashtu mban barrën e disa reagimeve jo të mira me të cilat përballet Johansson, për shkak të pamjes së saj.

Shumskaya është përballur me gjuhën e urrejtjes apo edhe me kërcënime se “do ta vrisnin”, duke u “dënuar” kështu nga njerëz që nuk e pëlqejnë Scarlett./CNA.al

LEXO TE PLOTE