LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ata që duhet të ishin pas hekurave për korrupsion po glorifikohen”/ Paloka "shpërthen" ndaj ambasadorëve

24 Nëntor 2021, 15:40, Politikë CNA
“Ata që duhet të ishin pas hekurave për korrupsion po

Deputeti i PD Edi Paloka ka reaguar ashpër sa i takon emërimit të Ilir Beqajt në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do merret me menaxhimin e të ardhurave që vijnë nga ndihmat e donatorëve. Në prezantimin e tij, të pranishëm ishim ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE Luigi Soreca.

Por për Palokën, ambasadorët u shkojnë në zyrë dhe takojnë pushtetarë që janë akuzuar për korrupsion dhe duhet të ishin pas hekurave dhe shpallin non grata Berisën i cili sipas tij ka tetë vite në opozitë.

Paloka u bën thirrje demokratëve që të ftillohen e ta shohin realitetin në sy.

?Shpall Berishën ?non grata? për korrupsion e për më shumë pas tetë vitesh në opozitë! Ndërkohë dekoron Dvoranin si kalorës të luftës kunder korrupsionit, i shkon në zyrë Arben Ahmetajt dhe i kërkon që të marrë në dorë flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe e fundit kjo e Beqes?Në inagurimin e Beqes si drejtor ju thua shqiptareve se lufta kundër korrupsionit po ecën në rrugën e duhur?!!!

E si pret pastaj të besojnë shqiptarët në drejtësinë e qëndrimeve dhe vendimeve që merr ?!!

Të paktën demokratet duhet të ftillohen e të shohin realitetin në sy . Ata që duhej të shpalleshin ?non grata? e madje të ishin pas hekurave për korrupsion, në fakt po glorifikohen. E nëse dikush këtë e sheh si ?mbeshtetje për PD? apo si deshirë që PD ta çojnë në pushtet, ai qoftë se në këtë rast edhe naiviteti do ishte thjesht justifikim!?, shkruan Paloka në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga