Connect with Us

Arrihet marrëveshja për qeverinë e Gjermanisë

Bota

Arrihet marrëveshja për qeverinë e Gjermanisë

Publikuar

-

/

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje.

Kandidati i partisë socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz tha se tre parti kishin arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të Gjermanisë. Kjo qeveri do t’i japë fund epokës së kancelares Angela Merkel.

Scholz, i cili do të zëvendësojë Merkelin, tha se qeveria e re nuk do të kërkojë “sa më pak të jetë e mundur”. Kjo qeveri nuk do të kërkojë “emëruesin më të vogël të përbashkët, por politikën e ndikimeve të mëdha”. Ai tha se pret që anëtarët e partive të japin mbështetje për marrëveshjen e koalicionit në 10 ditët e ardhshme.

Koalitionsgespräche zwischen SPD, Grünen und FDP in BerlinGjermania pioniere në mbrojtjen e klimës

SPD, të Gjelbrit dhe FDP paraqitën pikat e forta të marrëveshjes së tyre të koalicionit. Kandidati për kancelar i socialdemokratëve Scholz tha se aleanca trepalëshe dëshiron ta bëjë Gjermaninë pioniere në mbrojtjen e klimës. Sipas marrëveshjes së koalicionit, Gjermania synon marrë 80 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

Fillimisht, Scholz mbajti një deklaratë për gjendjen e pandemisë së Coronas në Gjermani. Scholzi u shpreh në favor të një vaksinimi të detyrueshëm kundër koronas në disa institucione që strehojnë grupe me rrezik të lartë. “Vaksinimi është zgjidhja për të dalë nga kjo pandemi”, tha ai në Berlin. “Në institucionet ku ka veçanërisht grupe vulnerabël, duhet ta bëjmë të detyrueshëm vaksinimin”.

Qeveria e ardhshme, e cila do të drejtohet nga SPD, me partnerë Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, do të formojnë një organ këshillues ekspertësh, i cili do të informojë çdo ditë administratën për pandeminë, u tha Scholz-i gazetarëve.

Koalitionsgespräche zwischen SPD, Grünen und FDP in BerlinPunonjësit e shëndetësisë dhe personeli kujdestar do të marrë gjithashtu një ngritje të posaçme page. Për këtë partitë e koalicionit të ri kanë rezervuar një miliard euro.

Politika e jashtme në marrëveshjen e koalicionit

Politika e jashtme në tërësi zuri pak vend në konferencën e shtypit. Por ajo trajtohet në marrëveshjen e qeverisë së re të Gjermanisë.

Koalicioni i ri qeveritar do ta vendosë mbrojtjen e një “Evrope sovrane” në qendër të politikës së tij të jashtme, tha kancelari i ardhshëm Olaf Scholz.

“Evropa sovrane është çelësi dhe është një detyrë për politikën tonë të jashtme”, deklaroi socialdemokrati Olaf Scholz. Ai dëshiron “të bëjë të mundur këtë Evropë sovrane, ta nxisë dhe ta bëjë të përparojë”.

Në deklaratën qeveritare Olaf Scholz tha se politikën e jashtme Gjermania do ta zhvillojë në miqësi me Francën dhe në partneritet me SHBA.

Zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor e mbështesin edhe partitë e koalicionit. Veçanërisht Të Gjelbrit dhe socialdemokratët e patën këtë edhe pjesë të programit të tyre elektoral.

Ballkani në vëmendje

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë. “Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”. Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e ardhshëm të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”.

LEXO EDHE:  Kur Basha bën si opozitar/ Tallja me demokratët

“Ne mbështesim dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane.

Pyetjes së DW, pse politika e jashtme është pas faqes 100 në marrëveshje, Scholz-i tha se është i ndërgjegjshëm për vendin e Gjermanisë në politikën botërore. Ai tha se Gjermania nuk do të jetë në pozicionin e atyre që vetëm japin komente.

Veçanërisht bashkëpunimit me SHBA i kushtojmë rëndësi të madhe, në botën që është bërë multipolare tha kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Më shumë fuqi punëtore e kualifikuar

Marrëveshja për qeverinë përcakton më tej nevojën që të hiqet kufizimi kohor për tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar nga Ballkani Perëndimor. Blue-Card do të zgjerohet edhe për profesionet jo akademike.

“Përveç legjislacionit aktual të imigracionit, ne do të krijojmë një shtyllë të dytë me futjen e një harte mundësish të bazuar në një sistem pikësh, në mënyrë që t’u mundësojmë punonjësve që kërkojnë një punë të hyjnë në një mënyrë të kontrolluar në tregun gjerman të punës”.

“Në të njëjtën kohë, do të ulim pengesat për njohjen e kualifikimeve arsimore dhe profesionale nga jashtë vendit dhe do të përshpejtojmë procedurat”.

Bisedime me pak informacione publike

Partitë respektuan afatin që kishin shpallur, përkatësisht formimin e koalicionit të parë federal me ngjyrat e semaforit deri në Krishtlindje. Qëllimi i përbashkët është zgjedhja e Ministrit aktual të Financave Olaf Scholz (SPD) si Kancelar Federal.

Negociatat e koalicionit filluan më 21 tetor. Ato u zhvilluan rreth një tryeze kryesore të rrumbullakët të përbërë nga shtatë përfaqësues të nivelit të lartë nga secila parti dhe 22 grupe pune. Në këtë të fundit, ekspertë partiakë negociuan detajet e marrëveshjes së koalicionit.

Kandidati për kancelar i SPD, Olaf Scholz, vlerësoi atmosferën e negociatave.

Por të Gjelbërit, në veçanti, kanë shprehur ditët e fundit kritika. “Ndonjëherë ishim vërtet të ngopur, sepse patëm ndjesinë se vetëm të Gjelbrit ishin përgjegjës për mbrojtjen e klimës”, u shpreh para disa ditësh Annalena Baerbock, bashkëkryetare e të Gjelbërve.

Neutraliteti klimatik duhet të jetë udhërrëfyesi për çdo fushë politike – jo vetëm për një ministri mjedisi, por edhe për bujqësinë, transportin dhe mbi të gjitha për ekonominë dhe industrinë, u shpreh Baerbock-u.

Scholz nuk e sheh koalicionin si një aleancë të thjeshtë për një periudhë zgjedhore, njësoj si kreu i FDP-së, Christian Lindner. Po të shikoni platformat zgjedhore si një pikënisje, koalicioni tripartiak padyshim filloi si një aleancë për një synim të caktuar, por mund të rezultojë më shumë në të ardhmen, është shprehur Lindneri. “Një koalicion duhet të fillojë punën me synimin për t’u rizgjedhur së bashku”./dw

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Gjermani/ Vaksinimi me detyrim, rrezik radikalizimi?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për një kohë të gjatë thuhej, se nuk do të kishte vaksinim me detyrim, po kjo nuk është më tabu me zhvillimin aktual të pandemisë. Ka shumë shqetësim për pasojat sociale të një vendimi të tillë. Protesta në fundjavë.

Të shtunën pati protesta në disa qytete gjermane kundër masave të kufizimit për shkak të Coronës e vaksinimit me detyrim. Shumë demonstrues nuk mbanin maska dhe distancën e duhur. Në Berlin u sulmua një gazetar, Pjesërisht protestat ishin pa leje duke vështirësuar punën e policisë. Një pjesë e protestave drejtoheshin nga partia populiste e djathtë, AfD. Tino Chrupalla, zëdhënësi i AfD u shpreh kundër “detyrimit për vaksinim dhe marrëzisë së Coronës.” Në Hamburg demonstruan rreth 5000 vetë.

Të shtunën kreu i konferencës së ministrave të Brendshëm të landeve të Gjermanisë, Thomas Strobl (CDU), ka paralajmëruar nga radikalizimi i protestave të Coronës në rast se hyn në fuqi vaksinimi me detyrim. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Kushtetuese mund të presim që “futja e vaksinimit me detyrim do e përforcojë qëndrimin agresiv të lëvizjes laterale”, tha ministri i Brendshëm për gazetat e grupit mediatike, Funkmediengruppe.

LEXO EDHE:  “Zemrat peshë për Foltoren në Lezhë”/ Berisha: Po vjen fundi i narkoshtetit

LEXO EDHE:  E braktisën demokratët/ Basha ‘ngushëllohet’ me Elton Ilirjanin



Rrezik për demokracinë liberale

“Lëvizja laterale është e rrezikshme për demokracinë tonë liberale dhe ajo do të bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Strobl.

“Ajo mendon, se po dallon shenjat e kalimit në diktaturë, dhe mendon se po identifikon gjithnjë e më shumë një shtet jolegjitim”, kundër të cilit është e justifikuar rezistenca.” Por në luftë kundër Coronës është e drejtë të futësh një vaksinim me detyrim. “Edhe nëse ndodh radikalizimi në rritje: Ne nuk duhet të ndalemi nga ekstremistët, ideologët konspirativë dhe antisemitistët të bëjnë gjënë e duhur”, ka thënë Strobl.

Së fundmi një numër i madh politikanësh gjermanë janë shprehur për futjen e vaksinimit me detyrim. Me shumë gjasë kancelari i ardhshëm i gjerman, Olaf Scholz është shprehur, se për këtë duhet të votohet në Bundestag pa nevojën e respektimit të disiplinës së grupit parlamentar. Sipas të dhënave të zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert një votim i tillë mund të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Mesazhi i fundit i Merkel, thirrje gjermanëve që të vaksinohen

Publikuar

-

Nga

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel më 4 dhjetor u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Këto komente Merkel i bëri përmes një video-mesazhi, që pritet të jetë i fundit që ajo e lëshon si kancelare e Gjermanisë. Kjo thirrje erdhi dy ditë pasi liderët federalë dhe shtetërorë vendosën mbi masat e reja, që kanë për qëllim të frenojnë një valë të re infektimesh me coronavirus.

Masat e reja përfshijnë përjashtimin e të pa vaksinuarve që të vizitojnë dyqanet jothelbësore, restorantet dhe objektet sportive dhe kulturore. Ndërkaq, Parlamenti do të shqyrtojë mundësinë që ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin.

Të paktën 68.9 për qind të gjermanëve janë të vaksinuar plotësisht, që është shifër më e ulët sesa synimi i Qeverisë që të vaksinojë të paktën 75 për qind të popullsisë. Personat e pa vaksinuar shihen si fajtorët kyçë në rritjen e rasteve të reja me COVID-19 gjatë javëve të fundit.

Shifrat zyrtare sugjerojnë se niveli i infektimeve është duke u stabilizuar, por ende është i lartë.

LEXO EDHE:  Ndëshkohet sërish Lulzim Basha/Demokratët e Durrësit peticion kundër tij

LEXO EDHE:  “Basha një humbës i pashpresë”/ Ristani: Po tallet me demokratët, ka 8 vite që rri kot



Të shtunën, Qendra kombëtare gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi për 64,510 raste të reja. Sipas këtij institucioni, në shtatë ditët e fundit, niveli i infektimeve në 100,000 banorë ishte 442.7 raste. Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë regjistruar edhe 378 vdekje të reja, duke e çuar në 102,946 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

“Secili prej tyre lë pas familjet apo miqtë, të shtangur, pa fjalë dhe të pafuqishëm”, tha Merkel.

“Kjo është situatë e hidhur sepse është e shmangshme. Me vaksina efektive dhe të sigurta, ne kemi çelësin në duart tona”, shtoi ajo.

Merkel ripërsëriti thirrjen e saj që gjermanët ta marrin seriozisht virusin, duke shtuar se varianti i ri, Omicron “duket se është më ngjitës sesa variantet paraprake”.

“Vaksinohuni. S’ka rëndësi nëse e merrni dozën e parë apo dozën përforcuese. Çdo vaksinim ndihmon”, tha Merkel./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Tronditet Berlini/ Gjenden të masakruar 5 persona brenda banesës, mes tyre 3 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku 5 persona përfshirë tre fëmijë u gjetën të pajetë në një shtëpi në jug të Berlinit.

Ishte policia gjermane që gjeti pesë të viktimat në një ndërtesë banimi në Königs Ëusterhausen në Brandenburg.

Sipas zyrës së prokurorit publik të Cottbus, trupat kanë plagë me armë zjarri dhe me thikë.



Kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë, pasi kanë raportuar se asnjë prej anëtarëve që dyshohen të jenë një familje, nuk janë parë të dalin jashtë banesës.

LEXO EDHE:  Kim i “tërhoqi” veshin kreu të PD/ Demokratët “shpërthejnë” ndaj Bashës: Copë mishi me dy sy, na le në Opozitë

LEXO EDHE:  Kur Basha bën si opozitar/ Tallja me demokratët

Ne supozojmë se bëhet fjalë për një krim vrasjeje”, tha zëdhënësi i policisë.

Policia është ende duke punuar në lidhje me shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe indentifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE