Connect with Us

Abetarja me tekst të unifikuar/ Ministrja Kushi flet për ndryshimet në arsimin para-universitar

Aktualitet

Abetarja me tekst të unifikuar/ Ministrja Kushi flet për ndryshimet në arsimin para-universitar

Publikuar

-

cna lajme sociale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar se është vendosur që libri i abetares të jetë i pandryshueshëm për të gjitha shkollat e vendit.

“Kemi vendosur që në arsimin para-universitar për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe më pas zgjidhen nga mësuesit. Ne sot kemi vendosur që nga kjo procedurë të përjashtohet teksti i abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë të kenë një tekst të unifikuar. Mësimi i gjuhës amtare është shumë i rëndësishëm dhe abetarja është libri i parë që përballet nxënësi.

LEXO EDHE:  “Duhet të jemi të kujdesshëm”/ Ministrja e Arsimit mesazh për rifillimin e mësimit në shkolla

Nga takimet që kemi zhvilluar me ekspertë kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar, sepse kjo ndihmon të kemi një metodologji të njëjtë kudo”, është shprehur Kushi, pas mbledhjes së Qeverisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gati marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Ibrahimaj: Do të njihen siguracionet e qytetarëve 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e siguracioneve.

Sipas ministres, shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe anasjelltas, do u njihen pensionet, trajtimet financiare pas lindjes etj, për të gjitha periudhat e sigurimeve.



Kemi nënshkruar një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe ka të bëjë për njohjen e siguroacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është e rëndësishme, sepse kështu do u njihen kontributet në të dyja vendet.

Pra, nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë për trajtimet për lindje, aksidente në punë dhe do të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë, invalitetit në të dyja vendet. Janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Njohja do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve”, -tha Ibrahimaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ke frikë nga ai, provo dhe mbylle transmetimin”/ Përplasje në Komisionin Hetimor

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Komisioni Hetimor për 25 Prillin ka  dështuar që të miratojë me konsensus planin e hetimit për procesin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Me 7 vota kundër të ardhura nga PS, 3 vota pro të PD-së dhe me dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk gjetën gjuhën e përbashkët për këtë çështje.

I gjithë ky proces ka kaluar nëpërmjet mes socialistëve dhe demokratëve.

Debati:

Toni Gogu: Zoti kryetar mos u largoni nga komisioni

LEXO EDHE:  Evis Kushi zbret në terren/ Të mos tolerohen nxënësit që shkelin rregullat

LEXO EDHE:  Berisha nxjerr foton/ Ministrja e re inaguron detyrën duke festuar me portrete të Enver Hoxhës

 Enkelejd Alibeaj: Ne po ikim, ju mund të këndoni tani.



(Stafi i komisionit sinjalizon se do të mbyllë transmetimin e Komisionit hetimor por menjëherë reagon deputeti i PS-së, Nasip Naço).

Naço i drejtohet ndaj stafit: “Ke frikë nga ai ti? Provo dhe mbylle transmetimin, hë provo…

Më pas në debat përfshihet deputeti i PD-së

 Ervin Salianji: Pse kërcënon…

 Nasip Naço: Jo mo, le ta provojë…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e biznesmenit/ Si u zhdukën gjurmët e krimit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Kur kanë kaluar mbi dy javë nga zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha ende nuk janë mbledhur provat e krimit.

Në burg si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit janë dy vëllezërit Rrushi, por organi i akuzës, nuk ka as armën e krimit, as makinën që ka qenë në vendin e ngjarjes.

Pas gjetjes së trupit të biznesmenit u raportua se më anë të një makinë tip ‘Volkswagen’, dyshohet se biznesmeni Rruzhdi Hoxha është çuar në Malin e Dajtit për t’u ekzekutuar më pas në zonën e Qafë Mollës.

LEXO EDHE:  Evis Kushi zbret në terren/ Të mos tolerohen nxënësit që shkelin rregullat

LEXO EDHE:  Evis Kushi zbret në terren/ Të mos tolerohen nxënësit që shkelin rregullat



Dy vëllezërit dyshohen e kanë çuar biznesmenin në Malin e Dajtit qëllimisht për ta ekzekutuar.

Prokuroria ka ngritur dyshime se makina me të cilën kanë transportuar Hoxhën drejt Dajtit është çmontuar për të mos lënë asnjë gjurmë.

Por ende kjo gjë mbetet aludim, pasi prokuroria nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE