Connect with Us

650 mln euro në arkën e shtetit/ Sigurohet Eurobondi me interes 3.75%

Ekonomi

650 mln euro në arkën e shtetit/ Sigurohet Eurobondi me interes 3.75%

Publikuar

-

/

Shqipëria ka marrë 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se qeveria nxitoi për të siguruar Eurobondin brenda këtij viti, për shkak të normës së ulët të interesit, 3.75%.

“Qeveria shqiptare gjykoi të arsyeshme të finalizonte transaksionin me vlerë 650 milionë euro, pasi likuiditeti në këtë moment në tregje është i lartë dhe normat e interesit janë në nivelin më të ulët historik”, tha Ibrahimaj.

Por ku do të shkojnë këto para?

“Eurobondi lidhet me nevoja që qeveria shqiptare ka, për mbështetje në sektorë të tillë si arsimi, shëndetësia, bujqësia. Pra, do të përdoret për reforma madhore”, tregon ministrja.

LEXO EDHE:  Greqia shtyn afatin e heqjes së masave kufizuese me Shqipërinë

Ajo flet edhe për ulje graduale të borxhit publik.

“Në fund të vitit 2021 presim borxh 80.2% dhe më pas të vijojë rënia graduale ku do të jetë 1% për çdo vit, por synimet tona janë që të jetë më i ulët”, thotë Ibrahimaj.

Afati i firmosur për shlyerjen e këtij borxhi është 10 vite. Ndërkohë, 4 Eurobondet paraardhës kanë pasur afat kthimi 5 dhe 7 vjet./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Para dy ditësh ligji kaloi në Kuvend/ “Shpërthen” gazetari: Votuat një kryevepër budallallëku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri ka folur me tona të ashpra për votimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave.

Ai ironizuar duke shprehur se është bërë një “hajvanllëk”, duke e cilësuar kështu aktin si antikushtetues dhe që shkel parimin e  proporcionalitetit.

“Para dy ditesh votuan disa ndryshime ne ligjin per Parandalimin e Pastrimit te Parave keta ne Kuvend. Kane votuar nje kryeveper te budallekut aty.

Sipas ndryshimeve, nese nje banke apo nje zyre te kembimit valutor i shpeton nje transaksion i dyshimte per pastrim parash, asaj i vihet automakisht gjobe 10 per qind e xhiros ose 5 milione euro.



Shikoni pak cfare hajvanlleku kane bere. Transaksioni mund te jete edhe 100 mije euro. Por gjoba do jete 5 milione euro.

E para kjo eshte antikushtetuese se shkel haptazi parimin e proporcionalitetit. Ndeshkimet jo proporcionale jane shtremberimi me i madh i drejtesise.

Se dyti, qe ta kuptoni sa mend kane kur bejne dhe votojne ligje. Keta bejne ligj per t’u vene gjobe 5 milione euro, bankave tona? Me keto lloj gjobash palos Cityn dhe Ëells Fargon, jo me keto bankat tona, sidomos keto me pronare shqiptare njehere.

“Na ka thene eksperti gjerman”- thone. Po ca gjermani ere? Mendoni pak para se te votoni keto lloj xhevahiresh se me dy gjoba si keto palos gjysmen e bankave ketu”, shkruan Klodian Tomorri në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Këmbimi valutor/ Ja, me sa këmbehen sot, euro, dollari apo paundi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot këmbehet në blerje me 104.7 Lekë dhe në shitje me 110.7 lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 140.4 Lekë dhe shitet me 145.4 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114.4 Lekë dhe shitet me 119.4 Lekë.

LEXO EDHE:  BB: Shqipëria ka vetëm 50% të kapaciteteve spitalore në raport me vendet e Rajonit

Dollari kanadez blihet me 81.5 Lekë dhe shitet me 86.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme, SHBA krah nesh

Më poshtë po sjellim këmbimin valutor për të gjitha moonedhat e huaja, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Arrestohen dy inspektorë ndërtimi, në kërkim biznesmeni/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dy inspektorë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje janë arrestuar.

Po ashtu, policia njofton se është shpallur në kërkim pronari i një hoteli në Lixha për ndërtim të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

“DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Llixha”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ndërtimeve pa leje, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen në flagrancë për shpërdorim detyre, dy inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan dhe 6 shtetas që ndërtonin pa leje, një objekt me sipërfaqe 5000 metër katror, në zonën e mbrojtur në Llixha, Elbasan.

Shpallet në kërkim pronari i një hoteli në Lixha, për ndërtim të paligjshëm.



Në vijim të operacionit policor të koduar Lixha, si rezultat i kontrollit të territorit për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. Z., 28 vjeç dhe A. Z. 34 vjeç, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Elbasan, të dyshuar për veprën penale”Shpërdorimi i detyrës“;

LEXO EDHE:  Situata kriminale në Shqipëri/ Gazetari jep alarmin: Çfarë po ndodh ne Tiranë, Durrës dhe Elbasan

LEXO EDHE:  Greqia shtyn afatin e heqjes së masave kufizuese me Shqipërinë

– I. Ç., 33 vjeç, Xh. P., 23 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, A. D., 39 vjeç, Sh. V., 35 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. P., 64 vjeç, banues në Kuqan, Elbasan, pronar i një hoteli në Llixha, Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë hetimeve të kryera për një ndërtim pa leje me sipërfaqe rreth 5000 metër katror në zonën e Llixhave, Njësia Administartive Tregan, Elbasan, në pronësi të shtetasit T. P., është dyshuar për korrupsion nga punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që mbulojnë qarkun Elbasan, duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi T. P. ka ndërtuar një kompleks me sipërfaqe të madhe, në një zonë të mbrojtur, pa lejen e organeve kompetente.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE