Connect with Us

4 vila në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit/ Basha në GJKKO, refuzon pajtimin me Veliajn

Politikë

4 vila në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit/ Basha në GJKKO, refuzon pajtimin me Veliajn

Publikuar

-

/

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Basha raportohet se ka qenë I pranishëm në seancë, ndërsa Veliaj është përfaqësuar nga avokati i tij.

Gjithashtu raportohet se Basha ka refuzuar të pajtohet me Veliajn, duke kërkuar që të vijojë gjyqi për kallëzimin penal për shpifje.

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Ambasada britanike “shuplakë” Bashës

Kujtojmë se  Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se ishte bërë me katër shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë dhe se të gjitha i kishte përfitur në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit../CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha drejt themelimit të një partie të re?/ Spaho tregon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Deputeti dhe ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka hedhur poshtë pretendimet që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të krijojnë një parti të re.

Edmond Spaho ka folur për emisionin Breaking, duke dhënë dhe detaje të tjera të lëvizjes për rithemelimin e PD.

Nuk kemi ndërmend as të krijojmë as grup parlamentar asgjë, e as parti të re. Do të punojmë të krijojmë një lëvizje të re opozite. Edhe godinën e PD e blindoi ia kaloi si institucion qeveritar Edi Ramës. Çfarë lideri opozite është ai“, tha Spaho.

Sa i përket shkarkimit të tij, Spaho u shpreh se ai vendim është nul dhe nuk ka asnjë vlerë.



Ai vendim është nul, sepse ajo kryesi nuk ekziston, që u krijua në korrik ishte në mënyrë jo ligjore, kjo edhe me statutin e Lulzim Bashës, pa votim, në një kohë që statuti kërkon që të zgjidhen me votim me kandidatura alternative, ajo kryesi së bashku me kreun PD është shkarkuar“, theksoi Spaho në Breaking.

LEXO EDHE:  “Basha nuk është burrë”/ Nishani shpërthen ashpër: Po mban peng PD

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës në “Rai 1”/ Rama: Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj

Por a do të shkojnë sërish në selinë e PD-së? Kësaj pyetjeje, Spaho e la evazive, duke theksuar se do të jenë anëtarët e PD-së që do ta vendosin një gjë të tillë.

Ai do të jetë vullneti i demokratëve dhe do të përdoren të gjitha forcat paqësore, godina nuk është as Lul Bashës dhe Sali Berishës, është e demokratëve, e aq më tepër ta kthejë në një fortesë të blinduar. Keni parë ju seli të blindohet, një seli opozite“, tha Spaho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çdo gjë tjetër pret”/ Braçe “ultimatum” Ramës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe vijon të bëjë rolin e Opozitarit.

Edhe pse është ish-zv.kryeministër i një qeverie në mandatin e tretë, Braçe luan rolin e Opozitarit, përballë Qeverisë. A thua se sot ka “zbritur nga Hëna” dhe po shikon realitetin ku jetojnë shqiptarët.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, Braçe i ka dhënë një “ultimatum” Qeverisë, ndërsa i që tu sigurojë bujqëve naftën në këtë sezon tejet të rëndësishëm.

Ai kërkon që qeveria, ministria e Bujqësisë të parashikojnë subvencionimin me naftë për bujqit.

Braçe thekson se çmimi i naftës ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër.

Paratë tek bujku në kohë; jepini naftën tani!



LEXO EDHE:  Basha gënjen publikisht: Nuk e njoh “Biniada Trade”

LEXO EDHE:  Zgjedhje në PD/ A do të kandidojë Patozi?

Ndiqni punën e bujkut, nevojën e tij!

5.2 milion euro për turizmin rural, agroturizmin, shumë mirë; por arrijnë tek disa qindra!

Nevoja e madhe është për bujqësinë masive dhe tani, në sezon, në kohë për punët e bujkut!

Nafta është themelore tani! Çmimi ka kërcyer lart e po rri atje, 183 lekë për litër! Toka nis përgatitjet për mbjellje, serat po mbillen tani!

Ndaj, nëse kemi caktuar para në buxhet për BUJQIT, ato duhet të ndjekin Nevojën e Bujkut për punë, asfare prioritet në kalendarin e buxhetit!

I PARI BUJKU, ÇDO GJË TJETËR PRET!“-shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Pasi e shkatërroi PD në 8 vite/ Basha sheh ëndërra në mes të ditës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha është zgjuar në mesditë me një postim në rrjete sociale.

Me anë të një video, ku shihet selia e PD dhe vednosja e një banderole, Basha shkruan se “Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Kur për tetë vite nuk arriti të nxirrte fituese, tashmë që shpërbëri flet për ringritje.

LEXO EDHE:  Basha gënjen publikisht: Nuk e njoh “Biniada Trade”

LEXO EDHE:  “Ke tallur t*apin me ata që të mbështetën”/ Demokratët e zhgënjyer nga Basha: Hap krahun!



Sot kur ai është shkarkuar nga demokratët, Basha flet për shpresa, ringritje e të ardhme, flet me retorikën me të cilën ka justifikuar humbjet dhe dështimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE