LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video call dhe telefonata me jashtë/ Zbulohet pajisja që kishte krijuar Admir Tafili në qelinë e burgut

23 Nëntor 2021, 09:32, Kronika CNA
Video call dhe telefonata me jashtë/ Zbulohet pajisja që kishte

Admir Tafili, ndonëse në qeli kishte krijuar një pajisje me të cilën realizonte telefonata dhe video call.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Tafili e kishte shndërruar modemin për kanalet që kapte stacionet televizive, në një pajisje për të bërë video call dhe telefonata me jashtë.

Pajisja  u gjet në qelinë nr.4 ku qëndron Tafili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe për pasojë është dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas Lalës, kontrolli në qeli është bërë pasi ka sinjalizuar SPAK, e cila ka një çështje hetimore të nisur pas një dëshmie të dhënë nga Tafili.

Ndërkohë, burimet janë të rezervuara, por bisedat dhe telefonatat që ka kryer Tafili me të tjerë janë përgjuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga