Connect with Us

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Teutës, ja si duket sot “Niko Dovana”

Sport

Vazhdojnë punimet në stadiumin e Teutës, ja si duket sot “Niko Dovana”

Publikuar

-

Vijojnë me intensitet punimet në fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Klubi durrsak vendosi në muajin shtator që të vendosë një tapet të ri, pasi ishte shumë i konsumuar.

Aktualisht janë kryer disa procese të rëndësishme, teksa është hedhur edhe rëra si shtresa e fundit që i paraprin vendosjes së barit. Burime në klub treguan se tapeti i ri pritet të mbërrijë javën e ardhshme dhe të nisë gradualisht shtrimi i tij.

Ka pak shanse që stadiumi të jetë gati brenda këtij viti, pasi në momentin që do të vendoset bari i ri natyral, kërkohen 40 ditë kohë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Isko prish marëdhëniet me Ançelotin, gati transferimi në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Realit të Madridit, Isko, vazhdon t’i turbullojë ujërat në Madrid. Dhe me sa duket ai e ka mbushur kupën dhe Reali është gati ta largojë në merkaton e janarit. Përplasja më e fundit mes tij dhe trajnerit Ançeloti ka ardhur në takimin kundër Granadës të dielën pasdite.

Madridi ka fituar 4-1, duke marrë kreun e renditjes në La Liga, por jo gjithçka ka shkuar paq në Granadë. Mesfushori ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga trajneri Ançeloti që nuk e ka aktivizuar në këtë takim, ndërsa Ançeloti nga krahu tjetër nuk e ka miratuar aspak sjelljen e lojtarit të tij, i cili ka ndërprerë nxehmjen në mes kur tekniku e ka urdhëruar të dalë e të stërvitet për t’u aktivizuar si zëvendësues.

Nuk është hera e parë që Isko dhe Ançeloti përplasen mes tyre, teksa raportet mes të dyve kanë vijuar të degradojnë dhe tashmë largimi i tij është çështje kohe. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë të takimit mes Granadës e Realit.



Mesfushori ka nisur nxehmjen, teksa priste që trajneri ta hidhte në fushë, por kur pjesëtarë të stafit të Ançelotit i kanë thënë se i duhej të priste dhe pak, lojtari ka lënë në mes nxehmjen dhe është kthyer në stol.

Ai u aktivizua më vonë në vend të Modriçit, por sjellja e tij nuk i ka pëlqyer aspak Ançelotit. Largimi i tij në janar duket i sigurt. E, ndërsa Reali bëhet gati t’i tregojë derën e daljes, në Serinë A fërkojnë duart. Mediat italiane kanë nënvizuar se Juventusi dhe Milani janë gati t’i bëjnë një vend si titullar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Renato Sanchez nuk fshihet: Milan, jam gati për ty!

Publikuar

-

Nga

Në aksin Lilë-Milan, Rafael Leao dhe Majk Menja janë “targa” të njohura e së shpejti mund t’i ndjekë Renato Sançes. Portugezi është në qendër të zërave të merkatos për një transferim te kuqezinjtë dhe në mënyrë të tërthortë ka dhënë bekimin e tij duke deklaruar:

“Unë e di vetëm se jam gati, nëse vjen oferta”. Kuqezinjtë mund të përpiqen të paraprijnë zbarkimin e tij në Milano që në merkaton e janarit, muaj në të cilin ekipit të Piolit do t’i mungojnë Kesi dhe Benaser të impenjuar në Kupën e Afrikës.



Kartoni i Sançesit vlen rreth 30 milionë, por duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale (në skadencë pas një viti) ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak ndërsa rroga e tij mund të prekë në 5.5 milionë eurot.

LEXO TE PLOTE

Sport

Po shkëlqen te Kukësi, Basha: T’iu tregojmë shqiptarëve çfarë dimë të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Edi Basha është golashënuesi i Superiores. Sulmuesi ishte njeriu i ndeshjes në Kukësi-Tirana. Me një gol dhe një asist, kroati udhëhoqi verilindorët drejt suksesit. Në mikrofonin e “SuperSport” ai theksoi se Kukësi do të luftojë deri në fund në garën për titull.

NDESHJA – “Ne morëm një rezultat të mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë. Dua t’u tregojmë të gjithëve në Shqipëri se jemi një ekip i mirë që luftojmë për vendet e para të renditjes”.



AMBIENTIMI – “Luaj në një kampionat cilësor dhe kjo më ka bërë të përshtatem më shpejt. Të gjithë lojtarët më kanë pritur sikur të jem një veteran dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë të përshtatem sa më shpejt, dua t’i falënderoj të gjithë”.

TITULLI – “Sigurisht që Tirana, po ashtu edhe Kukësi, janë dy ekipe shumë të mira, por ne jemi këtu për t’i marrë ndeshjet një e nga një dhe të shikojmë se kush do të triumfojë në fund”.

LEXO TE PLOTE