LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me 613 kg kokainë/ Arbër Çekaj futet në regjimin e posaçëm ’41-bis’

23 Nëntor 2021, 17:40, Kronika CNA
U kap me 613 kg kokainë/ Arbër Çekaj futet në regjimin e

Arbër Çekaj futet në  regjimin e posaçëm ?41-biss?. Çekaj është i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Durrës që u sekuestruan në magazinat e Arbri Garden.

GJKKO ka dënuar me 21 vite burg vitin e kaluar  por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh. Pak muaj më parë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan që të arratiseshin nga burgu 313.

Ky vendim vjen pasi pak ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se do të ketë të tjerë të dënuar që do të futen në regjimin e posaçëm ?41-biss?, ose ndryshe i quajtur burgu i egër.

 

Lajmet e fundit nga