U deklaruan të vdekur/ Ky është çifti shqiptar që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

23 Nëntor 2021, 13:09, Kosova & Bota CNA
U deklaruan të vdekur/ Ky është çifti shqiptar që i

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë.

Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 45 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë.

Por, një shqiptar nga rrethina e Preshevës dhe e fejuara e tij nga Kumanova i kanë shpëtuar aksidentit tragjik.

Mediat raportojnë se çifti që shpëtuan janë Lulzim Sulejmani (26 vjeç) dhe Medina Luftiu (25 vjeç).

Edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev fillimisht tha se në mesin e viktimave ishte edhe çifti shqiptar, ai tani ka deklaruar se ata janë në mesin e shtatë të mbijetuarve.

?Shtatë persona i mbijetuan kësaj tragjedie, falë Zotit. Në mesin e të mbijetuarve është edhe Lulzim Sulejmani nga Presheva?,-tha Zaev.

Autobusi me 53 pasagjerë udhëtonte në autostradën e Strumës nga Sofja për në Bllagoevgrad në jugperëndim të vendit. Aksidenti ka ndodhur në dalje për në qytetin Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të Sofjes, sipas televizionit BTV.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se bëhet fjalë për mosfunksionim të autobusit apo ndonjë gabim nga shoferi.

Lajmet e fundit nga