LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedi në Bullgari/ Autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 persona

23 Nëntor 2021, 06:59, Kronika CNA
Tragjedi në Bullgari/ Autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin

Të paktën 45 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Sipas raportimeve autobusi më parë është përplasur e më pas ka marrë flakë. Mësohet se 12 prej viktimave janë fëmijë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo?, thuhet në njoftimin e Ministrisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga