Connect with Us

Tek United ëndërrojnë Pochettinon/ PSG kërkon ta zëvendësojë me Zidane

Sport

Tek United ëndërrojnë Pochettinon/ PSG kërkon ta zëvendësojë me Zidane

Publikuar

-

Mauricio Pochettino është zgjedhja që drejtuesit kanë për pankinën e Manchester United. Të paktën kështu shpjegon prestigjiozja Daily Mirror në një artikull në ditën e sotme.

Sipas saj, drejtuesit e United e konsiderojnë ideale uljen e argjentinasit në stol. Kështu ata po mendojnë të paguajnë klauzolën e trajnerit te PSG që shkon në shifrën e 10 milionë eurove.

Ndërkohë, edhe te PSG duket se janë dakord me largimin e Pochettinos. Sipas mediave franceze, parizienët kanë nisur kontaktet e para me Zinedine Zidane. Francezi shikohet si personi i duhur për të menaxhuar yjet e PSG.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Video/ Një stadium 10 metra larg detit, njihuni me një nga “perlat” e arkitekturës së Katar 2022

Publikuar

-

Nga

Një stadium 10 metra larg detit. Njihuni me një nga perlat e arkitekturës aziatike. Botërori Katar 2022 po merr gjithnjë e më shumë formë teksa së fundmi është prezantuar impianti më ri që quhet Stadium 974 dhe ndodhet në portin e Dohas.

Një impiant me një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe që do të presë 7 ndeshje të Kupës së Botës së vitit të ardhshëm. Inagurimi i tij do të bëhet në 30 nëntor në ndeshjen e vlefshme për Kupën Arabike mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sirisë.



Ky impiant fillimisht është ndërtuar për të shërbyer si një kontenier i postave ndërkombëtare për shitjet online. Për të shijuar magjinë që ofron ky impiant shihni videon më poshtë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shpërthen Ardjan Takaj: Disa maskarenj duan të rrëzojnë Skënderbeun

Publikuar

-

Nga

“O Enea Jorgji kur do të ndalosh? Ne nuk kemi harruar…” Ishte ky mesazhi i djeshëm i presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, i shoqëruar me një video në “Facebook”, teksa kujtonte ndeshjen e famshme të 20 majit 2017 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Në atë kohë vendosej titulli kampion, që u fitua nga Kukësi dhe protagonist absolut ishte arbitri nga Elbasani. Mirëpo, katër vite më pas, Jorgji shfaqet sërish si personazh për t’u kujtuar nga korçarët, pasi të dielën ishte arbitër kryesor në TeutaSkënderbeu, 2-2.

Bardhekuqtë pretendojnë për një penallti të mohuar dhe disa raste të tjera gjatë lojës, që sipas tyre, ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes së luajtur në fushën asnjanëse të Kamzës. Por, çfarë mendon vetë Takaj, përtej ironisë në rrjetet sociale…? Kreu i klubit korçar foli dje ekskluzivisht për “Panorama Sport”, për atë që e cilëson skandal në dëm të Skënderbeut. Ai është i bindur se gabimet janë bërë me qëllim.

Zoti Takaj, reagimet e lojtarëve të Skënderbeut pas ndeshjes ndaj Teutës kanë qenë të shumta për gjykimin, ndërsa ju keni thënë se nuk e harroni kollaj Enea Jorgjin, duke publikuar edhe videon e takimit në Kukës katër vite më parë…

Po, natyrisht. Aq më tepër tani që e kemi parë edhe një herë atë që ndodhi në ndeshjen ndaj Teutës. Nëse rishikon me qetësi 90 minutat, është thuajse çdo faull, që nga fillimi i lojës dhe deri në fund, që jepet me tendencë të theksuar kundër Skënderbeut. Po marr si shembull minutën e 10-të. Vila tërheq prej fanelle Meksin, i fut edhe një shkelm nga mbrapa dhe Jorgji jep faull për Teutën! Që këtu kuptohet çfarë do të ndodhë më pas, sepse janë minutat e para. Sinjali është i qartë nga arbitri: Mos luani kot se do të fitojë kundërshtari…! Le të na mundin, por nuk ka mundësi që gjithë kohës VAR-i të jetë kundër nesh!



I referoheni edhe ndeshjeve të kaluara që jeni kaq i irrituar?

Në Laç prishet VAR-i, pasi jepet penallti kundër nesh. Më pas, bëhet goli dhe rregullohet sistemi. Me Dinamon ndodhi e njëjta histori..

A i keni kërkuar pas ndeshjes një sqarim Jorgjit për rastet ku pretendoni se jeni dëmtuar?

Ku ta gjejmë Jorgjin?! Çfarë t’i bëjmë?! Ky është një turp i madh, sepse që kur nis loja duket qartë se çfarë kërkon të bëjë ai. Për të mos folur për minutat e fundit, ku lojtari ynë, Vrapi, thjesht i vendos dorën Kallakut, pa asnjë lloj intensiteti dhe Jorgji jep faull si e si të afronte Teutën te porta jonë. Këto janë disa raste që na vjen zor të qëndrojmë në tribunë dhe të shikojmë ndeshjen deri në fund. Po na ndodh në çdo ndeshje dhe jemi në pikën ku nëse na gjykojnë drejt, na duket sikur na kanë favorizuar. Duke menduar se ne jemi të dënuar, na shkatërruan këta maskarenj!

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Është konsumuar bari i fushës, merret vendimi i papritur për “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”. Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.

Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje. Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë. Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.



“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor. Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.

Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje. Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.

Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium. Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat.

LEXO TE PLOTE